Connect with Us

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Shëndeti

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Publikuar

-

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Situata nga Covid-19 çdo ditë e më shumë po lehtësohet duke rënë numri i të infektuarëve. Por shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se edhe pse gjendja po përmirësohet masat anti covid nuk mund të hiqen dot 100%.

I ftuar në “Radari Informativ”, ai theksoi se situata po analizohet nga Komiteti çdo 15 ditë. Brataj theksoi se vigjilenca nuk duhet ulur sidomos nga dominimi i variantit Delta në botë.

“Kemi hequr tamponin se një person që niset me pushime nuk niset i sëmurë. Ka rregulla nga vendet që do të kthehen. Ky virus është shfaqur në Itali… ne çdo 15 ditë po lirojmë masat. Dy vjet para pandemisë ndërpritej muzika pas orës 24.00. Është e papranueshme, nuk mund t’i heqim të gjitha masat kur virusi është ende prezent. Te njerëzit pa shenja dhe simptoma, përqindja e negativ është e lartë, në tamponët që u bënë përqindja ishte e lartë. Dilnin negativë dhe pas disa ditësh sëmureshin”, u shpreh Brataj.

Ai foli për variantin e ri të Covid, atë indian, ku u shpreh se e gjithë bota është e rrezikuar nga ky variant i virusit ndërsa nuk e fshehu shqetësimin se mos ndoshta vjeshta na pret me rritje të rasteve me këtë mutacion të virusit.

Shoh gjithë botën të rrezikuar. Vera krijon serbatorë të rinj të infektuarit me një variant të ri. Analiza e mirfilltë është diçka tjetër. Realiteti është i lidhur me interpretimin epidemiologjik të situatës. Në qoftë se shtatë vetë shtrohen në spital duhet të ketë të paktën 140 të infektuar. Njerëzit nuk kërkojnë më tampon. Ata që sëmurën i shkojnë spitalit kur s’kanë nga t’ia mbajnë më. Problemi është çfarë po ndodh rreth nesh? Varianiti indian po merr gjysmën e botës. Po na afrohet nga Rusia, Indonezia. Portugalia ka shumë raste, Anglia”, shtoi Brataj./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Fauci jep alarmin për rritjen e rasteve me variantin Delta

Publikuar

-

Nga

Fauci jep alarmin për rritjen e rasteve me variantin Delta

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, dha një alarm të ri të dielën lidhur me rritjen e rasteve të koronavirusit në vend, veçanërisht në ato rajone ku njerëzit kanë refuzuar të vaksinohen edhe ndërsa varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi.

“Ne po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha zoti Fauci në një program të kanalit televiziv CNN. “Pesëdhjetë përqind e vendit nuk është vaksinuar. Ky fakt përbën problem. Ne po e vëmë veten në rrezik”, tha Anthony Fauci, këshilltari i lartë mjekësor i Presidentit Joe Biden.

Në Shtetet e Bashkuara, shtrimet në spital dhe vdekjet janë shumë poshtë shifrave kulmore të arritura dimrin e kaluar. Por numri i infeksioneve të reja është rritur ndjeshëm në disa pjesë të vendit ku skepticizmi për nevojën e vaksinimit, siguria e vaksinave dhe rezistenca ndaj sugjerimeve të qeverisë për t’u imunizuar mbeten një pengesë e fuqishme.

Më shumë se 51,000 infeksione të reja u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të shtunën, një rritje prej 172% gjatë dy javëve të fundit, ndërsa më shumë se 250 vdekje kanë ndodhur çdo ditë gjatë kësaj periudhe.

Qeveria thotë se deri tani më shumë se 162 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, ose 49% e popullsisë së vendit – gati 60% e të rriturve.

Por sondazhet kanë treguar se rreth 80% e amerikanëve të pavaksinuar thonë se nuk do të vaksinohen duke mos marrë parasysh paralajmërimet që po bëjnë zyrtarët.

Shumë politikanë konservatorë më parë kishin përkrahur një qasje më të kujdesshme ndaj vaksinimeve ose kishin deklaruar se vaksinimi ishte një çështje zgjedhjeje personale. Tani disa prej tyre po shprehin irritim ndaj atyre që nuk pranojnë të vaksinohen.

