LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Udhëtimi drejt Greqisë/ Ambasadorja shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

21 Qershor 2021, 19:04, Lifestyle CNA
Udhëtimi drejt Greqisë/ Ambasadorja shqiptare jep njoftimin e

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka folur për masat anti covid-19 dhe kushtet që duhen për të udhëtuar në vendin fshqinjë.

Në një intervistë për ?Radari Informativ? ajo u shpreh se deri tani me lehtësimin e masave për hyrjet nga Shqipëria situata paraqitet e qetë.

Përsa i përket kushteve të cilat duhen të plotësohen për të kaluar në Greqi  Hajdaraga theksoi se janë paisja me formularin PFL, certifikatë vaksinimi dhe test negativ.

?Duke filluar nga data 19 qershor Greqia ka hequr kufizimet për hyrjet nga Shqipëria. Deri tani situata në kufi paraqitet e qetë. Të gjithë shtetasit shqiptarë që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të jenë të pajisur me formularin PLF të vlefshëm, që mund ta gjejnë më faqen travel.gov.gr.

Gjithashtu duhet të kenë vetëm një nga këto dokumente, certifikatë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orësh, test Rapid negativ brenda 48 orësh ose certifikatë të diagnozës pozitive të Covid-19 nga dy deri në 9 muaj. Theksoj se këto masa janë për kufijtë tokësore. Pra Kakavija lejon deri në 1500 hyrje në ditë, Qafë Bota deri në 250 hyrje, Kapshtica deri në 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonal?, u shpreh Hajdaraga.

Gjithashtu ajo u shpreh se pas datën 1 Korrik do të ketë masa të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë.

?Pas datës 1 korrik besoj do të kemi rregulla të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë. Gjithashtu duke filluar nga 22 qershori do të fillojnë fluturimet direkte 2 herë në javë nga Tirana në Kretë, gjithashtu do të kemi edhe fluturime të përditshme Tiranë-Athinë?, sqaroi Hajdaraga./ CNA.al

Lajmet e fundit nga