Connect with Us

Vladimir Putin, vrasësi i historisë

Blog

Vladimir Putin, vrasësi i historisë

Publikuar

-

Nga Cesare Martinetti “Huffington Post Italia”

Vladimir Luzhgin, një mekanik i thjeshtë makinash në Perm, ishte një nga të dënuarit e parë në vitin 2014 për shkak se ndau në internet një artikull ku ndër të tjera thuhej se “komunistët kishin bashkëpunuar në mënyrë aktive me Gjermaninë naziste për ta ndarë Evropën, përmes paktit Molotov-Ribbentrop”.

Në vitin 2015 Evgeni Xhugashvili, nipi i Stalinit, denoncoi historianin Dejvid Feldman, që përmendi në një emision televiziv Masakrën e Katinit, mijëra të burgosur polakë të pushkatuar nga policia sovjetike në vitin 1940.

Një krim i mohuar për vite me radhë, i pranuar më vonë nga Gorbaçovi, dhe që tani po kontestohesh sërish. Pllakata në përkujtim të viktimave, e vendosur në Tver, u hoq vitin e kaluar me urdhër të prokurorit lokal.

Historiani Aleksandër Gurianov, që është përgjegjës i programit “polak” të OJQ-së “Memorial”, ka deklaruar se është vazhdimisht viktimë e kërcënimeve dhe denoncimeve. Në vitin 2018 autoritetet e Magadan, kryeqyteti i Kolimas (në arkipelagu Gulag, 10 mijë km në lindje të Moskës), nisën një procedurë penale kundër Igor Dorogi, një pensionist 62-vjeçar, i akuzuar për rikujtimin në rrjetet sociale të autorëve të krimeve të së kaluarës duke i quajtur ata “xhelatë, plaçkitës dhe gjakpirës”.

Në vitin 2019 Aleksei Volkov, koordinator i zyrës së Volgogradit të opozitarit rus Aleksei Navalni, u dënua për postimin në rrjet të fotove të monumenteve kushtuar heronjve sovjetikë me fytyrat e pikturuara me ngjyrë të gjelbër. Dhe kështu mund të vazhdohet gjatë pasi rastet janë të pafundme.

Mikro-histori të rrëfyera në gazetat e përditshme ruse, dhe që tregojnë më mirë se çfarë do të thotë beteja politike rreth kujtesës së një populli. Këshilli i Evropës publikoi disa ditë më parë një raport prej 80 faqesh të Federatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (FIDH), rezultati i 1 viti pune në terren nga historianë, aktivistë politikë dhe të shoqërisë civile, dhe gazetarë, të përfshirë në transmetimin e atyre që po i bën vetes Rusia e Vladimir Putinit. Raporti mban titullin “Krimet kundër Historisë”, një shprehje e huazuar nga eseja e historianit belg Anton De Baets botuar në vitin 2018.

Dhe me “krim” nënkuptojmë atë formë të veçantë të sulmit ndaj të drejtave të njeriut, e cila përmes censurës, dezinformimit, rishikimit të historisë synon të fitojë një avantazh politik, siç është konsolidimi i një regjimi, ndërtimi i një narrative funksionale për pushtetin.

Por sigurisht që historia nuk është një entitet abstrakt. Ajo ecën mbi këmbët e grave dhe burrave, pra të krimeve që kryhen edhe kundër atyre që merren me historinë, përmes kufizimeve në qasjen e tyre në arkiva, përmes denoncimeve, shpifjeve që pasohen nga procese gjyqësore, nga dënimet e vogla apo të mëdha,të cilat kontribuojnë në një atmosferë frikësimi.

Dhe në disa raste të përndjekjes së vërtetë. Midis viteve 2014- 2019, mbi 9.000 njerëz u dënuan në Rusi me gjoba apo burgim deri në 15 ditë për shkelje të ligjit të kujtesës. Natyrisht,çdo rast përfshin konfiskimin e kompjuterëve personalë, telefonave celularë, instrumenteve elektronike, pra sekuestrimin e kujtesës private dhe lidhjeve me pjesën tjetër të botës.

Që nga viti 2020 kjo praktikë policore dhe gjyqësore, e mbështetur tashmë nga ligje të ndryshme, është legjitimuar nga mbishkrimi solemn në Kushtetutë, ku tani lexohet se Federata aktuale Ruse është “pasardhëse”e Bashkimit Sovjetik, pra “mbron të vërtetën historike dhe nuk lejon të minimizohet heroizmi popullor në mbrojtjen e atdheut”.

LEXO EDHE:  Nga Londra në Tokyo me tren/ Hekurudha madhështore 13, 500 kilometra

Qeveria ruse thotë se ka detyrimin të “kultivojë patriotizëmin tek të rinjtë”. Momenti themeltar nuk është më Revolucioni i Tetorit (që festohet jo shumë më17 nëntor) por fitorja në Luftën e Dytë Botërore (Lufta e Madhe Patriotike), ndërsa të gjitha mizoritë e së kaluarës minimizohen dhe madje justifikohen.

“Ka një politikë agresive të kujtesës” – akuzon FIDH – “e cila nuk lë asnjë hapësirë ​​për pikëpamje alternative dhe që shënjestron çdo historian të pavarur, studiues apo gazetar që merret me kujtesën historike”.Kështu,në vitin 2020 blogeri nga Kaliningradi Nikolai Gorelov, u padit për artikuj e botuar në vitin 2014 mbi krimet e kryera nga Ushtria e Kuqe ndaj popullatës civile.

Polina Danileviç, gazetare në Smolensk, u dënua për publikimin e fotos së shtëpisë së saj gjatë pushtimit nazist. Një shitës librash u denoncua, pasi kishte nxjerrë në shitje një ese historike me titullin “Soldati della Wermacht” (Ushtarët e Vermahtit),me imazhin e svastikës në kopertinë.

Shumë historianë e kanë paguar tashmë nga një çmim për këtë klimë terrori që nga viti

2014, kur komisioni ministror për arkivat, zgjati edhe me 30 vite të tjera mos-botimin e dokumenteve të periudhës 1917-1991. Pra, deri në vitin 2044 sekretet e CEKA, NKVD dhe KGB do të mbesin të tilla.

E gjithë kjo përbën një “krim kundër historisë”, viktimë e së cilës është e gjithë shoqëria ruse dhe bashkësia ndërkombëtare. Kështu përfundon raporti i FIDH, që këshillon historianët dhe gjykatësit“të jenë vigjilentë”, në mënyrë që kujtesa historike të mos jetë propagandë.

Por kjo është një betejë që nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë. Pikërisht këto ditë, në Francë është ribotuar libri “Vitet e luftës” i Vasilj Grossman, i pastruar nga faqet “patriotike” dhe pro-staliniste të një shkrimtari që me librin “Jeta dhe fati” u shndërrua në një ikonë dhe simbol të letërsisë anti-staliniste.

Paradoksi është se nëse në Moskë është rikthyer censura, autocensura nuk ka vdekur kurrë në Francë. Avokati i ri Grigori Vaipan (i diplomuar në Shën Petersburg, dhe që ka studiuar për drejtësi në Universitetin e Harvardit), një nga autorët e raportit mbi “krimin”ndaj historisë në Rusinë e sotme, tha për të përditshmen franceze “Le Monde”:

“Unë kam lindur në vitin 1990, dhe jam pjesë e brezit të parë post-sovjetik, dhe fatkeqësisht unë jam dëshmitar i rikthimit të shtypjes. Unë besoj se vendi ynë nuk ka të ardhme nëse nuk përballet me sinqeritet me të kaluarën e tij totalitare”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Kancelarja Merkel, mbrojtja e klimës dhe katastrofat

Publikuar

-

Nga

“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancelaren gjermane Angela Merkel, edhe këto ditë pas reshjeve pothuaj apokaliptike. A është ajo vërtet e tillë? Dhe nëse po, që kur?

Më 30 nëntor 2005, Angela Merkel, që sapo ishte zgjedhur kancelare dha deklaratën e parë qeveritare para parlamentit. Në politikën e brendshme, politikania e kristiandemokratëve u përqëndrua tek politika sociale dhe ajo e punës. Në fushën e politikës së jashtme ajo u morr me kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar dhe kriminaliteti, si dhe me Europën. Me çështjen e ndryshimit të klimës ajo u morr shkurt në 90 minutat e fjalimit. Tek mbrojtja e klimës, ajo u interesua për shancet e njohurive teknologjike dhe „rolit të Gjermanisë si kampione eksporti”.

Ndërkohë që polikania e Partisë Kristiandemokrate (CDU) ka qenë në vitet 1990-të, katër vjet ministre e Mjedisit. Mbas katër viteve të vështira si ministre e grave dhe e rinisë, papritur kancelari Helmut Kohl e emëroi në vitin 1994 pasardhëse të Klaus Töpferit, në sektorin e ambientit.

