Connect with Us

Ish-ministri i Ramës ironizon aksionin në bregdet/ Nuk jetojmë dot pa zhurmën e matrapikut

Politikë

Ish-ministri i Ramës ironizon aksionin në bregdet/ Nuk jetojmë dot pa zhurmën e matrapikut

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka ironizuar aksionin për shembjen e ndërtimeve të paligjshme në zonat bregdetare.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se tashmë jemi mësuar dhe nuk e konceptojmë dot bregdetin, pa zhurmën e matrapikut dhe rrugët e papërfunduara.

10 vitet e fundit kemi qenë banorë të rregullt në bregdetin e jugut.

Në të gjitha vitet njësoj kemi parë e përjetuar zhurmën e matrapikut, betoniereve, ekskavatorëve, rrulëve e makinerive të rënda që punojnë fort në qershor-korrik-gusht…!

Rrugë të shkepura, gropa të hapura për themele, kantiere ndërtimi, publike dhe private, të gjitha bëhen në verë. Edhe shembjet e ndërtimeve ndodhin në verë. Në kulmin e pushimeve. Madje të shtunën e të dielën. Bash ato ditë kur njerëzia sulen në bregdet.

Në verë bëhen të gjalla edhe Tatim-Taksat,Taskforcat, policia pa bojë e DPSHTRR dhe pa dyshim edhe DJ-OSHEE.

Në janar-shkurt-mars-prill-maj e në vijim, në shtator-tetor-nëntor- dhjetor jeta pushon. Puna në kantere mbyllet. Eskavatorët fiken. Punojnë vetëm ata pa leje. Rrugët mjaftojnë edhe ashtu të ngushta nga lënia në mes…

Duket sikur më shumë duhet treguar, pra duhet bërë shoë se “po punojmë”… Njësoj, si shteti ashtu dhe privati.

Tani jemi mësuar. Nuk e konceptojmë dot më detin pa zhurmën e matrapikut. As me rrugë 100% të mbyllura.”-shkruan Manjani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Ish ministri i Ramës mesazh Metës/ Mos shko tek ai palo Komision

LEXO EDHE:  Duke urinuar tek hyrja e Kushtetueses/ Manjani uron Ditën e Drejtësisë me foton e pazakontë

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Nga

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha “këshillon” Adriatik Llallën/ Arresto popullin, jo politikanët

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Manjanit/ Kryemadhi tregon prapaskenat dhe votën e saj

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Djali i George Soros, Alexander Soros është takuar sot me kryeministrin Edi Rama në jug të vendit ku  ka zgjedhur të pushojë këtë fundjavë.

Soros ka ndarë fotot në rrjetet sociale, duke e quajtur Ramën mikun e tij të mirë, ndërsa ka postuar edhe pamje nga riviera shqiptare teksa e cilëson më të bukurën në Europë.

LEXO EDHE:  Ligji për Arsimin e Lartë/ Çfarë propozon ish-ministri i Ramës

 “Ishte e mrekullueshme të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shfletoni disa fotografi të nje nga rivierave më të bukura dhe të paprishura të Evropës“, shkruan djali i Soros.

LEXO EDHE:  “O pika mu në Prokuror!”/ Nuk përmbahet Ylli Manjani

 

LEXO TE PLOTE