LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria në Këshillin e sigurimit në OKB/ Xhaçka: Kemi nevojë për talente të reja

21 Qershor 2021, 15:26, Politikë CNA
Shqipëria në Këshillin e sigurimit në OKB/ Xhaçka:

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka disa ditë pas marrjes së votëbesimit ju ka bërë thirrje ?ekipit të ëndrrave?.  Në një postim në rrjetet sociale ajo ka shkruar të gjithë sektorët ku ka më shumë nevojë Shqipëria.

?Pas votëbesimit në seancën e 11 qershorit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, prioriteti është ekipi i ekspertëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në mandatin 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit, një moment historik në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe OKB. Kemi nevojë për talente e ekspertizë shumë specifike në ekipin tonë. Kemi nevojë për më të mirët, më të mirëarsimuarit, për ata me më shumë përvojë.

Nëse jeni diplomuar në:

– marrëdhënie ndërkombëtare apo shkenca politike dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune;

– drejtësi, dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune në të drejtë ndërkombëtare;

– studime mjedisore, me fokus të veçantë tek ndryshimet klimatike, sfidat e ujit dhe konflikteve;

– keni studiuar apo keni eksperiencë në funksionimin e OKB apo metodat e punës së Këshillit të Sigurimit;

Aplikoni në https://punetejashtme.gov.al/…/apliko-per-garen-per… deri më 30 qershor 2021 si kandidaturë e mundshme e ekipit shqiptar në Këshillin e Sigurimit?, ka shkruar Xhaçka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga