LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes dy vëllezërve të Eni Çobani/ Eduardi nuk përmbahet ndaj Gramozit: Je monstër

20 Qershor 2021, 18:12, Aktualitet CNA
Sherr mes dy vëllezërve të Eni Çobani/ Eduardi nuk

Dy vëllezër në konflikt me njëri-tjetrin janë përballur këtë të dielë me njëri-tjetrin për problemet që kanë.

Eduardi, njëri prej tyre ka marrë një kredi në emër të tij për vëllain Gramozin, por ky i fundit nuk e ka paguar dhe nga 15 milionë lekë që ka qenë shuma fillestare, përqindjet e kanë rritur kredinë deri në 30 milionë lekë.

Banka i ka kërkuar Eduardit të shlyejë kredinë, përndryshe do t?i marrë pronat, ndërsa vëllai i futur në borxhe kërkon nga Gramozi t?ja heqë këtë barrë që i ka lënë mbi supe.

Ata kanë debatuar ashpër në rubrikën ?Shihemi në gjyq? të Eni Çobanit, ku Gramozi ka pranuar se kredia është marrë për të. Ai rrëfeu se deri në vitin 2009 ka pasur një biznes së gjësë së gjallë që në atë kohë i ka ecur shumë mirë.

Gramozi gjithashtu tregoi se punëtorët e tij merrnin kredi në emër të tyre për të dhe si përfitim merrnin një shumë plus rrogës mujore.

Pjesë nga debati:

Eduardi: Vij nga Lushnja për një problem shumë serioz e të madh që më ka bërë ky lloj monstre që më ka dalë para syve.

Gramozi: Nuk e lejoj të më flasë në atë lloj gjuhe sepse nuk është hasmi im, por është një nga vëllezërit e mi.

Eduardi: Ishim vëllezër, tani nuk jemi më.

Gramozi: Nuk e kam mashtruar dhe nuk kam ndërmend ta mashtroj.

Eduardi: Ti më ke shkatërruar familjen, më ke groposur mua. Në vitin 2004-2005 ky lloj kishte një biznes dhe unë fillova të punoj tek ky për të mbajtur familjen. Në 2008 më thotë ky që do vish të hedhësh një firmë, të marr një kredi sepse nuk është problem. Ishte biznesmen, puna po i ecte dhe i besova.  Shkuam tek banka dhe nuk lexova çfarë kishte shkruar, mora dhe gruan me vete. Nuk e lexova sepse e besoja, ai më mashtroi.

Gramozi: Po respektoj radhën sepse jemi njerëz, por të lutem ofendimet t?i ndalojë se po e nisëm me ofendime një Zot e di se ku do dalim.

Eduardi: Zonja Eni ky më ka shkatërruar jetën.

Eni Çobani: E dëgjoni që e ka thënë disa herë që i ke shkatërruar familjen? Të bën përshtypje ndopak?

Gramozi: Më është pirë gjaku, mua s?më bën përshtypje më për gruan time, e për fëmijët e mi, jo më për këtë. Unë jam debitor tek ky zotëria 15 milionë të vjetra kredi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga