Connect with Us

Po transportonte 14 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Aktualitet

Po transportonte 14 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arreshtohet një qytetar, një shpallet në kërkim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40 vjeçar, me iniciale E.B banues në Korçë, pasi u kap duke trasportuar 14 emigrantë të paligjshëm jashtë kufirit të Shqipërisë.

Po ashtu, uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e tij, 28 vjeçarin me iniciale G.N.

Të dy këta shtetas u kapën në “Rrugën e Elbasanit” në kryeqytetk, të cilët u kishin premtuar emigrantëve kundrejt shpërblimit kalimin drejt vendeve të BE-së.

Tiranë

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.  

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.B., 40 vjeç, banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. N., 28 vjeç.

Shtetasi E. B., në bashkëpunim me shtetas G. N., në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD të mos angazhohet në këtë betejë”/ Berisha “çliron” Bashën?

Publikuar

-

Nga

Berisha në listën e zezë të SHBA/ Artan Hoxha ‘zë ngushtë’ Bashën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Partia Demokratike që të mos marrë pjesë në betejën e tij dhe se do të futet në Kuvend pasi qytetarët e kanë votuar për t’i përfaqësuar.

“PD është themeluar në dy parime, në atë të interesit kombëtare dhe në në atë të lirisë e të drejtave njerëzore.

LEXO EDHE:  Kryeministri drejt Prokurorisë/ Krimet e Rënda thërrasin Ramën

Në parlament do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Unë do ti kundërvihem në betejë kundër regjimit. Unë mbroj të vërtetën unë kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë”, është shprehur Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ilir Meta në listën e zezë të Amerikës?/ Flet ish-Presidenti Berisha

Publikuar

-

Nga

Pas shkarkimit nga Kuvendi/ Meta i rikthehet “zakonit të vjetër”

Ish-Presidenti Sali Berisha, është pyetur në konferencën për media, nëse ka dijeni se edhe Presidenti Ilir Meta është në listën e “zezë” të Amerikës.

Berisha e ka quajtur një precendet të rrezikshëm shpalljetine tij dhe të familjes së tij non grata nga Amerike, pasi mund të bëhet standart dhe mund të përdoret edhe për të tjerë, sipas tij pa fakte.

A do të shpallet Meta non-grata? Nuk kam asnjë informacion. Unë gjykoj se një praktikë e tillë e pabazuar është e dëmshme dhe nuk shërben dhe kthehet në efekt të kundërt”, është shprehur Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ramazani i Metës sfidon edhe Monikën

Publikuar

-

Nga

Ai është aty përpara lindjes së diellit, përpara se të zbardhë dita.

Në këmbë, stoik, gjithnjë i gatshëm.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është gjithnjë aty, në këmbë pranë tij, prej mëngjesit në të aguar e derisa ngryset.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është përherë gjysmë i qeshur e gjysmë serioz, për t’i shfaqur shefit gjysmën që e kënaq. Dhe për t’i ndrruar gjysmat duke kaluan nga gjysma në gjysmë si një aktor i vërtetë.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Por më e veçanta e tij është gjysmë e qeshura. E ka gati në çdo rast e për çdo rast. Të stampuar në fytyrë. Dhe i mjafton vetëm një fraksion sekonde dhe ajo nga gjysmë bëhet e plotë.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është edhe kurdoherë i palodhur, i vëmendshëm, miratues e soditës. Asnjëherë kundërshtues.

Gjithmonë i gatshëm t’i japë e t’i ndezë cigaren. Madje edhe të kujdeset që të mos mungojë në sfond as kënga e Hajredin Pashës, të cilën Presidenti e shijon me shumë kënaqësi.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai pra është i gatshëm dhe e  shoqëron gjithkund, në shetitjen në breg të detit, por edhe nëpër male e kreshta.

Ai është i gatshëm edhe me aparatin në dorë për ta filmuar kur Presidenti sfidon lartësitë e kridhet në det si një notar nga ata të rekordeve olimpike, por edhe për t’iu përgjigjur pyetjes presidenciale:

LEXO EDHE:  Një përgjigje për avokatin e tij/ Pse i intereson opinionit publik e vërteta e Ben Blushit

LEXO EDHE:  Kazani zien në mbrojtje të krimit

“- Nuk e di u hodha drejt apo?”, me një:

“-Drejt” pa asnjë ekuivok.

Ai si zakonisht me të tilla filmime ekskluzive, edhe e shpërndau atë video, artistikisht të përkryer dhe estetikisht të përsosur dhe fizikisht të papërsëritshme.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai pra është edhe drita, edhe hija e tij; drita kur duhet daravitur hija dhe hija kur duhet zbehur drita.

Qesen me fara kungulli ose luledielli, sipas sezonit, nuk e ndan asnjëherë nga dora, sepse shfaqet gjithmonë si një farëngrënës i palodhur dhe i pangopur, një cilësi prej zotnie që ia pëlqen shumë edhe Presidenti.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Shkurt ai është njeriu më pranë Tij. Më pranë nga gjithë të tjerët.

I vetmi të cilin Petrit Vasili nuk po ia largon dot, dhe kjo gjë e ka tërbuar atë që ka qenë i zoti t’ia largojë Presidentit gjithë të tjerët.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është Ramazani i pijeve, Ramazani i drekave dhe darkave, Ramazani i qefeve e dëfrimeve që di t’ia ofrojë Metës sipas orekseve të tij, duke sfiduar kështu edhe vetë Monikën, aq sa kjo e shpreh këtë me të gjithë zemërimin e vet të ligjshëm si gruaja e Presidentit.

Ai është Ramazani, i vetmi që i ka mbetur Metës bashkë me Petrit Vasilin, të vetmit që e gajasin dhe e kënaqin burrin e Monikës./CNA.al

LEXO TE PLOTE