Connect with Us

Falsifikonin testet anti-Covid/ Zbardhen bisedat, ja si ranë në “grackë” të implikuarit

Aktualitet

Falsifikonin testet anti-Covid/ Zbardhen bisedat, ja si ranë në “grackë” të implikuarit

Publikuar

-

Në një operacion të zhvilluar sot nga policia e Tiranës pas përgjimeve nga prokuroria për disa muaj janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve mjekë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falsifikatorë dhe disa sekserë të agjencisë së udhëtimit, për teste COVID false me çmim 35-40 euro. ABC ka publikuar dosjen e plotë të përgjimeve si arriti që të bjerë prokuroria në gjurmët e falsifikatorëve.

Si nisi hetimi?

Në dosjen e prokurorisë sqarohet se gjithçka ka nisur nga denoncimi i administratorit të një shoqërie private të laboratorëve që kryente testi për COVID-19, i cili kishte të dhëna që falsifikohen nga persona të paidentifikuar fletë të analizave të testit të Covid-19 me logon e laboratorit të tij duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme.

Gjithashtu në Prokurorinë e Tiranës janë referuar nga Komisarati i Policisë Rinas edhe disa raste të tjera me teste covidi të falsifikuara nga persona që kanë tentuar të udhëtojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit në vendet e BE.

Prokuroria thekson se nga informacionet e siguruara nga shërbimet e policisë gjyqësore për këtë aktivitet kriminal në fushën e falsifikimeve është mësuar nga burime policore se personi i cili mund t’i falsifikonte këto teste ishte Ronald Karrica i cili kishte një dyqan internet-fotokopje-printime në rrugën “Zihni Sako” Tiranë pranë vendit të quajtur “Oxhaku”.

Ditën e sotme prokuroria në bashkëpunim me policinë vendosën që të ndërhynin. “Ronald Karrica është konstatuar në dyqanin e tij nisur nga ky fakt është kryer kontroll i këtij ambienti, ku gjatë kontrollit në sirtare dhe raftet e dyqanit janë gjetur dhe sekuestruar teste të plotësuara dhe bosh me logon e laboratorëve edhe në koshin e mbeturinave të tij janë konstauar, gjetur dhe fiksuar teste covidi të grisura pjesërisht me logon e laboratorëve.

Gjithashtu Ronald Karricës i është gjetur dhe sekuestruar telefoni. Gjatë kqyrjes voluminoze në aplikacionin Whatsapp janë konstatuar komunikime me persona të ndryshem të cilat i kanë kërkuar që ti sigurojë (prodhojë) teste covidi kundrejt pagesës për persona të tjerë të cilët do të udhetonin jashtë Shqiperise. Këta persona i nisnin Ronald Karrica foton e kartës së identitetit të personit, kohën e nisjes së tij, vendin nga do të kalonte dhe i kërkonin që ti siguronte testin në dispozicion të tyre në afatin që klientët e donin” thotë organi i akuzës.

Po ashtu, nga këqyrja paraprake më me interes në aplikacionin Whatsapp janë konstatuar komunikime me disa persona të tjerë të cilët i gjenin klientë organizatorit dhe më pas ata i ndanin fitimet sipas numrave për testet që kanë kryer. Në dosje janë edhe përgjimet që dërguan pas hekurave mjekë dhe sekserë dhe skema si “rekrutoheshin” qytetarët që kërkonin teste covidi false për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Përgjimet

M.K. i dërgon Ronit (Ronald Karrica) një kartë identiteti me emrin B.M. dhe ku i thotë se dalja i duhet për nesër mbasdite (domethënë për datën 20.06.2021). Biseda është si më poshtë vijon:
M.K.: daljen per neser mgjes
M.K.: mfal neser masdite
M.K.: se avioni e ka te henen mgjes
Rmedia: Nesër për nesër darkë
M.K.: po
M.K.: mos ma harro
M.K.: te lutemmm
Rmedia: Po nisem
M.K.: Missed voice call
M.K.: o roni te lutem
M.K.: a do vonohesh shume.

LEXO EDHE:  Denoncimi i "Fiks Fare"/ “Të fortët” bëjnë ligjin, gjunjëzojnë institucionet në Mamurras

Një tjetër përgjim me E.K. ku që prej datës 21 prill e në vazhdim ka biseda të vazhdueshme dhe shumë karta identiteti të cilët kërkojnë test Covid. Në bisedën e tij të fundit në datën 20.06.2021 në orën 12:35 Roni i thotë: me 10 Euro ose 1250 copa do i bëjmë deri në fund të gushtit. Thuj 25 ose 35 euro të tjerëve ose për mik me 2500 lekë. Biseda është si më poshtë vijon:

E.K.: Dalja sonte ne 19:30
Rmedia: Hajde
E.K.:A esht gati
Rmedia: Po
Rmedia: IKAE.K.: Me thuaj kur ta lesh aty
Rmedia: Të dy njësob
Rmedia: Njësoj
Rmedia: Gati
E.K.: Dalja sot ne 8 te darkes
E.K.: Se nisen neser ne mjes
Rmedia: 28 me 29 ora 14 e 30
E.K.: Po me 27 n dark ka ik
E.K.: Roni aman a ka shku te puna akoma
E.K.: Ai se esht duke prit ne dogan ai shoku
Rmedia: 27 në 21.40
E.K.: Po
E.K.: Aman ma co pdf
E.K.: Ditlindja 12.07.2004
E.K.: Per sot ne oren 5:30 daljen
E.K.: Roni aman coje pak
E.K.: Se per 10 min vjen ne dyqan ai shoku
Rmedia: Kur
Rmedia: Ti ka pagu lekët olsi
E.K.: Hahahahhahahahah
E.K.: Hahahhahahahha
Rmedia: Të gjthë tu prenotu olsin mr e taku për borxhet
Rmedia: Tani me aplikim tek e-albania
E.K.: Lene mos pyt
E.K.: Po dhe ka mundsi
Rmedia: Zgjidh debitorin… tek menuja apliko për debimarrje
Rmedia: Olsi po thot ça ka ky që qesh me vete
Rmedia: Mreti
E.K.: Hahahahhahahahhahah me ke vdek
Rmedia: O olsi
Rmedia: Ta di që qeshim me ate
E.K.: E ka kuptu po se din se me ke po flas
Rmedia: Mos ja trego
Rmedia: Se është
E.K.: Hahahhahahhahahah
E.K.: I ka ik zari
Rmedia: Po qaj me lot
Rmedia: Tu rregullu lokalin olsi
E.K.: Tu e gadot
E.K.: Gadit
Rmedia: Thuji olsit
E.K.: Hahahhahahah
Rmedia: Edhe aty ku e ke lënë celularin ti,prapë Olsi po mundohet të ta marri me pidhsomllik.
E.K.: Hahahahhahaha esht i kapshem ta kap ne ajer
Rmedia: Kujdes!
Rmedia: Ika unë. Të fala
E.K.: Shnet
E.K.: Nje sek
E.K.: 7:40pm e Ka sot fluturimin
Rmedia: Ok
Rmedia: Dje darkë për sot në mjes ora 10.12
E.K.: Ok
E.K.: A u bo dak
Rmedia: Po
Rmedia: Me 10 euro ose 1250 copa do i bëjmë deri ne fund gushtit. ok
Rmedia: Thuji 25 ose 35 euro tjerëve
Rmedia: Ose për mik me 2500 lekë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri i Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve.

Kurti ka arritur të dielën në mbrëmje në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci me helikopterin e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri pas përgjimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve?!

Ai është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

LEXO EDHE:  Gjykatë-Prokurori “ping pong” me Artan Shkëmbin

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Plenkoviq ndërkohë ka publikuar në video të shkurtër në rrjetin social Twitter, ku është parë Kurti afër spitalit në Sllavonski Brod për të vizituar të plagosurit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia tregon forcën e marinës ruse/ Putin: Zbulojmë çdo armik

Publikuar

-

Nga

Rusia tregon forcën e marinës ruse, Putin: Zbulojmë çdo armik

Marina ruse mund të zbulojë çdo armik dhe nëse është e nevojshme është gati të nisë një “sulm të paparashikueshëm” është ky paralajmërimi i presidentit rus Vladimir Putin, disa javë pasi një anije luftarake e Mbretërisë e Bashkuar zemëroi Moskën duke kaluar gadishullin e Krimesë.

“Sot, marina ruse ka gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur atdheun, interesat tona kombëtare. Ne jemi të aftë të zbulojmë çdo armik nënujor, mbi ujë, apo edhe në ajër dhe nëse kërkohet, ne mund të të kryejmë një sulm të paparashikueshëm kundër tij”, u shpreh Putin.

Një deklaratë të tillë shefi i Kremlinit e dha gjatë paradës së marinës ruse në Shën Petersburg.

Muajin e kaluar Putin tha se Rusia mund të fundoste anijen luftarake britanike HMS Defender, që e akuzoi për hyrje të paligjshme në ujërat e saj territoriale, dhe shtoi tha se Shtetet e Bashkuara ndikuan në  këtë “provokim”.

Presidenti Vladimir Putin përdori pikërisht paradën kushtuar Ditës së Marinës për t’i kujtuar botës muskujt ushtarakë të Rusisë duke zbuluar edhe  armët bërthamore hipersonike.

LEXO EDHE:  Privatizimi i 4 hidrocentraleve/ Prokuroria nis hetimin ndaj  ministrave dhe zyrtarëve të lartë

LEXO EDHE:  PD “sulmon” Prokurorinë/ “E kapur nga Edi Rama”

Më shumë se 50 anije dhe 4,000 trupa morën pjesë në paradën përpara se në tetor të festohet  325 vjetori i marinës .

Putin vlerësoi fuqizimin e shpejtë të Rusisë në sistemin detar. Nga anijet rudimentare në periudhën e Pjetrit, marina ruse tani zotëron “sistemet e fundit të armëve hipersonike”, që sipas Putin nuk kanë ekuivalent në botë./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kurti dhe ministrat mbërrijnë me helikopter në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik/ Albin Kurti mbërrin me helikopter në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në mbrëmje me helikopter në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci, bashkë me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, për të vizituar të plagosurit dhe familjarët e viktimave të një aksidenti me autobus   këtë zonë.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë vdekur 10 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

LEXO EDHE:  Dyshohet për vrasje/ Italiani i zhdukur në shqipëri nga 2013

LEXO EDHE:  Gjykatë-Prokurori “ping pong” me Artan Shkëmbin

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE