Connect with Us

Gati largimi nga Italia për Hysajn, e do klubi i njohur europian

Seria A

Gati largimi nga Italia për Hysajn, e do klubi i njohur europian

Publikuar

-

Elseid Hysaj është një lojtar i lirë që pas datës 1 korrik të këtij viti. Mbrojtësit të Kombëtares, që i përfundon marrëveshja me napolitanët, duke mos rinovuar me “Axurrët”, i janë afruar shumë skuadra dhe në media të ndryshme raportohet për mundësi të ndryshme transferimi.

Së fundmi, në Turqi bëjnë me dije se Fenerbahçe është vënë pas gjurmëve të mbrojtësit kuqezi. Gjithashtu, raportohet se kjo skuadër kërkon edhe shqiptarin e Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, në pronësi të skuadrës së Lids Junajtid. Alioski pak ditë më parë shënoi gol me Maqedoninë e Veriut në Europian.

Sipas mediave turke, skuadra që e përfundoi sezonin në vend të tretë në elitën e futbollit turk, po kërkon që të përforcojë skuadrën për të tentuar maksimumin jo vetëm në kupat e Europës, por edhe në sezonin e ardhshëm në Turqi. Fenerbahçe raportohet se ka vënë nën shënjestër mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, nisur nga fakti se ai del një lojtar i lirë për pak ditë si dhe nga vetë nevoja për të afruar një mbrojtës të djathtë. Në Turqi bëjnë me dije se klubi turk ka nisur negociatat me menaxherin e Hysajt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Buffon: Ndihem si një artist, ka një shkak pse nuk u tërhoqa nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Gianlugi Buffon u rikthye pas 20 viteve te Parma. Portieri italian do të luajë në Serie B këtë sezon, me objektivin për të ndihmuar ekipin emilian të rikthehet në elitën e futbollit italian.

Në janar feston 44-vjetorin e lindjes, Buffon nuk ka ndërmend të ndalet dhe në prononcimin e dhënë për La Repubblica tregon se çfarë e mban akoma aktiv në futboll.

Unë ndihem si një artist. Nuk doja të tërhiqesha nga futbolli, pasi mendoj se një artist kultivon gjithmonë dëshirën për të treguar artin e tij, nëse është akoma i aftë, për kënaqësi personale dhe njëfarë doze narcizmi.

Rikthimi te Juventusi si drejtues? Jo, nuk kam asnjë akord për të punuar në klub. Jam rikthyer për herë të dytë në Serie B. Kur luajta këtu në moshën 28-vjeçare kur isha një pikë referimi në futbollin botëror, pse të mos e bëj tani që jam 43 vjeç?

Në vitin 2006 zgjodha të vazhdoj me Juventusin, tani zgjodha Parmën. Unë mund të luaj edhe në Kategorinë e Parë, asgjë nuk ndryshon për mua“, theksoi një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ka besimin e Sarrit, Vedat Muriqi vazhdon të shënojë me Lazion

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi vazhdon të shënojë me rregullsi në fazën përgatitore të Lacios, duke treguar se Mauricio Sarri ndoshta nuk gabohet që i beson aq shumë sulmuesit. “Pirati” ka shënuar edhe në miqësoren e djeshme të Lacios ndaj Mepen, në barazimin 1-1 të ndeshjes që u zhvillua në Gjermani.

Sulmuesi ishte rreshtuar titullar nga trajneri, edhe pse në radhët e skuadrës janë kthyer Kaisedo, Imobile e Korrea. Një zgjedhje që rezultoi e goditur, pasi Muriqi shënoi edhe sot, duke shfrytëzuar një pasim të artë të Felipe Anderson për të barazuar rezultatin në minutën e 19, pasi ekipi gjerman kishte shënuar i pari me Kruger.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të sfidës, edhe pse Imobile kishte mundësinë për të mbyllur ndeshjen me fitore, pasi shpërdoroi një penallti. Goli mund të ndihmojë Muriqin për të fituar vende në hierarkinë brenda skuadrës, pasi diskutohet se njëri mes tij dhe Kaisedos do t’i japë lamtumirën ekipit. Siç po shkojnë gjërat në këtë fazë përgatitore, duket se basti i Sarrit është për të zgjedhur sulmuesin e Kosovës para atij të Ekuadorit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lukaku drejt Chelsea, Manchester United përfiton më shumë se Interi nëse realizohet

Publikuar

-

Nga

Interi duket se do të humbasë në këtë merkato edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, Romelu Lukaku. Sulmuesi belg kërkohet me ngulm nga Chelsea, që është gati të bëjë gjithçka për ta marrë në skuadër.

Londinezët kanë përgatitur një ofertë rreth 100 milionë euro dhe Interi është gati ta pranojë. Megjithatë në rast se kjo do të realizohej, atëherë më shumë do të përfitonte Manchester United, se ziklatërit.

Sipas raportimeve të “The Telegraph”, thuhet se klubi italian duke t’i paguajë “Djajve të Kuq ende 50 milionë euro, për transferimin që u bë dy vjet më parë. Interi nuk e ka paguar ende të gjithë shumën për transferimin dhe tashmë i detyrohet ende klubit nga Manchester.

Megjithatë asgjë nuk përfundon këtu! Raportohet gjithashtu se United ka ruajtur 5% të kartonit të lojtarit, në rast se Interi e shet. Pra, me pak fjalë te Manchester United luten që ky transferim i sulmuesit te Chelsea të realizohet, pasi ata do të mbushnin arkat dhe të ardhurat mund t’i investojnë në merkato.

LEXO TE PLOTE