Connect with Us

Situata nga Covid në Kosovë/ Një humbje jete dhe tetë raste të reja

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ Një humbje jete dhe tetë raste të reja

Publikuar

-

Situata nga Covid në Kosovë/ Një humbje jete dhe tetë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se një person ka vdekur dhe janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor të MSH-së, rastet e reja dolën pas testimit të 2.112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe nëntë pacientë, ndërkaq raste aktive janë 174 .

Kosova në total ka regjistruar 107.653 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.225 pacientë kanë vdekur dhe 105.227 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 965 persona kundër koronavirus. Në total, Kosova ka administruar 133.868 doza të vaksinës, ndërkaq 17.811 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:  Brataj kapet keq me ekspertin e PD-së/ Kujdes kur flet! Ne rrezikojmë jetën, ti…

Më 15 qershor, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Autoritetet mëtojnë që deri në fund të vitit të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.

Aktualisht, vaksinimi po kryhet me dozat që Kosova ka marrë donacion nga Bashkimi Evropian dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndërkaq, vaksinat e kompanisë Pfizer, me të cilën Qeveria ka nënshkruar kontratë për blerjen e 1.2 milion dozave, nuk dihet se kur do të arrijnë në Kosovë./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm, në të cilin humbën jetën 10 persona.

Berosh tregoi se në mesin e personave që po udhëtonin me autobusin që u aksidentuar ishin të pranishëm edhe 15 të mitur, prej të cilëve 1 vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Sipas të dhënave te momentit të cilat edhe mund të ndryshojnë, janë aksidentuar 69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë, nga ta fatkeqësisht kanë vdekur 10 persona,42 të lënduar janë dërguar në spital në Slavonsko Brod kurse dy janë hospitalizuar në Nova Gradisht. 

Në Nova Gradisht është një i lënduar i cili ka lëndime të kurrizit, për çka e kemi aranzhuar dërgimin në klinikën e traumatologjisë në Zagreb. Kemi edhe të lënduar rëndë, që janë 15, tre janë në operacion, kurse të tjerët janë duke u diagnostikuar, është e mundur qe edhe ndonjë që është duke u trajtuar të marr diagnozën e të lënduarit rëndë, kështu qe gjithçka është e mundur. 

Ajo që po e theksoj që në fatkeqësi ishin edhe15 të mitur, nga të cilët një vajzë ka lëndime të rënda, kurse të tjerët janë pranuar këtu”, tregoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shoferi tha se e zuri gjumi/ Detaje të reja për aksidentin tragjik në Kroaci

Publikuar

-

Nga

10 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në mesin e viktimave është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke drejtuar mjetin.

Mediat raportojnë se shoferi i cili ishte duke drejtuar mjetin në momentin e aksidentit e ka pranuar gjatë intervistimit nga Policia se për një moment e kishte zënë gjumi. I njëjti është arrestuar menjëherë pas aksidentit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiç.

“Sipas fakteve të vërtetuara deri tani, ka të bëjë me daljen e autobusit në anën jugore të rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti në Prishtinë, transportues i Deva Tours me seli në Prishtinë. Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje, ai u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale.

LEXO EDHE:  U nda nga jeta në moshën 75-vjeçare/ Kush ishte Koço Devole, ikona e humorit shqiptar

LEXO EDHE:  Në shtëpi iu gjet një AK-47/ Humb jetën nga plaga e plumbit 19-vjeçari

Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë të gjitha ato me kohë”, ka thënë Pranjiç, raporton Dnevnik.hr.

Aksidenti tragjik/ Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik/ Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Publikuar

-

Nga

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë shkuar në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur.

15 persona janë lënduar rëndë. Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë”, theksoi ministri kroat.

LEXO EDHE:  U nda nga jeta në moshën 75-vjeçare/ Kush ishte Koço Devole, ikona e humorit shqiptar

LEXO EDHE:  Treshja mafioze e drejtësisë/Urdhërzbatuesit e nëntokës së politikës

Ai tha se në terren janë përfshirë gjashtë ekipe të ndihmës së shpejtë.

Ndërsa kreu kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut tha se në autobus kishte edhe fëmijë.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samardzhiç tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë./CNA.al

10 viktima dhe 40 persona të shtruar në spital/ Zbulohet shkaku i aksidentit të rëndë në Kroaci

LEXO TE PLOTE