Connect with Us

Trajneri i Hungarisë qan në konferencën për shtyp: Ndihem si një fëmijë!

Sport

Trajneri i Hungarisë qan në konferencën për shtyp: Ndihem si një fëmijë!

Publikuar

-

Hungaria arriti të marrë një barazim fantastik kundër kampionëve të Botës, Francës dhe mban kështu gjallë shpresat për një kalim te grupit teksa ndeshjen e fundit do ta luajnë kundër Gjermanisë.

Pas ndeshjes, tekniku i hungarezëve, Marko Rosi u pa mjaft i lumtur teksa u shpreh se ndihej si një fëmijë 5 vjeç duke mos i kursyer lotët.

‘’Ndihem si një fëmijë që shkon për herë të parë në një park lodrash. Normalisht dhe kur shkon në park lodrash duhet të luash, kështu që dhe ne luajtëm. Përderisa kemi arritur deri këtu duhet të bëjmë figurë të mirë’’.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Armando Sadiku tregon makthin që ka përjetuar këto muaj në Bolivi

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku i ka dhënë fund aventurës së tij te Bolivar dhe po bëhet gati të kthehet në Europë për të vijuar karrierën e tij. Sulmuesi pritet të firmosë në ditët e ardhshme te Las Palmas në La Liga 2 në Spanjë. Por para se të largohej, ai ka shkuar të takojë ish-shokët e tij të skuadrës në stërvitje duke u uruar fat, ndërsa për mediat e pranishme ka treguar se pse gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç shpresonte kur mori rrugën drejt Amerikës së Jugut.

“Këtu më ndodhi çdo gjë e keqe. Kështu është, përfundoi gjithçka. U sëmura. Nuk isha kurrë në 100%”, shpjegoi Sadiku arsyen se pse nuk ia doli që të shprehej në maksimum te Bolivar ku do të kujtohet vetëm për dy golat e tij në kampionat.

Ai ka treguar se mungesa e familjes së tij në La Paz, ia kishte bërë gjithçka më të vështirë dhe ambientimi me lartësinë kishte qenë një problem më vete. Një sëmundje në stomak pasi nuk u përshtat me ushqimin, ndikoi të gjithë përgatitjet e tij.

“Të them të vërtetën, mua më ndikoi shumë lartësia, nuk u përshtata kurrë këtu. Më ndodhën të gjitha gjërat më të këqija, u sëmura, nuk dhashë kurrë 100% dhe për këtë më vjen keq. Bolivar është një klub i madh, shpresoj që të shpallen kampionë. Do ta mbaj gjithmonë në zemër, më vjen keq që nuk mund të jepja gjithçka, por kështu janë gjërat”, theksoi sulmuesi i cili u kërkoi falje edhe tifozëve që nuk kishte mbajtur dot premtimet.

“Tifozët ishin të mirë, kërkonin gola siç është normale. Edhe tifozëve që kanë folur keq për mua, u kërkoj falje”, ishin fjalët e Sadikut para se të largohej nga Bolivar.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Chelsea nuk heq dorë nga Lukaku, ofron 100 mln euro dhe një futbollist

Publikuar

-

Nga

Pasi fitoi Ligën e Kampioneve, Çelsit i është hapur oreksit për të tjerë trofe. Kampionati dhe suksesi europian janë në objektivat e londinezëve, por për t’ia dalë mbanë, trajneri Tuhel ka kërkesa specifike. Një prej tyre ka të bëjë me rolin e sulmuesit dhe thuhet se Roman Abramoviçi është gati t’i plotësojë dëshirën. Synimet janë njëri mes Eling Halandit dhe Romelu Lukakut. Për norvegjezin e Borusias ishin gati 175 milionë euro, por vetë 21-vjeçari e ka konsideruar si të tepruar shifrën për një lojtar të vetëm. Ndoshta nuk e mendon kështu drejtori i Borusias, Vacke, i cili sidoqoftë e cilësoi si të pashitshëm yllin e skuadrës. Në këto kushte e me mbi 100 milionë euro për të investuar, Çelsi ka drejtuar radarët nga Milanoja zikaltër.

Tashmë në shënjestër është Romelu Lukaku, për të cilin mund të investohen deri në 130 milionë euro. Shifra ekziston në arkat e bluve, por mediat angleze bëjnë të ditur se në bisedën me Interin do të tentohet përfshirja e Timo Vernerit. I blerë një vit më parë për thuajse 70 milionë euro, gjermani nuk e ka justifikuar besimin duke e shpërblyer me vetëm 12 gola në 52 prezenca. Ai ka rënë në sy më tepër për asistent, duke shërbyer 15 të tillë në të gjitha kompeticionet me ekipin që fillimisht u drejtuar nga Frenk Lampard përpara se të kalonte në duart e Tomas Tuhelit. As me patriotin e tij Verner nuk arriti të përsëriste bëmat që e bënë të njohur në kohët e Lajpcigut. Tashmë 25-vjeçari nuk konsiderohet i paprekshëm dhe drejtuesit anglezë janë gati ta sakrifikojnë për të siguruar Lukakun.

Duke parë problemet ekonomike, drejtori Marota edhe mund të pranojë ofertën e Çelsit, sepse sidoqoftë disa milionë dhe Verneri plus nuk janë një propozim i keq. Aktualisht përgjigjja është negative. Për hir të së vërtetës, Lukaku ka qenë i qartë në fjalët e tij teksa vetëm pak javë më parë i betohej për dashuri Interit. Ai ndihet mbret në Milano dhe komod në realitetin zikaltër. Për momentin pozicioni i tij duket po aq i palëvizshëm sa vetë sulmuesi kur është në fushë, megjithatë, në vitet e fundit kemi mësuar se milionat e eurove lëvizin këdo. Madje edhe një mal si “Big Rom”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Latifi titullar, ja si pritet të luajë Vllaznia sot ndaj AEL Limsolit

Publikuar

-

Nga

Vllaznia pritet që të ketë lëvizje në formacionin e parë nisur nga takimi i fundit. Mungesa e Da Silvës së dëmtuar dhe Gjurgjeviçit për arsye kartonësh e kanë detyruar trajnerin Tomas Brdariç të bëjë lëvizjen kokë më kokë për ndeshjen e sotme.

Nga sa mësohet, për të parën herë në formacionin e parë do të jetë gjysmësulmuesi Liridon Latifi. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë Brdariçi në konferencën e djeshme. Ai pritet që të jetë zëvendësimi kokë më kokë me sulmuesin Gjurgjeviç.

Një nga dyshimet ngelet nëse do të jetë sërish Çoba titullar apo mund të ketë një riaktivizim nga minuta e parë të boshnjakut Dilaver.

Mirëpo, për qendrën e sulmit ka edhe një balotazh mes Dilaverit dhe Hoxhajt, ndonëse Brdariçit i pëlqen shumë edhe Çoba.

Eksperienca e vlerat e boshnjakut mund të kërkohen që të shfrytëzohen në këtë takim, ndaj edhe ka pak më shumë shanse, por deri në momentin e fundit mund të ndodhë gjithçka.

Ndërsa pjesa tjetër pritet të jetë e përbërë nga Zogoviç në portë, Gurishta, Adili, Imami e Bulatoviç në mbrojtje.

Në mesin e fushës, Krymi, Kaleziç dhe Jonuzi, ndërsa në mesfushë në ndihmë të sulmit përkrah Latifit e Çobës apo Dilaver pritet të jetë sërish Kruja.

LEXO TE PLOTE