Guvernatorja republikane Kay Ivey nga shteti i Alabamës iu drejtua javën e kaluar të pavaksinuarve: “Këta njerëz po zgjedhin një mënyrë jetese të tmerrshme”, tha ajo.

Një guvernator tjetër republikan, Asa Hutchinson i shtetit Arkansa, ka bërë thirrje prej kohësh për vaksinime në shtetin e tij jugor, por ky shtet ka ende një nga nivelet më të ulëta të imunizimeve. Dy adoleshentë vdiqën kohët e fundit nga COVID-19 në shtetin e tij.

“Këto janë kambana alarmi,” i tha ai rrjetit CNN. Megjithatë, ai vuri në dukje, “se rezistenca (ndaj imunizimeve) është shtuar”.

Por zoti Hutchinson shprehu optimizëm se të pavaksinuarit do të ndryshojnë mendimin.

“Njerëzit mund të ndryshojnë rezistencën e tyre,” tha ai. “Këtu duhet të përqëndrohemi”.

Zoti Fauci tha se personat e vaksinuar “janë shumë të mbrojtur”, përfshirë edhe kundër variantit Delta.

Fauci: doza e tretë e vaksinës e nevojshme për një kategori të caktuar

Por ritmi i vaksinimeve ka rënë në Shtetet e Bashkuara me më shumë se 80% që nga mesi i prillit.

Disa qytete, përfshirë Los Anxhelosin në Perëndim dhe Seint Luisin në qendër, kanë vendosur udhëzime të reja për njerëzit që të mbajnë maska në hapësirat e brendshme publike, pavarësisht nga statusi i vaksinimit. Qytetet e tjera po shqyrtojnë direktiva të ngjashme./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Publikuar

-

Nga

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Një plogështi e kishte kapluar Sinan Palojën në ditën kur e mori vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Përveç kësaj, ai tha se nuk kishte përjetuar ndonjë simptomë tjetër si pasojë e imunizimit me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

“Ka qenë dita e parë pak plogështi, përndryshe nuk kam pasur temperaturë”, shpjegon ai.

Plogështia së bashku me disa simptoma të tjera janë ndër shqetësimet kryesore dhe më të shpeshta të personave që marrin vaksinën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Deri më tani, shumica e rasteve të raportuara janë për efekte të lehta anësore si ethe, temperaturë, dhimbje krahu, kokëdhimbje, plogështi”, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë.

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera të shëndetit, kanë bërë të ditur se marrja e vaksinave është e sigurt dhe efektet e mundshme anësore nuk e tejkalojnë rrezikun nga mosmarrja e vaksinës, përkatësisht pasojat që mund t’i kenë personat e prekur me COVID-19.

Një qytetare që deshi të qëndrojë anonime, ka treguar se ajo nuk kishte pasur fare simptoma pas vaksinimit ndërsa babai i saj 52-vjeçar e kishte përjetuar më rëndë.

“Lodhje, kokëdhembje. Ka zgjatur disa ditë”, tha ajo.

Në Kosovë, momentalisht jepen vetëm vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja këto vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe ajo amerikane (FDA).

Aktualisht, në Kosovë është duke u zhvilluar vaksinimi masiv i qytetarëve, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç, mund të regjistrohen për t’u imunizuar nëpërmjet vaksinimit.

Deri të shtunën në Kosovë janë dhënë mbi 356,000 vaksina. Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

Cilat mund të jenë efektet më të rënda pas vaksinimit?

Përveç simptomave të lehta që mund të shfaqen te të gjithë njerëzit që e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ekzistojnë edhe disa efekte anësore më të rënda, të cilat janë ekstremisht të rralla.

“Efektet tjera anësore janë shumë të rralla: mpiksja e gjakut, miokarditi, perikarditi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shqetësimi mund të ekzistojë edhe për ndonjë reaksion të mundshëm alergjik. Sipas Ministrisë, këto efekte anësore janë edhe njëra ndër arsyet kryesore, pse ka pasur ngurrim të qytetarëve për t’u vaksinuar.

Inflamacion i rrallë në zemër lidhet me vaksinat e Pfizer-it dhe Modernas

Shumë shtete të BE-së kanë vendosur kufizime në përdorimin e vaksinës AstraZeneca si dhe vaksinës Johnson&Johnson, për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut. Deri më tani, probabiliteti i këtyre rasteve ka qenë katër raste në një milion të vaksinuar.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë se “nga raportet e paraqitura në Komisionin për hulumtimin e efekteve anësore pasvaksinale, nuk ka pasur raporte te mpiksjes së gjakut”.

Momentalisht, nëpër qendra të vaksinimit në vend, është vendosur sistemi i kontrollit ku qytetarët presin disa minuta pas vaksinimit, për t’u siguruar se do të kenë ndihmë mjekësore të menjëhershme, në rast të ndonjë efekti të rëndë apo reaksioni alergjik.

Gjithashtu, qytetarët furnizohen me dokumente ku janë të detajuara përmbajtjet e secilit lloj të vaksinës që jepet në Kosovë dhe ata mund të zgjedhin me cilin lloj do të vaksinohen.

A dallojnë simptomat nga lloji i vaksinës që merret?

Nga monitorimet deri më tani, nuk është vërejtur që simptomat pas marrjes së vaksinës dallojnë nga lloji i vaksinës i cili merret.

“Simptomat eventuale pasvaksinale, janë pothuajse të ngjashme për secilën vaksinë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kanë bërë të ditur se çdo qendër e vaksinimit, është e pajisur edhe me formularin e raportimit te efekteve anësore eventuale pasvaksinale, të cilat janë të obliguar t’i raportojnë në rast se shfaqen dhe të njëjtat ia përcjellin Komisionit për hulumtimin e efekteve serioze pasvaksinale.

Deri më tani, Ministria ka bërë të ditur se personat e vetëm që duhet shtyrë vaksinimin, janë njerëzit që kanë çfarëdo sëmundje akute, mundësisht deri sa të shërohen.

SHBA: Paralajmërim rreth vaksinave Pfizer, Moderna për inflamacion të rrallë në zemër

“Kjo vlen edhe për COVID-19, por edhe për sëmundjet e tjera. Megjithatë, njerëzit me sëmundje kronike dhe simptoma të qëndrueshme, mund të marrin vaksinat (p.sh. personat me sëmundje obstruktive kronike të mushkërive)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq vaksinimi i shtatzënave, rekomandohet “në rastet kur përfitimet e vaksinimit për shtatzënën tejkalojnë rreziqet e mundshme”.

Momentalisht, nëpër botë po shpërndahet me shpejtësi varianti i ri COVID-19 i quajtur “Delta”. Vaksinimi masiv po shihet si zgjidhje e vetme për të evituar një valë të re të infektimeve masive me fillimin e sezonit të vjeshtës.

Një studim i ri në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine” ka thënë se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit, janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Konfirmimi i variantit ‘Delta’ në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Publikuar

-

Nga

Konfirmimi i variantit ‘Delta’ në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se nuk ka vend për panik pas konfirmimit të pranisë së variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëri. Gjatë një interviste për Euronews Albania, ia tha se i vetmi shqetësim është transmetueshmëria e lartë dhe për këtë do të pritet dy javë për të parë se do të rriten rastet e reja.

Mjeku Alimhehmeti theksoi se personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19 edhe në rast se infektohen me variantin “Delta” ata nuk shfaqin simptoma të rënda pasi kanë krijuar imunitet natyror. Gjithashtu e njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë dy doza të vaksinave kundër virusit.

“Këto dy grupe janë të mbrojtura pasi mund ta kalojnë me efekte të lehta. Duhen dy javë për të kuptuar trajektoren e infektimeve. Kjo javë ka qenë e qëndrueshme me incidencë të ulët. Greqia e ka 292 incidencën për 100 mijë banorë ndërsa ne e kemi 9, shumë më të ulët”, tha epidemiologu.

Sipas z. Alimehmeti vdekjet e shkaktuara nga varianti “Delta” që u përhap nga India, janë shtatë herë më të pakta se sa numri i fataliteteve të shkaktuara nga varianti britanik “Alpha”.

“Të dhënat flasin se vdekshmëria është 0.3% ndërsa me rastin ‘Alfa’ është përllogaritur 2.0%. Vdekshmëria për variantin ‘Delta’ është shtatfish më e ulët duke marrë parasysh terrenin që ka më shumë njerëz qe kanë kaluar dhe vaksinime ka më shumë”, përfundoi mjeku./euronews

LEXO TE PLOTE