Connect with Us

Donaruma largohet nga Milani, kryen vizitat mjekësore te ekipi i ri

Seria A

Donaruma largohet nga Milani, kryen vizitat mjekësore te ekipi i ri

Publikuar

-

Xhanluixhi Donaruma do të luajë te PSG-ja sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk ka më dyshime. Portieri në fund të muajit del si lojtar i lirë dhe më pas do të bashkohet me PSG-në.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e sotme portieri italian i është nënshtruar vizitave mjekësore. Për shkak të grumbullimit me Italinë për Europianin, PSG-ja është detyruar të dërgojë mjekët në Romë, për vizitat mjekësore të Donarumës.

Ky i fundit e mbylli me Milanit dhe tashmë do të vazhdojë karrierën me francezët. Donaruma do të firmosë deri në vitin 2026 me PSG-në, teksa do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Klubi italian hedh sytë nga Kumbulla, mbrojtësi mund të luajë në Champions

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla bëri një hap të rëndësishëm një vit më parë, teksa pas një sezoni shumë të mirë me Hellas Verona, kaloi te Roma.

Megjithatë te verdhekuqtë nuk shkoi gjithçka shumë mirë, kjo për shkak të dëmtimeve dhe infektimit me Covid-19, që shoqëruan lojtarit në sezonin e fundit.

Me ardhjen e Mourinho te Roma, Kumbulla nuk e ka të sigurt vendin në skuadër, për shkak se mbrojtja tani do të jetë me 4 dhe për dy vendet e qendrës luftojnë 4 lojtarë.

Nga kjo kërkon të përfitojë Atalanta, që ka piketuar shqiptarin si një zëvendësues të Cristian Romero. Ky i fundit është shumë afër kalimit te Tottenham dhe trajneri Gasperini, i ka sugjeruar drejtuesve mbrojtësin shqiptar, i cili shihet si një investim për të tashmen dhe për të ardhmen.

Kundrejt një oferte të kënaqshme, Roma mund të lëkundej dhe mund t’i hapte rrugën një largimi të Kumbullës, i cili te Atalanta do gjente një tjetër mbrojtës të Kombëtares, Berat Gjimshitin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nëse largohet Vidal, Interi do tentojë afrimin e Pjanic

Publikuar

-

Nga

Miralem Pjanic mund të kthehet në Serie A pas vetëm një sezoni zhgënjyes në Barcelonë. Në klubin blaugrana po kërkojnë të reduktojnë organikën dhe buxhetin e pagave për të bërë të mundur federimin e Lionel Messit, dhe në klubin katalanas synojnë t’i gjejnë sa më shpejt një sistemim.

Nëse përparësia e boshnjakut mbetet një rikthim te Juventusi, por momentalisht hapsirat për të janë të pakta. Interi është përfshirë në garë ndërkohë për të siguruar shërbimet e Pjanic.

Për momentin kjo është vetëm një hipotezë, por ajo që  mbetet për tu parë është pjesa sesi do te ecin diskutimet e zikaltërve me çështjen e rinovimit të kontratës së Brozovic, nëse nuk arrihet akordi atëherë, Inter po mendon t’i propozojë Juventusit një shkëmbim mes Brozovic dhe Pjanic nëse boshnjaku rikthehet te bardhezinjtë.

Mediat iberike nuk japin shumë detaje në lidhje me këtë tentativë të zikaltërve, megjithatë është e qartë se një mesfushor me cilësitë e Pjanic do t’i bënte punë Interit.

Gjithsesi për të arritur te Pjanic në shtëpinë zikaltër duhet që më parë të lirohen nga Arturo Vidal duke patur parasysh pagën e lartë por edhe rendimentin e kilianit në sezonin e shkuar.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Napoli mposht Bayernin e Mynihut në miqësore

Publikuar

-

Nga

Napoli ka arritur ta mposhtë Bayernin me rezultat 3-0 në kuadër të miqësoreve para-sezonale. Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që patën raste të mira shënimi por pjesa e parë u mbyll 0-0.

Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime në fushë, ndërsa Napoli kishte iniciativën e ndeshjes dhe realizoi golin e parë në min e 70’ mes Victor Osimhen.

Vetëm një minutë më vonë, në min e 71’ realizoi sërish Osimhen për 2-0. Goditjen përfundimtare Bayernit ja dha Zinedine Machach me golin e tij në min e 86’ për rezultatin përfundimtar 3-0.

Kjo ndeshje do të iu shërbejë të dyja skuadrave për të parë formën aktuale të futbollistëve në prag të fillimit të sezonit të ri.

LEXO TE PLOTE