Connect with Us

PD-LSI sërish në opozitë/ Kush janë 63 deputetët që do të përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e ardhshëm

Politikë

PD-LSI sërish në opozitë/ Kush janë 63 deputetët që do të përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e ardhshëm

Publikuar

-

PD-LSI mbetën në opozitë/ Kush janë 63 emrat që do të përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e ardhshëm

Partia Demokratike do të vijoj të mbetet në opozitë edhe për katër vitet e ardhshme.

Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë një “goditje” kësaj partie, e cila do të jetë në minorancë në Kuvendin e ardhshëm. Gati tre vite pas bojkotit, PD dhe LSI do të rikthehen në institucionin e përfaqësimit të qytetarëve, për të diskutuar mbi problematikat e këtyre të fundit.

Por kush do të jenë ligjvënësit e PD-LSI?

Në qarkun e Beratit, PD arriti të siguronte vetëm dy deputetë, Tomor Alizotin i cili ishte edhe drejtues qarku që mori 5117 vota dhe Kasëm Mahmutaj me 4323 vota. Ndërsa partia e Monika Kryemadhit nuk arriti të merrte asnjë mandat.

Në qarkun e Dibrës, si bastion i së djathtës, demokratët arritën të siguronin tre mandate.

Kështu, në Kuvendin e ardhshëm do të ulet ish kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu që mori 5321 vota, Kreshnik Çollaku me 5093 vota dhe Dhurata Çupi me 2870 vota. Edhe në këtë qark, LSI mori rezultat humbës, pa asnjë mandat.

Në qarkun e Durrësit, PD nuk arriti dot objektivin e saj për të marrë tetë mandate, duke siguruar vetëm gjashtë të tilla.

Emrat që do të ulen në Kuvendin e ardhshëmj janë Edi Paloka me 4212, kreu i PAA Agron Duka me 4731 vota, Merita Bakiu me 3159 vota, Oerd Bylykbashi me 3756 vota, Ferdinant Xhaferaj me 6080 vota dhe Andia Ulliri, deputetja më e vogël në moshë që arriti të siguronte 5595 vota.

Qarku i Elbasanit i “dhuroi” PD-së vetëm gjashtë deputetë, të cilët do të jenë në legjislaturën e re që do të konstituohet në shtator. Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi arriti të siguronte 3999 vota, shkrimtarja Flutura Açka me 1793 vota, Lefter Gështenja arriti të siguronte 5023 vota, Dashnor Sula me 7533 vota, Zheni Gjergji me  2221 vota dhe Luçiano Boçi, i cili arriti të thyente hersin duke siguruar vendin e tij në Kuvend. Boçi mori nga qytetarët e Elbasanit plot 11.086 vota.

Ndërsa LSI doli pa asnjë mandat, ndonëse në këtë qark kandidonte vetë kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi.

Qarku i Fierit, si bastion i majtë, edhe në këto zgjedhje nuk dha ndonjë surprizë për demokratët. PD mori vetëm gjashtë mandate dhe deputetët e ardhshëm do të jenë: Enkelejd Alibeaj, i cili mori 5225 vota, Eralda Bano(Tase) me 1295 vota, Saimir Korreshi me 4887 vota, Luan Baçi me      5315 vota, Nustret Avdulla me 2506 vota dhe  Ilda Dhori me 3858 vota.

Ndërsa LSI, në këtë qark mori vetëm një mandat dhe përfaqësuesj e qytetarëve fierak do jetë Monika Kryemadhi, e cila e pranoi ditën e sotme mandatin.

Tritan Shehu ishte emri i vetëm demokrat që do të përfaqësojë qytetarët e qarkut të Gjirokastrës, duke mos plotësuar objektivin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Në qarkun e Korçës, PD arriti të siguronte vetëm pesë mandate. Drejtuesi politik Edmond Spaho arriti të siguronte 5938 vota. Karrigen e deputetit arritit ta siguronte edhe Sorina Koti me 1622 vota, më pas vjen Ervin Salianji me 9428 vota, Bledjon Nallbati me 7415 vota dhe Seladin Jakupllari me 7425 vota.

