LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Era tradhti” në Milano, Interi provon t’i rrëmbejë mesfushorin Milanit

21 Qershor 2021, 10:09, Sport CNA
“Era tradhti” në Milano, Interi provon t’i

Një lajm mjaft i bujshëm ka qarkulluar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Milano. Hakan Calhanoglu, të cilit i ka skaduar kontrata me Milanin mund të qëndrojë në qytetin e modës, por me ngjyra të tjera.

Sky Sport raporton se Interi ka ndërhyrë për t?i bërë një ofertë bindëse mesfushorit, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Zikaltërit thuajse e kanë humbur Eriksen, që dyshon se do kthehet më të luajë si profesionist.

Në këtë situatë Marotta ka ndërhyrë për Calhanoglu, i cili nëse do pranonte ofertën e zikaltërve, do të bënte një tradhti të madhe ndaj tifozëve të Milanit dhe do krijonte një bujë të madhe jo vetëm në Itali. Gjithsesi ai nuk do ishte as i pari, as i fundit.

Lajmet e fundit nga