Connect with Us

Vrasja e 20 vjeçares greke/ Pse u deshën 37 ditë për të gjetur vrasësin dhe kush ra në grackë

Bota

Vrasja e 20 vjeçares greke/ Pse u deshën 37 ditë për të gjetur vrasësin dhe kush ra në grackë

Publikuar

-

Mbytja e 20-vjeçares nga burri në sy të foshnjës vazhdon që të jetë kryefjalë në mediat greke, të cilat i janë “vërsulur” policisë dhe prokurorisë të cilat Babis Anagnostopoulos arriti që ti fuste në grackë për 37 ditë dhe në fund ishte teknologjia që zbuloi krimin.

Sipas “In.gr” e cila shkruan se bazuar te të dhënat e hetimit, elementet e dosjes së çështjes, por edhe hetimet mbështesin pretendimet e drejtuesve të policisë se edhe oficerët “ranë” në grackën e pilotit.

Babis Anagnostopoulos gjatë gjithë kësaj kohe në deklaratat e tij, përcolli një klimë besimi dhe bashkëpunimi absolut me autoritetet, një fakt që përforcon pikëpamjen se të paktën, fillimisht, hetimet nuk ishin drejtuar kundër tij.

Pasi babis deklaroi se në shtëpi ishin futur hajdutë për të vjedhur shtëpinë dhe kanë qenë ata që e kanë mbytur 20 vjeçaren. Policia e besoi këtë fakt dhe problemet e çiftit i kaloi në “plan të dytë”.

Kishte këmbëngulje në versionin e grabitjes edhe pse oficerët kishin prova nga dëshmitë, që kishte probleme serioze në marrëdhëniet e çiftit.

Mediat greke vazhdojnë kritikat kundër hetuesve, që sipas tyre “nuk i shfrytëzuan mundësitë për ta bërë pilotin të “thyhej” më herët”. “Sidoqoftë, duket se ka ekzistuar besimi se piloti nuk ishte fajtor”.

Mediat greke kanë zbuluar edhe një tjetër detaj nga momenti kur policia shkoi për të marrë pilotin në Alonissos pas përkujtimit. “Ai shkoi të nxirrte celularin por polici i tha që ta linte sepse kishte ndodhur diçka serioze. Mos lëviz, lëre celularin, i tha polici“./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ministrja gjermane e Drejtësisë: “Nuk do të ketë vaksinim të përgjithshëm me detyrim”

Publikuar

-

Nga

Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat për më shumë kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar. Ministrja gjermane e Drejtësisë e hedh poshtë qartësisht një kërkesë për vaksinim me detyrim.

Në një intervistë për Deutschlandfunk, ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht, tha se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm për të gjithë. “Unë mendoj se kjo do të jetë e pamundur,” tha ajo. “Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me faktin se kjo vaksinë nuk ka kohë që ka dalë në treg, dhe nga ana tjetër se unë nuk mendoj se detyrimi për vaksimin nuk është i nevojshëm.”

Ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht

Ministrja po ashtu është kundër vaksinimit të detyrueshëm edhe për punonjësit e sektorit e shëndetësisë ose të sektorëve të tjerë. Ata që punojnë në spitale ose qendra përkujdesjeje dhe që nuk pranojnë të vaksinohen mund të detyrohet vetëm që të testohen rregullisht, tha Christine Lambrecht.

Nga ana tjetër ministrja gjermane e Drejtësisë tha se nisur nga mundësia dhe oferta gratis për t’u vaksinuar në të ardhmen ata që nuk duan të vaksinohen, duhet që në të ardhmen t’i paguajnë vetë shpenzimet për testimin.

Qendër ambulante vaksinimi në Gjermani

Mjaft politikanë gjermanë janë për t’u dhënë më shumë të drejta dhe liri personave të vaksinuar dhe atyre që e kanë kaluar Covid-19.

Edhe Kryetari i Shoqatës së Mjekëve, Weltärztebund, Frank Ulrich Montgomery, mendon se të vaksinuarve duhet t’u jepen më shumë liri në jetën e përditshme. Nuk ka asnjë arsye për t’u kufizuar të drejtat themelore të vaksinuarve dhe atyre që janë imunë “vetëm sepse disa skeptikë të përjetshëm i shmangen vaksinimit”, tha Montgomery.

Deri tani në Gjermani janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit rreth gjysma e banorëve, pra rreth 41.1 milion vetë. 50.6 milion – 60.9 përqind – kanë marrë të paktën një dozë vaksine./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë me koronavirus, teksa rritet numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar, ka thënë eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Fauci ka thënë se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit.

Delta mund të shtypet, por si?

Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat e pavaksinuar.

Situata me koronavirus në SHBA është duke u kthyer në “pandemi në mesin e të pavaksinuarve”, ka thënë Fauci për transmetuesin amerikan CNN, të dielën.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë lidere në dhënie të vaksinave deri në muajin prill, kur ka nisur që të ulët shkalla e vaksinimit.

Banorët në rajonet jugore është thënë se janë më pak të vaksinuar.

Sipas autoriteteve, prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 34 milionë raste dhe 610,000 viktima me koronavirus.

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve, i është atribuuar variantit ngjitës të këtij virusi, Delta./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca miraton ligjin për pasaportën e vaksinave kundër Covid

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Francës ka votuar për t’i bërë pasaportat e vaksinave kundër koronavirusit, pjesë kryesore të jetës së përditshme, pas një dokordësimi midis ligjvënësve.

Miratimi i këtij vendimi erdhi një ditë pasi Franca u përfshi në protesta kundër masave anti-Covid-19, pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi javën e kaluar që leja shëndetësore (pasaporta e vaksinave), apo një test negativ do të kërkohej në disa vende, si kinema apo klube nate.

Sipas Macron kjo është një masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, në një situatë kur ka një shtim të rasteve për shkak të varianteve të reja të Covid.

LEXO TE PLOTE