Edhe në këtë qark, LSI rezultoi me zero mandate.

Qarku i Kukësi, si bastion i së djathtës do të ketë dy përfaqësues në Kuvendin e ardhshëm, Flamur Hoxhën me 9159 vota dhe Isuf Çelajn me 5257 vota.

LEXO EDHE:  LSI bashkon votat me Rilindjen/ Pas Dakos kalon buxhetin e Filos në Korçë

Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj nuk votojnë Lulzim Bashën

Nga zgjedhjet e 25 prillit, qarkun e Lezhës do e përfaqësojnë në Kuvendin e ardhshëm katër emra; Mark Marku, i cili siguroi 5321 vota, Agron Gjekmarkaj me 4067 vota, Lindita Metaliaj me 2328 vota dhe Kastriot Piroli me 9374.

Qarku i Shkodrës i qëndroi besnik PD, duke i garantuar në zgjedhjet e 25 prillit 5 mandate deputetësh.

Emrat që pritet të ulen në shtator në Kuvendin e ardhshëm janë: Drejtuesi politik i këtij qarku Helidon Bushati me 6743 vota, Emilja Koliqi me 1364 vota, Ramadan Likaj me 4778 vota, Greta Bardeli me 2753 vota dhe Zef Hila me 5975 vota.

Ndërsa LSI arriti të siguronte vetëm një mandat në këtë qark. Agron Çela mori besimin e 2656 qytetarëve, të cilët do i përfaqësojë në Kuvend.

Qarku i Vlorës, si bastion i majtë historikisht i dha PD vetëm katër mandate. Deputetët që do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvend në shtator janë: Bujar Leskaj me 5254 vota, Ina Zhupa me 3511, Fation Veizaj me 3551 vota dhe Arbi Agalliu me 1484 vota.

Qarku i Tiranës, si më i madhi ishte një zhgënjim për demokratët. Komponentë nga selia blu pretendonin para zgjedhjeve se objektivi i tyre bazë ishte 18 mandate, por që në 25 prioll siguruan vetëm 15 të tilla. Kreu i PD Lulzim Basha që ishte dhe i pari në listë arriti të siguronte 16.208 vota. E dyta renditej Jorida Tabaku me 5943 vota, më pas vjen Alfred Rushaj me 2339 vota, Albana Vokshi me 2931 vota dhe ish kryeministri Sali Berisha  me 6774.

Më tej, edhe Agron Shehaj siguroi vendin në Kuvendin e ardhshëm, duke “rrëmbyer” 13.862 vota, kreu i PR Fatmir Mediu mori 6568 vota, Grida Duma  me 8695 vota dhe kreu i çamëve Shpëtim Idrizi me 7452 vota.

Kreu i FRPD Belind Këlliçi do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm. Ai arriti të tejkalonte bindshëm objektivin e vënë nga Basha, duke siguruar 11.602 vota.

Vangjel Dule kreu i PBDNJ edhe pse me një numër të ulët votash, vetëm 848 të tilla sërish do të jetë pjesë e legjislaturës së re dhe këtë vend arriti ta siguronte falë hyrjes me lista të përbashkët të PD me aleatët e saj të vegjël.

Mesila Doda e cila mori 2358 vota, kreu i LZHK Dashamir Shehi me 5438 vota, Flamur Noka me 6879 vota dhe Orjola Pampuri me 3301 vota do të jenë pjesë e ligjvënësve në minorancë.

Ndërsa LSI në qarkun e Tiranës arriti të siguronte vetëm dy mandate, Monika Kryemadhin me 2446 vota dhe Erisa Xhixhon me 1066 vota. Por duke qenë se kryetarja e LSI deklaroi sot se do të merrte mandatin e fituar në qarkun e Fierit, vendin e saj në Tiranë ia la Petrit Vasilit, i cili arriti të merrte vetëm 362 vota nga qytetarët. Pra ky i fundit, mund të themi që është i vetmi deputet me numrin më të ulët të votave.

Por “surprizë” ishte PSD e Tom Doshit, që mori tre mandate deputeti, dy në Shkodër dhe një në Tiranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Mona feston humbjen me Bebe Rexhën në SHBA

LEXO EDHE:  PD publikon listën e qarkut Vlorë/ 39 kandidatë në garë për deputet

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Petrit Vasili, ‘zagari’ që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke ‘lehur’ kundër Reformës në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili, zagari që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke lehur kundër Reformës në Drejtësi

Nuk ka se si të ndodhte ndryshe. Petrit Vasili si gjithnjë pritej të ishte i pari që do t’i kundervihej amdasadores se SHBA Juri Kim dhe këtë e ka bërë me devotshmërinë e tij të njohur sa herë është fjala për t’iu sulur reformës në drejtësi.

Ish ministri më torrollak i drejtësise dhe deputeti me 362 vota, zagari i njohur që leh sa herë e ndërsen padroni i tij Ilir Meta, edhe sot iu kundërvu ambasadores se SHBA duke lehur kundër reformës në drejtësi.

Sot është mbajtur në Tiranë Tryeza e Rrumbullakët për Përfundimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë në kuadër të 5 vjetorit të nisjes së Reformës në Drejtësi, ku midis të ftuarve të tjerë ka qenë edhe ambasadorja e ShBA në Tiranë zonja Juri Kim, e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha:

“Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt Reformës në Drejtësi që qytetarët e saj kërkojnë dhe ne po shohim rezultatet e atyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet e ngritura nga Reforma në Drejtësi në 2016 janë tashmë plotësisht funksionale”.

Mirëpo një vlerësim i tillë nuk mund t’i pëlqente Ilir Metës, ndaj prej paburrërisë për të dalë vetë hapur dhe publikisht kundër ambasadores Kim, ai ndërseu Petrit Vasilin i cili mezi pret të shpalosë talentin e tij prej zagari të devotshëm sa herë që i duhet Metës kundër partnerëve ndërkombëtarë dhe reformës në drejtësi.

“Me institucionet e drejtësisë tashmë të ngritura, ato po tregojnë tani se mund të veprojnë dhe se mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar. Ato po tregojnë se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush, askush, sado i fuqishëm mendon se është në këtë çast, askush nuk është mbi ligjin dhe është në dorën e institucioneve shqiptare të drejtësisë, është në dorën tuaj të tregoni nëpërmjet veprimeve tuaja se kjo është e vërtetë dhe do të jetë e vërtetë”, thotë ambasadorja Kim, ndërsa Petrit Vasili i përgjigjet duke e quajtur tryezën e rrumbullakët të organizuar sot ditën e përshpirtjes apo të vajtimit të reformës në drejtësi.

LEXO EDHE:  Një përgjigje Andi Bejtës/ Kundër biznesit apo kundër Ilir Metës dhe LSI

“ Reforma në drejtësi nuk ka nevojē as për deklarata apo të përshpirtjeve që bëhen një herë në vit, sepse vit për vit bëhet nga një përshpirjte më 22 korrik” shprehet Petrit Vasili e më tej ai ju ka kujtuar ambasadorëve se “po flasin shumë, nderkohë që duhej të flisnin shumë më pak se ne nuk flasim për reformat e tyre, ambasadorët tanë nuk flasin për reformat e tyre, nuk fusin hundët!”

Vetëm një trutharë si ky Petrit Vasili mund të flasë më këtë gjuhë si komunistët e 1970-ës në Shqipëri e t’i thotë ambasadores amerikane dhe ambasadorit të BE-së qe “nuk duhet të flisni kaq shumë” për një reformë që është investimi më i madh në Shqipëri i qeverise se SHBA dhe BE.

LEXO EDHE:  LSI bashkon votat me Rilindjen/ Pas Dakos kalon buxhetin e Filos në Korçë

Pra ata që e inicuan dhe që po e realizojnë reformën, ata që po e financojnë dhe që po udheheqin luftën kunder korrupsionit, SHBA dhe BE nuk duhet të flasin e duhet të vazhdojë të flasë Petrit Vasili i LSI-së, zagari lehës i Ilir Metës.

Mirëpo për ca langonj si ky kokëboshi i Metës dhe për ata që e ndërsejnë këtë të sulmojë ambasadoren e SHBA dhe reformën në drejtësi, zonja ambasadore foli shumë qartë sot teksa tha:

“Shumë vetë thanë se nuk mund të bëhej. Shumë vetë në fakt, nuk donin që të bëhej. Por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë, për t’a ndaluar së ndodhuri”.

Mirëpo të gjithë ata si ky Petrit Vasili që po bëjnë ç’mos ta ndalojnë reformën në drejtësi e kanë të kotë. Ajo do ti djegë e përvëlojë të gjithë, sepse në fund të fundit ky është vullneti i popullit shqiptar, do apo nuk do zagari lehës dhe ai që e ndërsen zagarin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Publikuar

-

Nga

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar në kuadër të 5 vjetorit të kësaj reforme.

Rreth 40 % e kushtetutës që u ndryshua me votimin e vitit 2016 në parlament, i hapi rrugë një sistemi që shkaktoi furtunë mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sot pas 5 vitesh, Xhafaj është i mendimit se reforma ishte dhe mbetet gjëja e duhur e cila jo vetëm e ringriti por dhe e rithemeloi pushtetin gjyqsorë.

Sipas tij në 25 vite pushteti gjyqsor ka qenë nën kontrollin politik dhe ky projekt sot ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore.

“Çdo gjyqtar, prokuror dhe çdo institucion është jashtë ndikimit të politikës, jashtë interferencave, mekanizmave ndërhyrës në sistem. Sistemi sot drejtohet përmes institucioneve të veta. Gjyqtari dhe prokurori që deri dje jo vetëm që ishte i varur nga pushteti politik, ndikimi politik në karrierën e tij apo disiplinimin e promovimin e tij, ishte i varur edhe nga eprori i tij. Sot prokurori është i pavarur në procesin investigativ, e hetimit dhe vendimmarrjes së tij. Për të shkuar në Gjykatën e Lartë nuk duhet të shkosh te Presidenti, Kuvendi apo partia politike që ka qeverisjen e vendit. Mjafton të konkurrosh konform kritereve ligjore dhe profesionale dhe të bësh karrierë dhe të jesh i pavarur në ushtrimin e detyrës”, deklaroi Xhafaj në intervistë për RTSH-në.

Ai theksoi se reforma kishte kundërshtarë, por falë presionit publik dhe atij ndërkombëtar e kishin të pamundur të ndërhynin.

LEXO EDHE:  Sorosi, koalicioni, PD dhe "peshqit e mëdhenj"/Flet Edi Rama, ja çfarë thotë

“E kam thënë atëherë dhe e ritheksoj se që në atë kohë kishte njerëz që nuk e dëshironin këtë reformë, aq më tepër kur e panë të formësuar se ku do të shkonte ajo. Por, ishin të pamundur për ta ndaluar për shkak të presionit të madh të opinionit publik, shoqëror e ndërkombëtar. Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti e presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar ato 140 vota.

Disa nuk e donin, 24 orë përpara nuk diskutohej projekti kushtetues, por diskutohej rrëzimi i qeverisë. 24 orë më pas u votua me 140 kartona”, deklaroi Xhafaj.

LEXO EDHE:  Marrëveshje dhe bashkëqeverisje me Ramën?/ Shehaj me qëndrim të prerë

I pyetur nga se duhet të kenë frikë sot gjyqtarët e prokurorët, nga vetë sistemi i drejtësisë, ku bëjnë pjesë, publiku apo presioni i politikës, Xhafaj deklaroi se Kushtetuta nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë asnjë lloj ndikimi të të tretëve, dhe aq më tepër të politikës.

“Unë e them shpeshherë me një fjalë: deri dje prokurorët e gjyqtarët ishin tej mase të varur nga politika, sot ata janë, vetëm nëse duan të vetëvaren. Kushtetuta, ligji nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë çdo lloj ndikimi të të tretëve dhe jo më të politikës në veprimtarinë e tyre”, shprehet Xhafaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE