Connect with Us

Ka zero pikë, por mund të kualifikohen/ Trajneri i Danimarkës: Portugalia kështu e fitoi Europianin

Sport

Ka zero pikë, por mund të kualifikohen/ Trajneri i Danimarkës: Portugalia kështu e fitoi Europianin

Publikuar

-

Europiani për Danimarkën nuk nisi aspak në mënyrën e duhur teksa në ndeshjen hapëse kundër Finlandës do të përjetohej shoku me Eriksen. Mesfushori i Interit ra pa ndjenja në fushën e lojës, ndërsa futbollistët danez vazhduan takimin në gjendjen jo të duhur psikologjike, për të humbur kundër Finlandën.

Gjithashtu edhe në ndeshjen e dytë me Belgjikën ka ardhur një tjetër disfatë, ndërsa këtë herë ishte De Bryune që bëri diferencën. Pra kur pritet që të luhet ndeshja e fundit me Rusinë, Danimarka numëron 0 pikë në renditje.

Por sërish kjo Kombëtare ka mundësinë e kualifikimit teksa Finlanda dhe Rusia numërojnë 3 pikë. Nëse Danimarka fiton ndaj Rusisë, atëherë do ta kalojë këtë Kombëtare dhe do të presë verdiktet e dala për vendin e tretë më të mirë. A do të ishte një dalje e pamerituar nga grupet për danezët? Trajneri i saj, Kasper Hjulmand, e sheh në tjetër mënyrë: “Pas tre ndeshjeve, Portugalia kishte tre pikë. Ata fituan Europianin në këtë mënyrë dhe prandaj ne besojmë ende”, u shpreh trajneri i danezëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Edhe Varane drejt largimit nga Reali, gati akordi me Manchester United

Publikuar

-

Nga

Raphael Varane duket se karrierën do ta vazhdoje në Angli. Sipas mediave franceze, Man Utd është shumë afër marrëveshjes me Real Madrid për Varanen.

Gjiganti anglez prej kohësh kishte arritur marrëveshje rreth kusheve personale me mbrojtësin, por tani duket se marrëveshja është arritur edhe me klubin spanjoll.

Raportohet se tashmë dy klubet janë duke finalizuar detajet e transferimit që pritet të kushtojë rreth 45/50 milionë euro.

Francezi pritet të nënshkruajë kontratë me pagë rreth 12 milionë euro në sezon. Thuhet se zyrtarizimi mund të ndodhe gjatë javës së ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Maliqi godet në merkato, merr ish-sulmuesin e Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, Maliqi po mundohet të bëjë lëvizje të rëndësishme në këtë periudhë merkatoje, teksa dëshiron të bëjë sa më mirë në vitin e tij të parë mes profesionistëve.

Nën urdhrat e stafit teknik të klubit maliqar, që nga dita e nesërme do të vihet një lojtar i ri. Ish-sulmuesi i Skenderbeut, Paolo Ivani është futbollisti që do i bashkohet Maliqit për edicionin e ri, pasi ka gjetur akordin me klubin për të qenë pjesë e tij në këtë sezon.

Së fundmi, Ivani ka luajtur me Devollin, por tashmë do të jetë pjesë e maliqarëve, të cilët kanë si objektiv kryesor mbijetesën në Kategorinë e Parë. Drejtuesit kanë menduar të mos bëjnë shumë ndryshime, duke ruajtur thuajse të gjithë grupin që siguroi ngjitjen historike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Meksi mund të largohet, Skënderbeu gjen pasuesin e tij në krahun e djathtë

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu kërkon që në sezonin e ri, të qëndrojë sa më larg fundit të tabelës e të luftojë për objektiva më prestigjiozë. Ndaj për këtë arsye, korçarët po punojnë jo vetëm që të krijojnë një formacion stabël, por edhe të kenë alternativa në pankinë.

Kështu, sot me “ujqërit” ka nisur stërvitjen një futbollist i cili aktivizohet kryesisht në krahun e djathtë të mbrojtjes. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin ganez, të lindur në Itali, Zhozef Asante.

Ky i fundit, është rritur si futbollist në akademitë e klubeve italiane, duke qenë pjesë e emrave si Parma apo Karpi, ndërsa në futbollin profesionist ka eksperienca në futbollin austriak me Austria Klagenfurt dhe në atë slloven me Gorica e Brda.

Lojtari ka dalë sot në stërvitje dhe në ditët në vijim pritet që të firmosë për korçarët, duke qenë një alternativë më shumë për Memellin në krahun e djathtë të prapavijës ku titullar është Meksi, por ky i fundit nuk e ka të sigurt qëndrimin në Korçë.

LEXO TE PLOTE