Connect with Us

VIDEO/ Holandë e pagabueshme! Në Bukuresht injorojnë “biskotën”, Austria mposht Ukrainën dhe “peshkon” Italinë

Sport

VIDEO/ Holandë e pagabueshme! Në Bukuresht injorojnë “biskotën”, Austria mposht Ukrainën dhe “peshkon” Italinë

Publikuar

-

Holanda fiton edhe ndeshjen e tretë, teksa ka festë edhe për Austrinë, që siguron kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Euro 2020. Djemtë e Frank De Boer mposhtën 3-0 Maqedoninë e Veriut. Memphis Depay kaloi tulipanët në avantazh në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes skenën e mori Georgino Wijnaldum. Kapiteni i Holandës, i cili është transferuar te PSG, realizoi dy gola brenda 7 minutave, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ekipit me 3 gola deri tani.

Vendi i parë në grupin C dhe 9 pikë të plota për Holandën, që do të luajë në raundin tjetër me vendin e tretë të grupeve D, E ose F. Austria fitoi 1-0 “finalen” ndaj Ukrainës së Andriy Shevchenkos.

Mesfushori i Hoffenheim, Christoph Baumgartner realizoi golin e fitores në mesin e pjesës së parë, duke i dhuruar kualifikimin ekipit të tij. Vendi i dytë me 6 pikë për Austrinë, që në raundin e 1/8-ve do të sfidojë Italinë më 26 qershor (21) në “Wembley” të Londrës.

Vetëm 3 pikë për Ukrainën, që ka fare pak shanse të sigurojë një nga katër biletat e vendeve të treta më të mira, ndërsa Maqedonia e Veriut e mbylli pa pikë aventurën e parë historike në një Europian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tjetër përforcim i Skënderbeut, afron edhe futbollistin korçar

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu ka afruar ditën e sotme edhe një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Klejdi Rapon, anësorin e talentuar korçar, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Laçit.

Mësohet se Rapo është bashkuar me ekipin bardhekuq dhe sot do jetë pjesë e stërvitjes, duke u vendosur kështu nën urdhërat e trajnerit Memelli.

Nga kampi bardhekuq bëhet me dije se Rapo vjen fillimisht në provë te skuadra korçare, por pëlqehet nga stafi dhe firma është çështje ditësh.

Klejdi Rapo ditët e fundit ishte bashkuar me një tjetër ekip në qytetin jug-lindor, për të rruajtur formën fizike, ndërsa nga sot, ka veshur uniformën e Skënderbeut, klub me të cilin pritet të aktivizohet sezonin e ardhshëm.

LEXO TE PLOTE

Sport

Partizani ndan premiot, ka pakënaqësi te futbollistët

Publikuar

-

Nga

Partizani u rikthye në kompeticionet europiane pas një viti mungesë dhe “demat e kuq” morën pjesë në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Liga e Konferencës. Në turin e parë shorti i vuri përballë ekipin moldav të Sfintulit. Në dy sfidat kundër këtyre të fundit, “demat” arritën të triumfonin me rezultatet 5-2 dhe 2-3, duke marrë një kualifikimi më se të merituar.

Pas këtij kualifikimi në turin e parë, “Panorama Sport” shkruan se bordi drejtues ka shpërblyer futbollistët me premio, por shpërndarja e shpërblimeve ka sjellë pakënaqësi te lojtarët.

Futbollistët titullarë kanë marrë mesatarisht nga 3 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër shumë më pak, çka ka sjellë dhe pakënaqësitë së fundmi.

Edhe nëse rrugëtimi i Partizanit në Europë mbyllet pas ndeshjes kundër Bazelit ditën e enjte, që është thuajse e sigurt, në arkat e klubit janë derdhur plot 550 mijë euro nga UEFA, për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës dhe për kalimin e turit të parë.

Këto para do ta ndihmojnë shumë stafin drejtues që të krijojë një ekip edhe më konkurrues për vazhdimësinë e sezonit të ri 2021-’22, ku si gjithmonë, të kuqtë do të tentojnë të fitojnë të dy trofetë në Shqipëri, Kupën dhe kampionatin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Igli Tare i telefonon Boatengut, por gjermani e refuzon

Publikuar

-

Nga

Zherom Boateng i ka idetë e qarta. E ardhmja e tij do të jetë vetëm në një klub që luan në Ligën e Kampioneve rregullisht. Mbrojtësi gjerman, pasi i dha lamtumirën Bajern Mynih, ka refuzuar çdo lloj oferte që ka mbërritur në adresë të tij nga klube që nuk luajnë në këtë kompeticion ,edhe pse bëhej fjalë për projekte të rëndësishme e shifra relativisht të larta.

Sipas “Sport1.de”, Fiorentina dhe Lacio janë munduar më kot të afrojnë lojtarin duek zhvilluar negociata të gjata me të. As telefonata e Igli Tares në ditët e kaluara duket se nuk e ka bindur dhe ish-futbollisti i Gjermanisë ka udhëzuar përfaqësuesin e tij që të negociojë vetëm me ekipe që luajnë në turneun elitar për klube në kontinent.

Emri i tij përflitej edhe te Mançester Junajtid por akordi me Varane i anglezëve bëri që të mbyllej çdo bisedë mes palëve. Tani duket se është Sevilja alternativa e parë për vazhdimin e karrierës së tij dhe bisedimet kanë filluar për nënshkrimin e kontratës.

LEXO TE PLOTE