LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dha dorëheqjen nga Bindja Demokratike/ Patozi: Veprim që duhet ta bëjë çdo drejtues

21 Qershor 2021, 19:34, Politikë CNA
Dha dorëheqjen nga Bindja Demokratike/ Patozi: Veprim që duhet ta

Ish drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi është shprehur se ai do të vazhdojë të jetë i angazhuar në partinë që ai drejtonte dhe se do ta mbështesë gjithmonë atë.

I ftuar në studion e Absolut 4 Patozi u shpreh se dorëheqja është një një gjest të cilin duhet ta bëjë çdo drejtues politik i një force serioze në ato pozita.

Gjithashtu ai shtoi se do ta vazhdojë drejtimin e tij politik, pasi nuk i ka shkaktuar dëm vendit dhe sipas tij nuk ka zhgënjyer asnjëherë njerëzit që ka punuar.

?Vazhdoj e mbështes Bindjen pa asnjë dyshim, për dy arsye. E para, kur ne krijuam bindjen demokratike nuk kishim parasysh që ky është një projekt një përdorimesh. Ne kemi vendosur të marrim pjesë sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Së dyti, unë kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bindjes Demokratike jo për shkak se kisha dhënë fjalën, unë fjalën e mbaj gjithmonë, por mendoj se është një gjest që i takon çdo drejtuesi politik i një force serioze. Unë do të vazhdoj angazhimin tim publik sepse nuk i kam shkaktuar asnjë dëm vendit tim dhe nuk kam zhgënjyer asnjëherë njerëzit që kam punuar. Nuk ishte dorëzim?, tha Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga