Connect with Us

Shkëlqeu te Barcelona B, ja ekipet që duan Rey Manajn

La Liga

Shkëlqeu te Barcelona B, ja ekipet që duan Rey Manajn

Publikuar

-

Rei Manaj ka shpërthyer në sezonin që lamë pas te Barcelona B, duke qenë golashënuesi i katalanasve të vegjël. Por pavarësisht statistikave mbreslënëse, sulmuesi shqiptar nuk po merr oferta të mira.

Të paktën jo në Spanjë, teksa mediat kanë zbuluar emrat e klubeve që kërkojnë Manajn. Bëhet fjalë për skuadra të dorës së dytë në La Liga 2 teksa Real Oviedo, Ibiza dhe Tenerife kanë shfaqur interesimin e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barçën, pritet vetëm zyrtarizimi

Publikuar

-

Nga

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

Sport.es raporton se akordi mes 6-herë fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të Barçës Joan Laporta është arritur.

Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme.

Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Sadiku prezanton veten te Las Palmas: Jam si luftëtar që jap zemrën për ekipin

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku ka marrë një hap të ri në karrierë dhe vendosi që të mbyllte aventurën te Bolivari për të shkuar sërish në Spanjë. Këtë herë jo te Malaga ku shkëlqeu, por te Las Palmas. Kampionati është i njëjti pasi bëhet fjalë për “La Liga 2”, me Sadikun që prezanton veten para drejtuesëve të klubit dhe tifozëve.

“Unë jam një lloj luftëtari që jep zemrën për ekipin. Që kur nisën kontaktet e para, pranova që të vija këtu. E di se është klub i madh dhe erdha me qëllimin për të ndihmuar dhe për dhënë gjithçka. Dua të bëj gjëra të mëdha në Spanjë dhe shpresoj që t’ia dalë me Las Palmas”.

Në momentin që Sadiku u largua nga Bolivar me statistikat negative dhe ku thuajse për asnjë moment nuk përmbushi pritshmëritë, sulmuesi do të shprehej se nuk arriti që të ambientohet në këtë vend të ri. Por ky problem nuk ndodh te Las Palmasi:

“Unë e përcaktoj veten si një qendër sulmues që pëlqen të kthehet edhe mbrapa për të qenë sa më shumë në kontakt me topin. Kam qenë në shumë vende të ndryshme gjatë karrierës time dhe nuk do të kem problem me përshtatjen”, tha Sadiku.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Manaj gjithnjë e më tepër vëmendje te Barcelona, tani lë pas edhe Breithueitin

Publikuar

-

Nga

Njëmbëdhjetë minuta në fushë, por aq mjaftojnë për të treguar se Ronald Kuman vazhdon akoma të besojë te Rei Manaj. Edhe në miqësoren e fundit të Barcelonës, kundër Shtutgartit, sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli ndeshjen, ashtu si në dy testet e fundit.

Trajneri Ronald Kuman e pa të udhës të aktivizonte titullar Memfis Depajin dhe të rikthyerin nga pushimet Antuan Grizman, duke u ofruar më shumë minuta në këmbë pasi janë mbrapa me përgatitjet.

Në minutën e 79-të erdhi momenti i Manajt, i cili zëvendësoi Antuan Grizmanin (dhuroi 2 asiste për Demir 36’ dhe Puxh 73’). Dhe sërish 24-vjeçari e pati shansin për të lënë gjurmë në këtë ndeshje, por portieri i Shtutgartit i mohoi një gol të sigurt i vetëm përballë tij, duke devijuar në këndore.

Fitorja 3-0 kundër Shtutgartit nxori shumë konkluzione. Shumica në lidhje me lojtarët e rinj dhe shanset që trajneri Kuman vazhdon t’u japë atyre. Ndërsa leksionet e tjera janë mesazhet që iu dërguan Martin Breithueitit, Samuel Umtitit dhe Aleks Kojados, të cilët duhet të bëjnë gati valixhet.

Që të tre e panë të gjithë ndeshjen nga stoli. Në rastin e danezit, miqësorja e së shtunës ishte ndeshja e tij e parë pas rikthimit në stërvitje. Por, Kuman preferoi Manajn përpara tij, duke lëshuar një tjetër sinjal se për momentin shqiptari është përpara danezit në hierarkinë e sulmit të katalanasve.

LEXO TE PLOTE