Connect with Us

Qytetarët “çmenden” pas Përputhen/ Kikia drejton gishtin nga media: Nuk e ka fajin turma

Aktualitet

Qytetarët “çmenden” pas Përputhen/ Kikia drejton gishtin nga media: Nuk e ka fajin turma

Publikuar

-

Kikia: Durrësi nuk ka një vend të lirë për të depozituar plehrat, ka dakordësi për landfillin e Sharrës

Gazetari Mentor Kikia ka folur për emisionet që kanë tërhequr vëmendjen e audiencës, kur kohët e fundit janë parë qytetarët që të vrapojnë pas ish-konkurentëve të “Përputhen” vetëm e vetëm për të bërë një foto.

Kikia tha se në këto raste nuk do të fajësonte turmën, por median që sipas tij nuk po prodhon kulturë.

Sot nuk prodhohet më kulturë. Shumë qyteta kanë një mungesë teatri, televioznet kanë mungesë emisonesh për fëmijë dhe për këtë do fajësoj median dhe jo turmën”, u shpreh ai në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Më tej gazetari deklaroi: “Populli gjithandej është popull. Mes turmës dhe medias do fajësoja median sepse është më e përgjegjshmë mbi atë që i bën turmës dhe mendoj se dhe ata që i prodhojnë këto emisone janë koshientë, por kjo është biznes. Gabimi qëndron te ajo shtresë e shoqërisë që duhet të jetë pararoja e shoqërisë.

Se një 5% është ajo që prodhon kulturën, shkencën pjesa tjetër është popull, këtu është prishur ky ekulibër, nuk kemi një shtresë që të prodhojë këtë. Dhe kështu turren këto turma pas atij personi që kanë parë në televizion. Pse nuk ka kinema, teatër, emisone për fëmijë. Kur duhet që këto mend të bëhen bashkë për një drejtim të caktuar për të bërë një vërejtje të madhe nuk e bëjmë dhe drejtojmë gishtin tek ajo turma që do vazhdojë të rritet”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërheqja masive e anëtarëve të kryesisë së PD në Korçë/ Andi Përmeti: Vendim i duhur

Publikuar

-

Nga

“U premtoj qytetarëve të Korçës se...”/ Përmeti tregon sa mandate synon Bindja Demokratike në këtë qark

Ditën e sotme, anëtarët e kryesisë së PD në Korçë kanë dhënë dorëheqjen, duke shprehur kundërshtinë e tyre ndaj kreut të PD Lulzim Basha.

Në krah të këtij vendimi ka qenë dhe ish deputeti Andi Përmeti, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar duke u shprehur se ky është një vendim i duhur dhe se ky duhet të jetë një reagim kombëtar për të braktisur lidershipin e korruptuar të PD.

LEXO EDHE:  Manastirliu publikon videon ndërgjegjësuese/ Thirrje qytetarëve: Duhet të dalim me sa më pak humbje

Reagimi gjithmone ka filluar nga Korca!

Edhe pse me 4 vite vonese sot, shume drejtues te PD Korce kane marre vendimin e duhur duke thene publikisht te verteten. Uroj reagimin te jete kombetar sepse vetem duke e braktisur lidershipin e korruptuar te PD, vetem duke i thene qytetareve te verteten per marredhenien e tij me Ramen mund te forcojme opoziten dhe te krijojme shprese dhe fryme per largimim e Rames”, shprehet Përmeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-kreu i PD-së së Korçës braktis Bashën/ “Shuplaka” e fortë: Lidership i papërgjegjshëm

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e kryesisë së PD-së në Korçë kanë dhënë sot dorëheqjen nga funksionet e tyre drejtuese, duke bërë kështu përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Gjithashtu edhe ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në një deklaratë për mediat, Andrea Mano thekson se PD e Korçës është e revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD.

Gjithashtu ai thekson se “Jemi te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite.

Te bindur se sot Korca dhe Shqiperia kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit”.

Deklarata e plotë:

Te nderuar qytetare te Korces,

Të dashur demokrate te Korces.

Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .

Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy humbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj

– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD

– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite

– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia  kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit

– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .

Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si anetar i Keshillit Kombetar te PD.

LEXO EDHE:  “PD më keq se në 1997-ën”/ Endira Bushati: Nuk është dramatike të shkrihet

LEXO EDHE:  Mësimet e vërteta, që duhet të nxjerrim nga qasja e Suedisë ndaj Covid-19

14 anetare  te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme  nga ky funksion.

Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :

– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira  per  PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.

– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin  e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .

– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .

– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve .

Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces.

Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD.

Ne do te vazhdojme  te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces./CNA.al

Dorëheqje masive në PD/ Basha arrogant dhe i dështuar

Korça revoltë kundër Bashës/ Anëtarët e kryesisë së PD japin dorëheqjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Korça revoltë kundër Bashës/ Anëtarët e kryesisë së PD japin dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

14 anëtarë të kryesisë së PD-së në Korçë, kanë dhënë dorëheqjen, duke shprehur kështu kundërshtimin e tyre, ndaj Lulzim Bashës dhe mënyrës sesi ai po drejton Partinë Demokratike.

Në deklaratën e tyre, anëtarët e kryesisë së PD, shprehen të  revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD.

Sipas tyre, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se Partia Demokratike po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të luftuar qeverisjen katastrofike të Edi Ramës.

Deklarata e plotë:

Të nderuar demokrate dhe demokratë!

Nisur nga sa ka ndodhur dhe po ndodh me drejtimin e Partisë demokratike të shqipërisë, kemi dalë sot para jush dhe para opinionit publik, si anëtarë të kryesisë të Partisë Demokratike dega Korçë, për të dhënë dorëheqjen tonë nga funksionet drejtuese që mbajmë.
Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë partinë Demokratike në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave të tij personale.
Me veprimet apo mosveprimet e tij, mendojmë se Z.Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tuaja dhe tonat në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.
Gjithashtu, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se Partia Demokratike po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të luftuar qeverisjen katastrofike të Edi Ramës.
Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona dhe të shohim me optimizëm drejt së ardhmes të kësaj partie.
Theksojmë me forcë, për ti mbyllur rrugën të gjitha hamendësimeve, se jemi dhe mbetemi anëtarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE