LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shezni kapet duke pirë cigare para ndeshejes me Spanjën

21 Qershor 2021, 07:33, Sport CNA
Shezni kapet duke pirë cigare para ndeshejes me Spanjën

Vojeh Shezni rrezikon shumë, teksa vetëm pak minuta para ndeshjes me Spanjën, është kapur nga kamerat duke pirë cigare.

Në fotot e kapura, shihet Shezni me cigare në gojë, gjatë kohës kur po qëndronte me shokët e ekipit të autobusi. Kjo ka shkaktuar polemika të shumta, që mund të sjellin edhe një dënim të lojtarit.

Shezni njësoj është kapur edhe në të kaluarën, gjatë kohës kur luante me Arsenalin. Pasi u kap duke pirë cigare, trajneri i asokohe te Arsenali, Arsen Venger e gjobiti portierin me 20 mijë paund.

Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi portieri polak nuk u aktivizua më me Arsenalin nga dhjetori i 2015 deri në fund të sezonit, që solli edhe largimin e tij drejt Romës.

Lajmet e fundit nga