Connect with Us

VIDEO/ Italia një “makineri perfekte”! Pjesën e parë e vendos goli fantastik i Pesinës

Sport

VIDEO/ Italia një “makineri perfekte”! Pjesën e parë e vendos goli fantastik i Pesinës

Publikuar

-

Italia, e kualifikuar për në fazën tjetër të kampionatit, ka aktivizuar rezervat sot, por kjo nuk do të thitë se nuk do të ishin super edhe ndaj Uellsit.

Mesfushori i Atalantas, Matteo Pessina ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 39, pas një skeme të ekzekutuar në perfeksion nga goditja e dënimit.

Një gol i rëndësishëm për Italinë, që ruan kreun e grupit dhe qëndron perfekte, aktualisht në kuotën e 9 pikëve. Janë anormalë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Trajneri e kap me shpulla/ Xhudistja gjermane: Ia kërkova unë!

Publikuar

-

Nga

Sportistët shquhen për ritualet e tyre të çuditshme para se të garojnë në një kompeticion, por ky i fundit i ka tejkaluar të gjitha kufijtë. Protagoniste është bërë xhudistja gjermane Martina Trajdos e cila u godit fort me shpulla nga trajneri i saj para se të zbriste në tapet për duelin.

Videoja ka bërë xhiron e botës, teksa shumë mbetën të habitur nga kjo skenë, por vetë gjermania pas duelit u shpreh se ishte një kërkesë e saj për ta motivuar.

‘’Trajneri im bëri thjeshtë atë që unë dëshirova. Duket se nuk ishin mjaft të forta, pasi humba. Do të doja të kisha pushtuar portalet me diçka tjetër sot, por nuk ndodhi’’, tha Trajdos e cila humbi përballë rivales hungareze në kategorinë e 63 kilogramëve.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Manaj zbarkon në Gjermani, gati për ndeshjen e radhës me Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Skuadra e Barcelonës ka udhëtuar drejt Gjermanisë aty ku do të luajë një ndeshje miqësore me Shtutgartin në datën 31 korrik. Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka udhëtuar me gjithë shokët e skuadrës dhe pritet të aktivizohet sërish në radhët e katalanasve.

Performancat e fundit e kanë futur në mendime trajnerin Kuman i cili si duket nuk kërkon të heqë dorë nga lushnjari, madje sipas mediave spanjolle tekniku holandez i ka kërkuar presidentit të klubit, Joan Laporta të mos e shesë sulmuesin kuqezi.

Në Gjermani kanë udhëtuar dhe yjet e tjetër të skuadrës, ndërkohë mungojnë Mesi dhe Aguero pas ndodhen me pushime pas përfundimit të ‘’Copa America’’.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vetëm 1 kilogramë larg medaljes, Briken Calja renditet i katërti në Lojërat Olimpike

Publikuar

-

Nga

Briken Calja ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në Ljërat Olimpike “Tokio 2020”, por mbeti në vendin e katërt me vetëm 1 kilogramë larg medaljes. Shqiptari e mbylli me 151 kg garimin në stilin e shkëputjes, por ka bërë shumë më mirë në stilin e shtytjes.

31-vjeçari çoi 184 kg në tentativën e parë, ndërsa dështoi në të dytën me 188 kg. Fantastike prova e tretë e Caljes, i cili ia doli të ngrejë 190 kg. Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt. Vetëm 1 kg ishte Calja larg medaljes se bronztë.

LEXO TE PLOTE