Connect with Us

Klodiana Lala zbardh itinerarin e trafikantëve të kokainës/ Si u zbulua grupi kriminal nga përgjimet

Kronika

Klodiana Lala zbardh itinerarin e trafikantëve të kokainës/ Si u zbulua grupi kriminal nga përgjimet

Publikuar

-

Operacioni me 38 të arrestuar/ Lala “zbërthen" rolin e ndërkombëtarëve

Autoritetet zvicerane përmes hetimeve zbuluan një grup kriminal i cili trafikonte drogë në Gjermani dhe Zvicër.

Kreu i këtij grupi kriminal ishte një zjarrfikës shqiptar, Ndriçim Harka, i cili është arrestuar nga policia.

Kunati i Harkës, Etmond Merja është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte pjesë e kësaj veprimtarie kriminale.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimi ka nisur në 2015 në një kanton të Zvicrës dhe më pas përmes përgjimeve është arritur të zbërthehet i gjithë aktiviteti.

Ka nisur me bllokimin e një sasie të vogël lënde narkotike, ku është arrestuar një shtetas shqiptar, i cili është vënë nën përgjim dhe më pas është zbuluar i gjithë rrjeti.

I gjithë operacioni është finalizuar me ndihmën e përgjimeve ku të gjithë personat flisnin për çështjen e trafikut të drogës. Harka ka udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë ku koordinonte punën e grupit kriminal. Personat e arrestuar kanë ndihmuar hetuesit për zbulimin e gjithë grupit.

Nga 5 të arrestuarit në Zvicër, 3 janë shqiptarë. Prokuroria nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal ndaj janë duke u kryer hetime”, raportoi Lala./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Berat- Poshnjë.

Mësohet se dy automjete, një tip “Benz”  me targa AA 180 TK si dhe tjetri  me targa AB 707 CY janë përplasur njëri me tjetrin.

Mjeti me targa AB 707 CY ishte marrë me qira dhe në të ishte një çift i huaj.

LEXO EDHE:  Lubonja: 128 shefa policie akuzohen për lidhje me drogën

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i makinës së turistëve të huaj ku më pas është përplasur me makinën që i vinte përball.

LEXO EDHE:  “Ka dënuar 12 vjet burg Shullazin”/ Klodiana Lala flet për kandidatët për kryeprokuror

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  “Anëtarët e grupit të Dubait, peshq të mëdhenj të kokainës”/ Lala: Eldi Dizdari lidhje të afërta me Arbër Çekajn

LEXO EDHE:  Ngjarjet në Shkodër/ Lala: Gjetja e autorëve shkëput hallkat e zinxhirit kriminal

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  Kapet hakeri i grupit kriminal në Tiranë/ Zbardhet skema e mashtrimit dhe si u përfituan 38 mijë euro

LEXO EDHE:  “Audiopërgjimi ishte montazh”/ Klodiana Lala “akuza” Ramës

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE