Connect with Us

Kryemadhi shpërblen “lëpirjet” e Petrit Vasilit/ Si gënjente kryetarja e LSI, në fushatë

Politikë

Kryemadhi shpërblen “lëpirjet” e Petrit Vasilit/ Si gënjente kryetarja e LSI, në fushatë

Publikuar

-

Monika Kryemadhi, ka zgjedhur të fusë në Kuvend një deputet të pavotuar.

Pas falimentimit të LSI-së, Kryemadhi ka injoruar vendimin e qytetarëve, duke ia lënë mandatin e Tiranës, Petrit Vasilit dhe duke eliminuar Kejdi Mehmetajn, e cila ishte e dyta në listë, në Qarkun e Fierit.

Petrit Vasili, i cili ishte i treti në listën në Qarkun e Tiranës ka marrë marrë 362 vota nga procesi zgjedhor 25 Prilli, ndërsa Kejdi Mehmetaj ka marrë 712, pothuajse edhe njëherë më shumë se i përzgjedhur i Kryemadhit.

Pra, kryetarja LSI –së, ka treguar se nuk i intereson vullneti i qytetarëve, derisa ka në duar dhe mund ta përdorë si të dojë Petrit Vasilin.

Ky i fundit dështoi të udhëhiqte LSI dhe së fundmi dështoi edhe të merrte votat e qytetarëve.

Nuk përmendet për ndonjë kontribut, por vetëm për dështime.

Kjo lëvizje e Kryemadhit, njëherësh zbardh edhe gënjeshtrat e saj, gjatë fushatës elektorale.

LEXO EDHE:  Falsifikimi i Kodit Penal/ Reagon LSI

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, kur LSI braktisej çdo ditë e më shumë Kryemadhi, deklaronte, se LSI është e të rinjve.

“Të rinjtë e Durrësit dhe të Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën në 3D. Ashtu siç bën ai projektet e tij 3D, ashtu do ta paktojnë Ramën, për ta çuar para gjykimit dhe të Zotit lar”, deklaronte Kryemadhi gjatë fushatës elektorale në Durrës dhe në qytete të tjera.

Por, sot u kuptua se kur e ka pasur fjalën për të rinj, ideja ka qenë Petrit Vasili.

Kryemadhi me të riun Petrit Vasilin që në të gjithë Qarkun e Tiranës, mori 362 vota, do të paketonte Edi Ramën.

Megjithëse përfunduan vetë të paketuar, Kryemadhi duket se preferon t’i thellojë skandalet, duke marrë me vete një të dështuar për ta bërë deputet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Yuri Kim kërkoi largimin e tij/ Berisha zbardh detaje nga padia për Antony Blinken

Publikuar

-

Nga

Berisha i palëkundur/ ‘Kërcënimet nuk më trembin, jam deputet e do ulem me krenari në Kuvend’

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka njoftuar se avokati i  tij ka dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit.

Ashtu si më herët Berisha ka këmbëngulur se gjithçka është sajuar me shpifje ndaj tij.

E kam thirrur këtë konferencë për të njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar se pas vendimit të Blinken bazuar në keqinformim nga lobimi korruptiv  të Edi Ramës dhe Soros, unë autorizova avokatin tim të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi ka dorëzuar padinë në gjykatë. Sipas avokatit kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet në precedent të mëparshëm se për shpifjen nuk ka imunitet.

Unë i bëj thirrej sekretarit Blinken të tregojë para gjykatës çdo fakt dhe dokumet që disponon ndaj Sali Berishës dhe familjarëve të tij”, është shprehur Berisha..

LEXO EDHE:  Petrit Vasili e “nxjerr jashtë loje”/ Luan Rama: Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën

LEXO EDHE:  Skandali i shefit të policisë/ LSI kërkon dorëheqjen e Lleshajt

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim,iI kërkoi kreut të PD-së Lulzim Basha largimin e Berishën nga lista e deputetëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A është mesazhi i ambasadores Kim, “fletë-rrufe e porositur nga regjimi i kleptokracisë” për Presidentin Meta

Publikuar

-

Nga

Asnjë fjalë, asnjë koment nga Presidenti Meta pas një analize që ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shpërndau dje për mediat në Shqipëri.

Me një gjuhë aspak diplomatike, pa asnjë ekuivok dhe me tone të adresuara si të ishte ajo kryetarja e shtetit, ambasadorja Kim përcakton vijësjelljen e politikës shqiptare në ketë fazë kur vendi bëhet gati të shohë në punë parlamentin e ri të dalë nga “zgjedhje të mira, edhe pse nuk ishin të përkryera” siç i cilëson zgjedhjet e 25 prillit përfaqësuesja fuqiplotë e SHBA në Tiranë.

Në kushte normale mesazhi i zonjës Kim mund të ishte mesazhi i Presidentit të Republikës në përgjegjësinë e Kryetarit të Shtetit.

Presim me kënaqësi ta shohim Parlamentin të rikthehet me pjesëmarrje të plotë, në mënyrë që shqiptarët nga i gjithë spektri politik të jenë të përfaqësuar. Nxisim udhëheqësit nga të gjitha krahët që të kthehen me vendosmëri të ripërtërirë për të punuar fort në emër të popullit shqiptar. Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion, si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin, në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë”.

Këtë paragraf të shkëputur nga mesazhi i ambasadores Kim, në fakt duhej ta adresonte Presidenti Meta e do të dukej krejt i natyrshëm dhe plotësisht në përmbushje të detyrës së vet kushtetuese e në lartësinë e njeriut të zgjedhur për të qenë mbi palët.

Mirëpo Presidenti Meta, ndryshe nga ç’bëri pasi Sekretari i Shtetit Blinke shpalli person “non grata” idhullin e tij Sali Berisha, kur qendrimin e njeriut të dytë më të rëndësishëm të SHBA e qunte fletërrufe, këtë rradhë të paktën deri tani ka zgjedhur të heshtë.

LEXO EDHE:  Skandali i shefit të policisë/ LSI kërkon dorëheqjen e Lleshajt

LEXO EDHE:  Fatos Lubonja ndez sherrin mes Ramës dhe LSI-së

Ish-kreu i LSI-së sot në Presidencë shprehej se akti i SHBA-së është i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare.

Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë ato ditë, Presidenti Meta theksonte:

Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në botë, Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit.

Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”.

Po sot pasi është bërë i njohur qëndrimi i ambasadores Kim a do të reagojë sërish Presidenti Meta?

A ndjen ai detyrimin si President i Shqipërisë të ndajë me “të dashurit qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombasit kudo në botë” qëndrimin e tij dhe a do ta quajë edhe mesazhin e zonjës Kim apo Kimete siç e quan ai kur i referohet asaj nëpër bisedat që bën me të vetët, fletërrufe?

Po për definicionin e zonjës ambasadore “zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira” a ka ndonjë qëndrim Presidenti i Republikës së Shqipërisë?

Loja tashmë është hapur për të gjithë.

Sali Berisha i larguar nga pushteti real 8 vjet më parë është vënë nën goditje edhe për nderet që ju ka bërë partnerëve të tij politikë që në shqip do të thotë për mbrojtjen që iu ka bërë atyre me autoritetin që kishte pushteti i tij edhe mbi sistemin e drejtësisë.

A do t’ia kthejnë sot edhe partnerët “nderin me nder” Berishës, apo do të presin në heshtje rradhën?

Kjo është çeshtja!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nuk ndalet Meta/ Kthen një tjetër Ligj në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021

Sipas tij, alokimi i fondit shtesë 900 mln lekë për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese

Akti Normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës, Qeveria të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën

 900 mln lekë për Teatrin e ri, Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të miratojnë vendime nën frymën e akteve antikushtetuese

 Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës KushtetueseFondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë”, argumenton Presidenti.

Sipas të njëjtit, antikushtetutshmëria e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar, tek Bashkia Tiranë ishte objekt vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese

Qeveria dhe Kuvendi, përmes teorisë së “faktit të kryer”, njësoj si me aktin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, kanë ushtruar presionin publik politik ndaj vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese

 Qeveria dhe Kuvendi kanë krijuar një tjetër situatë absurde, duke thelluar paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë

 Fondet për godinën e re të Teatrit Kombëtar, paligjshmëria dhe antikushtetuetshmëria as mund të mendohet se mund të ndodhë në një shoqëri demokratike ku sundon ligji dhe shteti i së drejtës

 Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar ka hyrë në fuqi, ndaj Akti Normativ bie hapur ndesh me të

 Prioriteti i parë dhe themeltar për vitin 2021 duhet të ishte përballimi i pasojave të COVID-19, por Qeveria në 22 qershor 2021 në mënyrë antikushtuese vendos të akordojë fond për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e Teatrit dhe për blerje dronësh!

 Qeveria të japë mbështetje edhe më të madhe buxhetore për përballimin e nevojave për vaksinimin e popullsisë dhe pasojave që pandemia i ka shkaktuar ekonomisë së vendit!

 Brenda 6-muajve, Qeveria ka nxjerrë 4 Akte Normative për ndryshimin e Buxhetit 2021. Ky është tregues i programimit të dobët financiar”, thuhet më tej në arsyetimin e Presidencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE