LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA zbuloi skandalin/ Anulohet tenderi i pastrimit në Bashkinë e Tiranës

21 Qershor 2021, 10:52, Aktualitet CNA

CNA.al ka denoncuar dhe i ka nxjerrë të provuara me dokumenteve ekskluzive, se si firma me dokumenta false merrnin pjesë në tendera.

Skandali ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, ku një nga subjektet konkuruese për tenderin e pastrimit të Tiranës, ka paraqitur dokumenta false.

Bëhet fjalë për kompaninë Korsel, për të cilën CNA.al ka mundur të sigurojë një pjesë të dokumentacionit, me të cilat ka hedhur dritë mbi skandalin. Në garën për Lotin e II të pastrimit në Tiranë, kompania në fjalë ka paraqitur dokumenta dhe kontrata për qera-marrje automjetesh të cilat janë false.

Janë disa mjete të siguruara në Rumani nga firma Korsel, ku përfshihen autobote uji dhe kamionçina.

Sipas verifikimeve të bëra rezulton se dokumentat e paraqitura në garë janë me falsifikime. (Lexo këtu)

Hetimet nga Komisioni i Prokurimit Publik

Për këtë skandal është kryer edhe një hetim nga Komisioni i Prokurimit Publik, pas ankesave të mbërritura në këtë institucion.

KPP me anë të vendimit 264/2021, ka konstatuar se kompania Korsel ka marrë pjesë në tender me dokumenta të rreme.

KPP ka konstatuar se ekzistojnë mospërputhje në numrin e shasisë së deklaruar për të treja mjetet si dhe në peshën maksimale të pranuar.

?Për të treja mjetet, këto elemente rezultojnë të ndryshme në dokumentacionin e dorëzuar nga operatori Korsel SHPK ditën e zhvillimit të procedurës së prokurimit objekt ankimi dhe provës së administruar në fashikullin e shqyrtimit administrativ nga KPP, dokument i lëshuar nga Regjistri Tregtar Rumun.

KPP gjykon se operatori ekonomik Korsel nuk ka paraqitur dokumentacion të vlefshëm lidhur me disponimin e makinerive të nevojshme për realizimin e kontratës pasi ka mospërputhje midis të dhënave të deklaruara dhe atyre të konfirmuara nga organet e tjera të administratës shtetërore në regjistrat publikë të shtetit Rumun.

Për këtë arsye, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se pretendimi i operatorit ekonomik ankimues qëndron dhe se autoriteti kontraktor duhet të skualifikojë operatorin ekonomik ?Korsel? në procedurën e prokurimit objekt ankimi?, thuhet në vendimin e Komisionit të Prokurimi Publik.

Për këtë arsye KPK ka kërkua nga Autoriteti kontraktor që të skualifikojë operatorin ekonomik ?Korsel? SHPK dhe më pas të anulojë procedurën prokurimit.

Gjithashtu KPP  i ka propozuar Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e hetimit administrativ për konstatimet e gjetura.

Vendimi i KPP

1.Të mos marrë në shqyrtim pretendimet e operatorit ekonomik ?Rej? SHPK lidhur me skualifikimin e ofertës së tij në procedurën e prokurimit të sipërcituar.

2. Autoriteti kontraktor të skualifikojë operatorin ekonomik ?Korsel? SHPK dhe më pas të anulojë procedurën e mësipërme të prokurimit dhe me rihapjen e procedurës të ketë parasysh konstatimet e mësipërme të bëra nga Komisioni i Prokurimit Publik.

3.T?i propozojë Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e hetimit administrativ për konstatimet e mësipërme, si edhe të dërgohet pranë APP-së kopje e materialeve të administruara në shqyrtimin administrativ nr.332 prot datë 24.02.2021.

4.Autoriteti kontraktor, brenda 10 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

5. Ngarkohet zyra e financës që të bëjë kthimin e tarifës financiare të paguar nga operatori ekonomik ?Rej? SHPK./CNA.al

Skandali/ Firma me dokumenta false në garë për pastrimin e Tiranës

Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e Tiranës

Lajmet e fundit nga