Connect with Us

Merkato/ Kukësi fiton duelin me rivalët, afron anësorin e majtë që spikati në Ballsh

Sport

Merkato/ Kukësi fiton duelin me rivalët, afron anësorin e majtë që spikati në Ballsh

Publikuar

-

E kanë kërkuar Laçi, Partizani, ndërsa Edison Ndreca pritet të jetë lojtari i ri i Kukësit.  Mbrojtësi i majtë i cili gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Bylisit ka arritur akordin e transferimit me klubin verilindor nga ku mungon vetëm zyrtarizimi dhe firma në kontratë.

Ndreca pas dy sezoneve si titullarë në Ballsh, por sidomos vjet ku spikati duke shënuar gola të rëndësishëm për ekipin mallakastriot, arriti që të bjeri në syrin e drejtuesve të shumë klubeve të elitës dhe jo vetëm.

Skuadra kuksiane ka pasur shumë lëvizje, ndërsa tashmë që Ndreca është në kulmin e karrierës, me eksperiencën e tij do t’i bënte shumë punë skuadrës verilindore që do të kërkojë që në sezonin e ri të rikthehet me objektiva madhore në Superiore.

Për herë të parë në elitë, Kukësi këtë sezon përfundoi jo vetëm pa trofe, por edhe pa pjesëmarrje në Kupat e Europës…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Koreja e Jugut shkruan historinë në “Tokyo 2020”

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Koresë së Jugut në shigjetari i ka sjellë medaljen e artë olimpike shtetit të saj në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Femrat e Koresë Jugore në shigjetari janë të vetmet në histori që i kanë fituar të gjitha medaljet e arta olimpike që nga viti 1988.

Sot, ato e fituan edhe një tjetër medalje të artë olimpike në shigjetari në kategorinë e femrave.

Ky është rekordi më i gjatë për fitimin e medaljes së artë olimpike në të gjitha kategoritë e sporteve të Lojërave Olimpike.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Edhe Varane drejt largimit nga Reali, gati akordi me Manchester United

Publikuar

-

Nga

Raphael Varane duket se karrierën do ta vazhdoje në Angli. Sipas mediave franceze, Man Utd është shumë afër marrëveshjes me Real Madrid për Varanen.

Gjiganti anglez prej kohësh kishte arritur marrëveshje rreth kusheve personale me mbrojtësin, por tani duket se marrëveshja është arritur edhe me klubin spanjoll.

Raportohet se tashmë dy klubet janë duke finalizuar detajet e transferimit që pritet të kushtojë rreth 45/50 milionë euro.

Francezi pritet të nënshkruajë kontratë me pagë rreth 12 milionë euro në sezon. Thuhet se zyrtarizimi mund të ndodhe gjatë javës së ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Maliqi godet në merkato, merr ish-sulmuesin e Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, Maliqi po mundohet të bëjë lëvizje të rëndësishme në këtë periudhë merkatoje, teksa dëshiron të bëjë sa më mirë në vitin e tij të parë mes profesionistëve.

Nën urdhrat e stafit teknik të klubit maliqar, që nga dita e nesërme do të vihet një lojtar i ri. Ish-sulmuesi i Skenderbeut, Paolo Ivani është futbollisti që do i bashkohet Maliqit për edicionin e ri, pasi ka gjetur akordin me klubin për të qenë pjesë e tij në këtë sezon.

Së fundmi, Ivani ka luajtur me Devollin, por tashmë do të jetë pjesë e maliqarëve, të cilët kanë si objektiv kryesor mbijetesën në Kategorinë e Parë. Drejtuesit kanë menduar të mos bëjnë shumë ndryshime, duke ruajtur thuajse të gjithë grupin që siguroi ngjitjen historike./CNA.al

LEXO TE PLOTE