Connect with Us

Lulëzojnë “shtëpitë e barit”/ Artan Hoxha plas “bombën”, çfarë ndodh në rezidencat e Tiranës

Kronika

Lulëzojnë “shtëpitë e barit”/ Artan Hoxha plas “bombën”, çfarë ndodh në rezidencat e Tiranës

Publikuar

-

Lulëzojnë “shtëpitë e barit”/ Artan Hoxha plas “bombën”, çfarë ndodh në rezidencat e Tiranës

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me “shtëpitë e barit” të kapura së fundmi në vendin tonë.

I ftuar në studion e Abc news, Hoxha ka bërë me dije se një aktivitet i tillë është më fitimprurës sesa mbjellja dhe kultivimi i lëndëve narkotike në natyrë.

Sipas gazetarit lulzëzimi i një aktiviteti të tillë ka nisur gjatë kohës së pandemisë ku shumë të rinj të kthyer nga Britania ngelën në Shqipëri dhe e kishin të pamundur që të gjenin një mënyrë punësimi, dhe vendosën në zbatim atë që kishin mësuar jashtë.

Para një viti unë e kam ngritur si shqetësim kultivimin e barit në ambiente të mbyllura se në menia del se është laborator kanabisi, por e vërteta është se janë kultivim njëlloj siç është në ambjente të mbyllura në kushte artificiale. Ajo që të thash më parë është lehtësia për të rekrutuar  punëtorë. Gjithkush mund të ketë dëshirë ta bëjë por nuk e bën dot se nuk e di dot, këto janë punonjës bari që kanë shkuar në Britani dhe janë shpallur në kërkim nga policia kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë filluar që ta aplikojnë një gjë të tillë.

Rritja në ambiente të mbyllura është një mënyrë për të nxjerrë shumë shpejt fitimin. Pandemia ka qenë dhe koha kur ka lulëzuar rritja e barit. Në Tiranë ka edhe rezidenca që ruhen nga rojet nuk bien pre e policisë pasi nuk lejohet të hyjë policia.

Që nga Fieri e deri në Lezhë janë zbuluar një numër i konsiderueshëm shtëpi bari, fakti që janë kapur është sukses por që kapja tregon se është masive një aktivitet i tillë. Në këtë aktivitet gjithashtu janë të përfshirë dhe profesionistët që janë elektricistet. Unë gjithashtu di dy inxhinierë që e bëjnë një vendim të tillë pa  kuptuar nga asnjë. Llampat që shpërndahen në Angli nuk harxhojnë shumë korent ndaj është shumë e vështirë që ta kapësh.

Elektricistët që bien viktima të këtyre arrestohen. Gjithashtu duhet një taks force në të gjithë territorin për të kuptuar se kush është i përfshirë”, ka thënë Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Berat- Poshnjë.

Mësohet se dy automjete, një tip “Benz”  me targa AA 180 TK si dhe tjetri  me targa AB 707 CY janë përplasur njëri me tjetrin.

Mjeti me targa AB 707 CY ishte marrë me qira dhe në të ishte një çift i huaj.

LEXO EDHE:  Rama mbledh me urgjencë strukturat e policisë/Të pamëshirshëm me kë shkel ligjin

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i makinës së turistëve të huaj ku më pas është përplasur me makinën që i vinte përball.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Bajrit/ Artan Hoxha kthehet pas në kohë, ngre dyshime për dy vrasjet e bujshme

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  Skandal/ Rama kërcënon studentët

LEXO EDHE:  Gazetari armik i Ramës, Berishës dhe Metës

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  Grabitja/ Hoxha: Pse autorët përdorën motorsharrë. Lala: Mund të jenë të firmës private

LEXO EDHE:  Gazetari armik i Ramës, Berishës dhe Metës

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE