Connect with Us

SHBA: Vendimet në Iran mbi çështjet bërthamore vazhdojnë t’i takojnë Khameneit

Bota

SHBA: Vendimet në Iran mbi çështjet bërthamore vazhdojnë t’i takojnë Khameneit

Publikuar

-

SHBA: Vendimet në Iran mbi çështjet bërthamore vazhdojnë t'i takojnë Khameneit

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan minimizoi të dielën rëndësinë e zgjedhjes së përkrahësit të vijës së ashpër Ebrahim Raisi si presidenti i ri i Iranit.

Ai tha se që Shtetet e Bashkuara të bëheshin sërish pjesë e paktit ndërkombëtar për të frenuar programin bërthamor të Teheranit, kjo do të varej nga vendimet e marra nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Zoti Raisi do të zëvendësojë brenda gjashtë javësh në detyrën e presidentit një politikan më të moderuar, Hassan Rouhanin. Zoti Sullivan tha për rrjetin televiziv “ABC News” se më shumë sesa fakti se cili është presidenti i Iranit rëndësi ka përgatitja e të gjithë sistemit të këtij vendi për angazhime të verifikueshme, me qëllim braktisjen e mundësive për prodhimin e një arme bërthamore.

Së bashku me pesë fuqi të tjera botërore, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në bisedime me Iranin për t’u ribërë sërish pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015 nga e cila ish-Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërhiqej duke thënë se nuk kishte ashpërsinë e duhur. Vendimi u shoqërua me rivendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit.

Pakti u negociua gjatë administratës së Presidentit Obama, kohë kur zoti Biden shërbente në detyrën e nënpresidentit. Tashmë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai po kërkon t’i bëjë Shtetet e Bashkuara sërisht pjesë të marrëveshjes.

Negociatorët iranianë dhe gjashtë fuqitë botërore vendosën të dielën t’i shtyjnë bisedimet për konsultime të mëtejshme në vendet respektive mbi disa çështje të vështira të cilat nuk janë tejkaluar ende.

LEXO EDHE:  Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Vaksina e Moderna-s arrin të neutralizojë edhe variantin anglez

“Kemi ende rrugë për të bërë, por jemi në drejtimin e duhur”, tha zoti Sullivan. “Ne do të shohim nëse Irani do të bëjë zgjedhjet e vështira të cilat i duhet të bëjë”.

“Vendimi përfundimtar i takon udhëheqësit suprem, çfarë do që ai zgjedh, rrugën e diplomacisë apo përballjen me presionin në rritje jo vetëm nga SHBA, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, tha zoti Sullivan.

“Ne besojmë se diplomacia është mënyra më e mirë”, shtoi ai më tej. Zoti Sullivan tha se Shtetet t Bashkuara “nuk kanë asnjë dyshim dhe janë të vendosura” në përpjekjen e tyre “për ta kufizuar programin bërthamor të Iranit”.

Në një intervistë po të dielën për rrjetin televiziv “Fox News” zoti Sullivan tha se marrëveshja e re që mund të nënshkruhet pritet të parashikojë një afat kohor më të gjatë krahasuar me periudhën kur skadon pakti origjinal, parashikuar në vitin 2030./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Presidenti Biden thotë se SHBA do të dhurojë 500 miliona doza vaksinash për botën

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Trump e mposhti qartazi Bajdenin në debatin e parë presidencial

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Presidenti Biden thotë se SHBA do të dhurojë 500 miliona doza vaksinash për botën

LEXO EDHE:  SHBA/ Kreu abort, rrezikon dënimin me vdekje

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Publikuar

-

Nga

Indi, mbi 100 të vdekur, mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Zyrtarët indianë njoftuan se më shumë se 100 vetë kanë humbur jeten e me dhjetëra mijëra janë evakuuar, në shtetit Maharashtra të Indisë i cili po përballet me shira të furishëm, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.

Kryeministri Narendra Modi shrehu dhimbjen e tij mbi jetët e humbura.

Autoritetet njoftuna se ushtria po ndihmon ekipet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të gjetur të mbijetuar.

LEXO EDHE:  Kë do të donte Amerika si kryeministër?/ Befason avokati

LEXO EDHE:  Donald Lu viziton Shkodrën: I lumtur që ndodhem këtu

Parashikuesit e motit thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë./voa

LEXO TE PLOTE