LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Dy gola për 7 minuta: Holanda çmonton maqedonasit, kapiteni “flakë”

21 Qershor 2021, 17:34, Sport CNA
VIDEO/ Dy gola për 7 minuta: Holanda çmonton maqedonasit, kapiteni

Holanda ka shënuar dy gola të tjerë ndaj Maqedonisë së Veriut, dhe tashmë udhëheq 3-0. Autori i njëjti, Georginio Wijnaldum, teksa Memhis Depay, i cili zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ishte protagonist në të dy golat.

Dy realizime brenda 7 minutave dhe tre gola në Euro 2020 për kapitenin e tulipanëve, i cili do të luajë te PSG sezonin e ardhshëm.

Suksesi i vulosur për Holandën e De Boer, që njësoj si Italia, e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë të plota.

Lajmet e fundit nga