LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VAR zbarkon në Superiore, përgatiten arbitrat

21 Qershor 2021, 14:47, Sport CNA
VAR zbarkon në Superiore, përgatiten arbitrat

Duke nisur nga sezoni i ri, Kategoria Superiore do të implementojë sistemin VAR, si një formë për të minimizuar gabimet në fushën e lojës. Për të marrë edhe të dhënat e duhura rreth përdorimit të këtij sistemi, ditën e sotme, arbitrat dhe asistentët e Superiores kanë pasur një seminar me drejtorin e IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit), David Elerej, i cili ndër të tjera është edhe anëtor i Komitetit të Arbitrave në UEFA.

Fokusi kryesor i këtij seminari ishte prekja me dorë e topit, ndërsa u shpjeguan edhe ndryshimet e reja të rregullores, si dhe protokolli i përdorimit të VAR. Ditën e nesërme, Elerej do të ketë sërish një takim ke arbitrat dhe asistentët pjesëmarrës për të testuar njohuritë. Sakaq, theksohet se ky nuk është seminari i parë që bëhet me qëllim përdorimin sa më korrekt të VAR në sezonin e ri të Superiores.

Lajmet e fundit nga