Angela Merkel dhe Helmut Kohl

Ralph Bollmanni, autor i biografisë 800 faqëshe të botuar në mes të muajit korrik me titull: „Angela Merkel. Kancelarja dhe periudha e saj”, mendon se emërimi i saj nuk ishte hap mbrapaktheu. Merkel nuk ka qenë „pasardhëse e keqe Töpferit”. „Ky ka qenë imazhi që mediat kanë dhënë në atë kohë”, thotë ai për Deutsche Wellen. Gjë të cilës i shtohet prezantimi i saj si e pazararshme, duke e quajtur „çupka e Kohlit”.

Mikpritëse e konferencës së parë të klimës në Berlin

Në fund të marsit 1995, Merkeli u bë mikpritësja e konferencës së parë për klimën që u mbajt në Qendrën e Kongreseve ICC në Berlin, konferencës së parë për klimën të organizuar ndonjëherë. Ndryshe nga konferencat e mëvonshme, aty morën pjesë disa qindra delegatë të ardhur nga e gjithë bota, si dhe shumë vëzhgues. Aty Merkeli, e cila ka studiuar shkencat e natyrës, zbuloi se klima ishte tema e saj.

Ralph Bollmann, gazetar dhe biograf i Angela Merkelit

Bollmanni, redaktor i gazetës “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, mendon se ato ditë të konferencës në ICC, “kanë qenë momenti vendimtar, ku Merkeli u kthye në politikane të klimës”. Edhe në media ajo u kthye në paralajmëruese të rreziqeve të ndryshimit të klimës.

Dy vjet më vonë Konferenca e Tretë Botërore për klimën e organizuar në Kioto, vendosi objektivat e detyrueshme në nivel ndërkombëtar, për kufizimin e emëtimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë. Protokolli i Kiotos, i cili hyri në fuqi më 2005, shihet si momenti historik në mbrojtje të klimës. Edhe sot. Dhe kjo ka ndodhur në periudhën kur Merkeli ishte ministre e Mjedisit.

Paralajmëruese e rreziqeve në skenën ndërkombëtare 

E gjithë kjo gjë, nuk dallohet fare në deklaratën e parë qeveritare të bërë nga Merkeli në 2005. Megjithatë shumë shpejt ajo u kthye në „kancelaren e klimës”. Në gjashtëmujorin e parë të 2007-ës, Gjermania mbajti kryesimin e radhës së presidencës së BE, dhe gjatë gjithë vitit mbajti presidencën e G-8. Klima ishte tema kryesore për Merkelin. Në takimin e nivelit të lartë të BE të mbajtur në mars në Berlin, dhe në takimin e nivelit të lartë të G-8 mbajtur në Heiligendamm, u morën vendime të rëndësishme për reduktimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Takimi i G8, Heiligendamm

Në gusht 2007 Merkel shkoi në Arktik bashkë me ministrin e Mjedisit, socialdemokratin Sigmar Gabriel. Skena ishte me imazhe të fuqishme që flisnin për ndryshimet që pritet të ndodhin. Disa ditë më vonë, që përkojnë me dhjetëvjetorin e Protokollit të Kiotos, ajo u rikthye në qytetin japonez. Në një kongres të komunitetit ndërkombëtar ajo paralajmëroi për rreziqet e ngrohjes globale: „nëse nuk bëjmë asgjë, atëherë duhet të presim që të ndodhin ndryshime të mëdha të klimës”.

Pak më vonë, kryetarja e qeverisë gjermane foli para Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe kërkoi mbrojtjen e klimës. Kjo është „një detyrë globale që ka të bëjë me të gjithë”, tha Merkel. Kjo deklaratë pati efekte dhe që nga gushti i 2007, mediat filluan ta quajnë Merkelin gjithnjë e më shumë „kancelaren e klimës”.

Prioritet rritja ekonomike

Por kriza ekonomike që u afrua kërkoi vendosjen e prioriteteve të tjera. Dhe krysisht fuqitë e mëdha nuk deshën më të bashkëpunonin për mbrojtjen e klimës, që prej konferenës botërore për klimën të mbajtur më 2009 në Kopenhagen, të cilën SHBA nën presidentin Obama dhe Kina bënë që të dështonte me përplasje të mëdha.

“Kështu kushtet u përkeqësuan shumë,” thotë Bollmann: “Shumë vende vendosën si prioritet që të arrinin rritjen ekonomike me çdo kusht”. Për një kohë të gjatë në mbrojtjen e klimës nuk u arrit më asgjë në nivel ndërkombëtar.

Angela Merkel viziton qendrën teknologjike të Porsche-s

LEXO EDHE:  A do të mbetet Vladimir Putin president përjetë?

LEXO EDHE:  A do të mbetet Vladimir Putin president përjetë?

Po brenda vendit? „Bilanci nuk është dhe aq i mirë”, thotë Bollmann. “Kancelarja nuk morri asnjë hap që mund t‘i dëmtonte bazën e pushtetit ose që të shkaktonte ndonjë shok ekonomik.” Gjatë debateve të Brukselit për vendosjen e vlerave kufizuese të gazrave që shkaktojnë efektin serë, Merkeli mbrojti gjithnjë industrinë gjermane të automjeteve: “Megjithëse ajo inatosej me mungesën e gatishmërisë për ndryshime të manaxherëve gjermanë, sidomos në koncernet e automjeteve”

Heqja dorë nga energjia atomike

Kështu pas shumë viteve të Merkelit në zyrën e kancelarisë, qeveria gjermane dhe Unioni i kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve u vendosën nën presion të madh për temën e mbrojtjes së ambientit dhe klimës. Kjo gjë nuk arriti të fshihej as nga heqja dorë më 2011 prej përdorimit të energjisë atomike, pak kohë pas katastrofës nukleare të ndodhur Fukushimën japoneze. Sepse ky hap nuk u ndoq nga ndonjë koncept i madh.

Një gjë e tillë u bë e qartë si kurrë më parë në fund të prillit 2021, kur Gjykata Kushtetuese gjermane e vlerësoi ligjin për mbrojtjen e klimës të vendosur dy vite më parë, si ligj pjesërisht jo në përputhje me Kushtetutën dhe e detyroi parlamentin të bëjë përmirësime të tij. Argumenti i dhënë nga Gjykatësi i Lartë: Ligji i zhvendos rreziqet e ndryshimit të klimës në kurriz të brezave të rinj, duke pasur si referencë vitin 2030.

Ligji për mbrojtjen e klimës është i vitit 2019, pra i vitit në të cilin filluan demostratat e mëdha „Të premtet e të ardhmes” “Fridays for future”- lëvizja për më shumë mbrojtje të klimës. Ato u organizan shpesh duke kaluar nga zyra e kancelarisë.

Kritika ndaj politikës së klimës në vend 

Sipas pikëpamjes së shumë kritikëve, Gjermania bën pak për reduktimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë, nuk mbështetet sa duhet tek energjia diellore dhe ajo e erës, dhe e ka vendosur shumë vonë afatin për mospërdorimin e qymyrit, duke e vendosur në vitin 2038. Ndryshe nga shumë shtete të tjera, në Gjermani nuk ka kufizime shpejtësie në austrada, gjë për të cilën përpiqen shumë Unioni i Kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve. Po ashtu, si dhe më parë për ndërtimin e rrugëve vazhdojnë të jepen më shumë para se sa për mjetet publike të transportit.

Jennifer Morgan

Shefja e Greenpeace, Jennifer Morgan bëri në pranverë një bilanc të viteve të Merkelit. Ajo tha në Berlin se: „Mbas 16 vitesh në post, Gjermania nuk arriti vërtet tek mbrotja e klimës dhe pati përparime në vendosjen e drejtësisë për klimën, gjë e cila i duhet planetit vërtet.” Ndodh rrallë që Greenpeace dhe Gjykata Kushtetuese të jenë kaq afër në pikëpamje: Mungon një plan, për të arritur vërtet deri në vitin 2050 neutralitetin e synuar ndaj klimës.

Po tani? Deklaratën mbase të fundit qeveritare, Merkeli e mbajti para parlamentit më 24. qershor. Është e qartë, që pandemia e Coronës është tema dominante. Por në fjalimin 19 minutësh, Merkeli foli papritur shumë për ndryshimin e klimës. Ajo foli për „rinovimin e gjelbërt” dhe digjitalizimin. Vetëm „me ekonominë e gjelbërt” Europa „është e aftë për të përballuar të ardhmen dhe konkurencën”.

Ajo foli me detaje dhe qartë për mbrojtjen e klimës: „Kemi të bëjmë me as më pak as më shumë, por me të ardhmen e planetit tonë.” Merkeli foli për investimet gjermane në këtë fushë dhe për besueshmërinë e vendit. Konferenca e ardhshme botërore për klimën që do të mbahet në nëntor në Glasgow, do të tregojë „deri ku kemi shkuar me detyrimet tona”. Fraksioni i Unionit Kristiandemokrat –Kristiansocial e festoi fjalimin e saj.

Është ajo shumë e fortë, apo ai shumë i dobët? 

Është Merkeli, kancelarja e klimës shumë e angazhuar në këtë temë, apo janë politikanët e tjerë pak të angazhuar? Të dyja bashkë, thotë biografi Ralf Bollmann. Në situatën aktuale „bëhen shumë të qarta” dobësitë e të tjerëve. Dhe Bollman flet për kandidatin për kancelar të kristiandemokratëve, Armin Laschet, i cili nuk „bën figurë të mirë” dhe reagon jo si duhet për temën e klimës.

Por Bollman sheh edhe një aspekt tjetër. Merkeli, e cila nuk dëshiron të zgjidhet sërish dhe nuk do i duhet të merret me zbatimin praktik të vendimeve, mund të bëhet aktualisht për temën e klimës „edhe më retorike”./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

“Të padukshmit”/ Problemi i nënvlerësuar i emigrantëve ilegalë në Evropë

Publikuar

-

Nga

Nga Lucio Palmisano “Linkiesta”

Të fundit në radhë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për vaksinimin apo për çështje më të zakonshme, në Evropë ekziston një kategori njerëzish që janë të detyruar t’u nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe të gjitha llojeve të shtypjes:emigrantët pa një leje qëndrimi.

Sipas qendrës kërkimore amerikane Pew, në vitin 2017 kishte rreth 4.8 milion njerëz që jetonin në Evropë pa dokumentate të rregullta, një numër që ndoshta është rritur që nga ajo kohë. Gjithsesi, shumë shtete ende vazhdojnë të mos i marrin aspak parasysh të drejtat e tyre, duke mos harruar ndërkohë detyrimet e tyre.

“Atyre që thonë se nuk mund të mirëpresim më emigrantë, ne u përgjigjemi me forcë se mirëpresim shumë pak prej tyre, se është e mundur të mirëpresim më mirë, se nuk është më e mundur që t’i konsiderojmë emigrantët si nën-njerëz duke i lënë të vdesin në det, të enden lakuriq para portave të Evropës, apo të mbijetojmë në trotuaret e qyteteve tona, a thua se ata nuk janë njerëz si gjithë ne të tjerët”- nënvizon një artikull i botuar në të përditshmen franceze “Le Monde”,me autorë 3 deputetë nga partia e Gjelbër, duke përfshirë francezin Janik Gado dhe 2 akademikë.

Një provë për këtë vjen direkt nga Brukseli, më saktësisht nga kisha Saint-Jean-Baptiste-au-Béguinage, epiqendra e një revolte që po zgjat prej gati 2 muajsh. Këtu mbi 400 emigrantë ilegalë kryesisht nga Nepali, Maroku, Tunizia, Egjipti, Pakistani, kanë filluar një grevë urie kundër masave të ashpra të marrjes së lejes së qëndrimit nga qeveria liberale e Alekandër De Kru.

“Nuk do të ketë më legalizim kolektiv të tyre”- theksoi Sami Mahdi, Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin në Belgjikë që nga tetori 2020. Mahdi nuk i pëlqen mënyra radikale që kanë zgjedhur emigrantët për të protestuar kundër kësaj qasjeje.

“Unë besoj se është e papranueshme të përdorësh një grevë urie për të anashkaluar rregullat. Kjo do të anashkalonte procesin e gjatë të cilit i janë nënshtruar 8.000 studentë dhe 15.000 të huaj me leje të rregullta qëndrimi”- theksoi Mahdi. Për këtë të fundit, situata rrezikon të jetë shumë e rrezikshme.

Në raste të tilla një pjesë e madhe e besueshmërisë së tij politike është në rrezik, duke pasur parasysh që në Flandër, rajoni i tij i origjinës, partia e tij Demokristianët dhe Flamandët, janë gjithnjë e më shumë nën presionin e rritjes të së djathtës ekstreme Vlaans Belang, një lëvizje që aspiron të luajë një rol kyç në zgjedhjet e planifikuara për në vitin 2024.

Në pritje të një sinjali konkret nga politika, grevistët, të cilët tani kanë kaluar 50 ditë grevë urie, po fillojnë të tregojnë shenja të zbutjes. Organizata si Kryqi i Kuq dhe Mjekët pa Kufij, po përpiqen të ndihmojnë njerëzit që kanë arritur në kulmin e dëshpërimit, duke përfshirë raste të gojëve të qepura me pe, kërcënimeve me grevë dhe të etjes apo përpjekjeve për vetëvrasje.

LEXO EDHE:  Si Turqia, një anëtare e NATO-s, u shndërrua sërish në një diktaturë islamike

LEXO EDHE:  Si preken njerëzit nga sëmundjet e reja?

Dhe precedentët nuk parathonë ndonjë gjë të mirë. Në vitin 1981 në burgun Maze të Belfastit në Irlandës e Veriut, të burgosurit irlandezë hynë në një grevë urie për njohjen e statusit si të burgosur politikë. Më i famshmi nga të gjithë grevistët, Bobi Sands, vdiq pas 66 ditësh, ndërsa një tjetër pas vetëm 46 ditësh grevë urie.

Edhe këtë herë arsyeja e këtyre gjesteve ekstreme është shumë e qartë. “Nëse largohemi nga këtu, të gjithë do të mbetemi të pastrehë”- u tha një banor gazetarëve të “Le Monde”.

Për këtë arsye, të gjithë grevistët refuzuan takimin në një zonë neutrale të propozuar nga Sekretari i Shtetit, duke e parë si një lloj kurthi. Nëse në Belgjikë, ku vlerësohet se ka 100-150 mijë emigrantë ilegalë, çështja është shumë politike, përjashtim nuk bën as pjesa tjetër e Evropës.

Një shembull është Danimarka, ku një ligj i miratuar në qershor parashikon zhvendosjen e azilkërkuesve në një vend të tretë jashtë Bashkimit Evropian, një episod që shënon një kthesë të fortë tek e djathta ekstreme e qeverisë së Mete Frederiksen.

Por nuk është vetëm Kopenhageni. Po aq i pahijshëm ishte trajtimi i autoriteteve greke ndaj një duzine emigrantësh që kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Turqinë. Rezultati? Para se të ktheheshin mbrapsht, ata u burgosën, u rrahën dhe iu morën rrobat e trupit.

Dhe Athina nuk i ka për herë të parë sjellje të tilla. Në marsin e vitit 2020, ajo ia ktheu Ankarasë emigrantët vetëm me të brendshme, ndërsa në dhjetor po të vitit të kaluar ajo kishte refuzuar ankorimin e disa gomoneve në brigjet e saj, pavarësisht nga fakti se ishte natë dhe nëbord kishte edhe fëmijë.

Sjellja e Danimarkës dhe Greqisë, nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera, të cilat deri më tani kanë injoruar shumë emigrantë ilegalë në fushatat e tyre të vaksinimit, të përdorura shpesh si një justifikim për t’i raportuar ata tek zyrtarët e emigracionit.

Pa dokumentet e duhura, një njeri nuk mund të shkojë askund. Është ky realiteti i trishtë i shumë njerëzve, që në mungesë të dokumenteve që vërtetojnë vendbanimin e tyre, nuk mund të vaksinohen dot ndaj Covid-19.

Kjo theksohet në një raport të Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në fillim të qershorit, që thekson se në kontinent, emigrantët janë më të rrezikuar nga infektimi ose shtrimi në spital krahasuar me vendasit.

Megjithëse Komisioni Evropian e theksoi që në muajin mars se edhe emigrantët kanë nevojë të vaksinohen, shumë shtete evropiane e injoruan këtë apel. Ndërsa Holanda, Belgjika dhe Portugalia kanë zhvilluar sisteme që i mundësojnë emigrantëve të pastrehë të marrin një dozë vaksine, e njëjta gjë nuk zbatohet kudo.

Për shembull,në Britani ku mjekët shpesh refuzojnë të vaksinojnë ata që nuk kanë një adresë banimi, apo në Gjermani, ku një ligj administrativ ende në fuqi, i detyron autoritetet publike që t’i raportojnë emigrantët pa dokumente tek zyrtarët e emigracionit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse duket sikur të gjithë nëpër botë i urrejnë anglezët?

Publikuar

-

Nga

Nga Julia Buckley “CNN”

Kur Anglia luajti përballë Italisë në finalen e “Euro 2020” më 11 korrik, imazhet bërë xhiron e botës. Por jo vetëm të ekipit italian, që e fitoi ndeshjen me penallti, dhe jo vetëm të ekipit anglez emocionalisht të shkatërruar. Por të skenave në stadiumin Uembli të Londër, ku u zhvillua ndeshja.

Disa tifozë e fishkëllyen himnin kombëtar italian; të tjerët hynë në stadium pa biletë. Disa të tjerë festuan disa orë para ndeshjes duke u dehur, duke hedhur mbeturina në “Leicester Square”, dhe një anglez i bërë tapë, vendosi një fishekzjarr të ndezur në prapanicën e vet.

Zemërimi global ishte i dukshëm. Tifozët anglezë u sollën tmerrësisht keq për shkak të fitores së Italisë. Është një version ekstrem i së njëjtës histori, e cila shfaqet kudo ku anglezët shkojnë masivisht me pushime.

Ndërsa imazhi i “amerikanit të shëmtuar” është i njohur në të gjithë botën, shumë vende, sidomos në Evropë, bartin barrën e “britanikut të alkoolizuar”. Stereotipi i një anglezi që shkon jashtë është ai i një njeriu që flet anglisht – ngadalë dhe enkas me zë të lartë -në vend se të mësojë gjuhën lokale, kërkon ku ndodhen restorantet angleze pasi nuk i zë besë “ushqimit të huaj”, dhe e shkatërron veten me pije alkoolike deri pasdite vonë.

Në mbrëmje, sjellja e tyre e egër është në shfaqje të plotë. Por a janë vërtet kaq të këqij? Apo njerëzit thjesht duan që t’i urrejnë anglezët? Tom Xhenkins – që dëshiron të specifikojë se është uellsian – mendon se janë pak nga të dyja. “Ekziston një lloj miti i turistit anglez, dhe kjo do të thotë se njerëzit kanë një kokë turistin e përsosur“- thotë Xhenkins i Organizatës Evropiane të Turizmit (ETOA).

Gjithsesi, nuk mund të mohohet që anglezët kanë probleme jashtë vendit. Çdo verë, historitë e sjelljeve të keqe – të lidhura zakonisht me pirjen e alkoolit, sherret dhe sjelljet e përgjithshme  në përgjithësi – janë me bollëk. Magaluf, në ishullin spanjoll të Majorkës, është mbiquajtur “Shagaluf” falë tendencës së britanikëve të rinj për të shkuar aty për një javë harbim dhe shthurje.

Gjërat në Magaluf mund të shkojnë aq keq, saqë në vitin 2018 autoritetet lokale u detyruan që të nisin një fushatë, duke iu lutur truristëve që të mos zhvisheshin nudo apo të bënin jashtëqitjen në publik. Ndërkohë Benidorm, në Kosta Blanka po në Spanjë, është zemra e një lloji tjetër turizmi të anglezëve.

Njerëzit që shkojnë atje kanë tendencën të jenë pak më të moshuar, por ata kërkojnë të ndihen si në shtëpinë e tyre. Prandaj aty janë të përhapura baret dhe restorantet që ofrojnë proshutë, vezë dhe fasule të pjekura për një mëngjes tradicional “të plotë anglez” gjatë gjithë ditës. Dhe sigurisht birrë të mirë dhe të vjetër angleze.

As personat e famshëm, nuk duket se janë janë imunë ndaj transformimit që duket se u ndodh anglezëve kur udhëtojnë jashtë vendit. Supermodelja Kejt Mos u shoqërua nga avioni në polici në vitin 2015, kur duke u kthyer nga pushimet në Turqi, kishte ardhur pak si shumë në qejf duke konsumuar një shishe vodkë, dhe duke e sharrë me një fjalor vulgar pilotin e avionit.

Edhe Herri Meguajër, pjesë kombëtares angleze të futbollit, ra pre e “mallkimit” në verën e vitit 2020. Ai u shpall fajtor për sulm të rëndë, rezistencë ndaj arrestimit dhe për përpjekje për të korruptuar policinë pas një sherri në ishullin grek Mikonos, që dyshohet se shkaktoi kur motra e tij u qëllua me thikë.

Policia greke pretendoi se shau rëndë Greqinë, edhe pse avokati i tij e mohoi këtë gjë. Për psikoterapistin me banim në Londër, Endi Kotom, shumë nga problemet e anglezëve burojnë nga pija. “Anglezët kanë një marrëdhënie shumë të sëmurë me alkoolin. Për disa arsye, evropianët në kontinent kanë një vetëdije më të mirë të dëmeve që mund të shkaktojë ai.

LEXO EDHE:  Ku ishte vendlindja e njerëzve modernë?

Unë kam parë gjermanë të dehur në mënyrë të ngjashme, por shumë rrallë francezë, italianë, spanjollë ose portugezë. Ata nuk duket se e shkatërrojnë veten aq rregullisht”- thekson ai.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi me Jelekëverdhët në Francë?

Por Xhenkins mendon se anglezët kanë fituar një imazh të keq për shkak të dehjes së tyre. “Të gjithë janë të aftë të sillen në mënyrë të turpshme. Por të dehurit në publik janë kudo të njëjtët. Nëse shkoni në Skandinavi do të habiteni me sjelljet e tyre. A keni qenë ndonjëherë në Oktoberfest? Edhe evropiano-lindorët dhe rusët dehen në tavolina”-thekson ai.

Xhenkins mendon se problemit është se britanikët janë më të spikatur në këtë aspekt. Anglishtja është gjuha me e folur në botë, kështu që shumë njerëz të dehur mund të flasin anglisht, pa u identifikuar se çfarë mund të jenë. Britania e Madhe është tregu më i madh për shumicën e destinacioneve në Evropë, dhe nëse jeni grupi më i madh, ka të ngjarë që të jeni edhe turisti më i urryer”- thekson ai.

Një element tjetër i bezdisshëm për anglezët? Britanikët në përgjithësi nuk shpenzojnë aq shumë për pushimet e tyre. Pasi shumica prej tyre, bartin normat më të mira sociale. “A jemi ne turistët më të dëshirueshëm? Padyshim që jo, por një pjesë e kësaj antipatie është një nënprodukt i suksesit tonë.

Nëse përfaqësoni numrin më të lartë në një destinacion, jeni në gjendje që të diktoni volumin dhe kushtet. Prandaj turistët që nuk kanë atë fuqi shpenzuese janë më të dëshiruar se anglezët. Resortet nuk thonë “Ne duam një numër të lartë turistësh që shpenzojnë pak. Por ata thonë “Ne duam pak njerëz por që shpenzojnë shumë!”.

Ndërkohë biznesmeni indian Ajaj Gojal, themelues i “Zening Resorts” në Qipro, thotë se anglezët “janë shumë të urryer edhe në vendet ku nuk do të kishte asnjë zhvillim ekonomik pa ata”. Ai rendit disa faktorë:”Sjellja e harbuar e turistëve të rinj. Ideja që dominon tek shumë britanikë të moshuar, që ne të tjerët ishim barbarë përpara se të na civilizonin anglezët; dhe një kompleks dominues i epërsisë”.

Ai thotë se turistët më të moshuar anglezë kanë zakonin e neveritshëm për t’u treguar “njerëzve se çfarë është civilizimi, padyshim kur nuk janë të dehur”. Por ajo që i zemëron më shumë resortet, është fakti që anglezët “kanë më pak para në dorë sesa gjermanët, rusët dhe kinezët, dhe përdorin gjithmonë kartat bankare”- thotë Gojal.

Sidoqoftë, thotë ai, ata kanë edhe tipare pozitive.“Priren të jenë më miqësorë, më me humor dhe më simpatikë, dhe në përvojën time më pak racistë nga evropianët e tjerë”- shton ai. Dhe ndërsa destinacionet turistike po përpiqen që ta marrin veten financiarisht, disa vende po adoptojnë qasjen e Gojal.

“Unë po shoh që tani të gjithë i duan turistët anglezë, pasi janë të dëshpëruar për para”-thotë ai. Psikoterapisti Endi Kotom thotë se problem bëhet shpesh herë edhe krenaria angleze që buron nga diçka thellësisht e pakëndshme.

“Ekziston ky mentalitet ishullor, sipas të cilit ne jemi shumë krenarë. Pra jemi vetëm një komb i vogël, por që kemi pasur një perandori të madhe. Pastaj kjo shndërrohet më pas në një burim turpi. Ne jemi shumë të turpëruar, që nuk jemi ata që kemi qenë dikur”- përfundon ai.

Marrë me shkurtime-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE