LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditja e grupit kriminal/ Artan Hoxha: Të rinjtë shqiptarë përdoren si shpërndarës droge

21 Qershor 2021, 10:17, Kronika CNA
Goditja e grupit kriminal/ Artan Hoxha: Të rinjtë shqiptarë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur rreth goditjes së grupit kriminal që shpërndanin kokainë mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

I ftuar në Abc news, Artan  Hoxha ka theksuar se në grupet kriminale dhe krimit të organizuar ka më shumë të rinj shqiptarë.

Hoxha shprehet se ata përdoren si shpërndarës kokaine në vendet e Europës.

Është hetuar mbi informacionin që ka ardhur nga Zvicra. Pasi është dokumentuar është vepruar. Tetë janë të arrestuar dhe tre të tjerë janë në kërkim. Vitet e fundit një nga vendet që është lënë më në hije edhe nga hetimet është Zvicra. Ka qenë vendi i parë që shqiptarët kanë shkuar të mësojnë trafikun e heroinës dhe kokainës. Aty kanë bërë universitetin e parë.

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar dhe gjurmuar por nuk do të thotë se është ndërprerë aktiviteti fakti që atje hetimet kanë filluar para gjashtë vitesh. Rrallë kemi hetime kaq gjatë në Shqipëri. problematika që është hasur më shpesh është se ne në Shqipëri mbledhim pasojat. Janë viktimat që vijnë nga ky biznes që sjell të ardhura shumë të mëdha. Ne kemi grupe të krimit të organizuar që sapo fuqizohen duan të zgjidhin çdo hesap.

Është thjeshtë rasti i ardhës që dëshmohet rekrutimi i të rinjve që përdoren si shpërndarës. E kam ngritur sa herë këtë problem. Se ne prandaj mbledhim kufomat këtu sepse punëtorët që merren me shpërndarjen janë shqiptarë. Është shumë kollaj që të gjesh mosha të reja të futen në këtë rrugë pa krye. Ata shikojnë bashkëmoshatarë të tyre që dalin me makina luksoze papritur. Ky kapërcim bëhet në njëfarë mënyre shembulli për të tjerët. Ky është problemi i gabuar. Papunësia, vrasja e shpresës i ka bërë moshat e reja që të shkojnë drejt kësaj rruge. E kemi ngritur këtë problem qëkur u rritën sipërfaqet me kanabis. Duhet fuqia punëtore. Shtëpitë e barit në Angli që janë aktivitetet më të përhapura janë kryesisht të rinjtë marrë nga zona të thella të Shqipërisë. E merr një të ri e çon me maune dhe gjithë kjo masë të rinjsh që është e pashpresë në Shqipëri janë lënda e parë për krimin e organizuar.

Kur shkon te kokaina pasi bën trajnimin tek këto aktivitetet e para atëherë kalon tek kokaina që sjell më shumë para. Këtu fillojnë nga shpërndarja në rrugë dhe deri tek ata që arrijnë të dalin në krye. Sot është shumë plagë e rëndë, sepse grupet e krimit të organizuar e kanë shumë të lehtë të gjejnë ushtarë në Shqipëri dhe ti përdorin si mish për top për shpërndarje në vendet e BE“, shprehet Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga