LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi e pranon/ PD nuk ishte perfekte në zgjedhje, duhet të vendosim pikat mbi “i” për…

21 Qershor 2021, 19:34, Politikë CNA
Këlliçi e pranon/ PD nuk ishte perfekte në zgjedhje, duhet

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur mbrëmjen e sotme për analizën e brendshme të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Këlliçi tha se analiza e brendshme në PD është një proces jetik për të, ndërsa pretendon se do ta ndihmojë partinë të bëhet më e fortë dhe më e organizuar.

Ai ka pranuar se PD nuk ishte perfekte gjatë fushatës, teksa deklaroi se tashmë duhen vendosur pikat mbi ?i? përsa i përket problematikave dhe gjërave që duhen bërë më mirë.

?Është proces jetik, sidomos edhe në këtë fazë në të cilën jemi ne pas 8 viteve opozitë, një opozite shumë të fortë, një opozite ku më së shumti lojtarë dhe aktorë kryesorë kanë qenë demokratët e thjeshtë në të gjithë Shqipërinë dhe sigurisht kanë qenë ata të parët që kanë rënë pre e të gjithë padrejtësive gjatë këtyre 8 viteve.

Është një moment që të gjithë duhet të ndajmë mendjen që sigurisht ka patur masakër zgjedhore, këtë e faktojnë drejtuesit politikë. Të gjithë aktorët e terrenit, të gjithë kandidatët për deputetë. Mbi të gjitha askush nuk ka pretenduar deri tani, unë i pari, që gjithçka ka shkuar perfekt gjatë fushatës, edhe nga ana e organizimit, edhe nga ana e teknikave të ndryshme të fushatbërjes së PD-së, puna në terren dhe të gjitha të kombinuara.

Pra, është një proces në gjykimin tim jetik, që i duhet më së shumti organizimit të brendshëm të PD-së, dhe është një proces nga i cili ne duhet të dalim më të fortë në mënyrë të padiskutueshme, por duhet të vendosim pikat mbi ?i? përsa i përket të gjitha problematikave që kemi hasur në fushatë dhe atyre gjërave që duhet t?i bëjmë më mirë?, theksoi demokrati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga