Connect with Us

Rezart Veleshnja zbulon planet për dasmë/ “Gruan s’e kam për botën, do martohem shumë shpejt”

Showbizz

Rezart Veleshnja zbulon planet për dasmë/ “Gruan s’e kam për botën, do martohem shumë shpejt”

Publikuar

-

Rezart Veleshnja zbulon planet për dasmë/ “Gruan s’e kam për botën, do martohem shumë shpejt”

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka zbuluar sot planet për dasmë.

Ai pranoi publikisht se është në një lidhje dhe tha se shumë shpejt do të bëjë një dasmë, por tregoi se preferon që damsa të mos jetë shumë e madhe.

“Po, shumë shpejt madje. Ja po ta them këtu mes domateve, meqë je shoqja e mamit tim, do martohem shumë shpejt dhe po ta them ty të parës. Nuk ta them kush është nga inati. Gruan s’e kam për botën unë. Ditën e dasmës nuk e kemi caktuar akoma, por dasma është që t’i bësh qefin të tjerëve dhe në fund të ditës prap do shahesh se thotë ai “Çfarë mishi më sollën në tavolinë”, por unë të mblodha për qejf dhe shqiptari vazhdon të thotë “Turp nuk ke, po si më solle atë mish mor palaço.” Për këtë arsye kam vendosur që ta bëj të thjeshtë, jo në Pallat Kongresesh apo pallate të tjera, dua një dasmë të thjeshtë. Shoqëria aq janë, 5 veta, të tjerat i ke 10 vjet pa i takuar”, u shpreh ai.

Në rubrikën “N’fermë” në ‘E diell’, aktori rrëfeu se pas martesës do të vazhdojë të jetojë me prindërit dhe me partneren.

LEXO EDHE:  U la jashtë listës së deputetëve/ Astrit Veliaj tregon përplasjet me Bashën: Më thoshte s'është puna jote

“Unë jam 35 vjeç dhe s’i kam lënë prindërit vetëm. Mund të kisha mundësi edhe të shkoja të jetoja vetëm. Mua prindërit më lindën, t’i shijoj. Në shtëpi rri të gjithë pasditen, nuk dal kurrë. Kam një jetë që nuk rri larg familjes. Ajo ma ka mbledhur pak se kam vite që e njoh”, theksoi Rezart Veleshnja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

U bë pjesë e klipit të Capital T/ Nevina Shtylla zbulon raportin që ka me reperin

Publikuar

-

Nga

Pak ditë më parë reperi Capital T publikoi këngën e tij të radhës, “Buzëqeshje”, ku si figurante në klip ishte moderatorja Nevina Shtylla.

Në një intervistë për Wake up, Nevina u hspreh se ishte një propozim nga reperi që të bëhej pjesë e klipit dhe se pranoi pasi bëhej fjalë për një klip filmik dhe jo thjesht si figurante. Ndër të tjera ajo sqaron edhe raportin me reperin pasi publikimit të fotos me reperin para se të dilte kënga pati fjalë se mund të ketë diçka më shumë se miqësi mes tyre.

Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë.

Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij. Në fillim isha skeptike së më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi.

Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Isha kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, tha Nevina Shtylla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Eja më merr”/ Ana e Përputhen tregon të pasmet në foton seksi

Publikuar

-

Nga

“Eja më merr”/ Ana e Përputhen tregon të pasmet në foton seksi

Ana Lleshi është një nga ish konkurrentet më të përfolura të Përputhen.

Ajo shpesh pushton rrjetet sociale me fotot seksi ku merr me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

Së fundi ajo ka publikuar dy foto shumë provokuese teksa tregon të pasmet.

“Eja më merr”, shkruan Ana krahas fotos, duke mos zbuluar se për kë e ka këtë kërkesë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ledjana e pranon hapur/ Ndarja nga Mevlani e ka plagosur në shpirt

Publikuar

-

Nga

Një “bishë” e vërtetë/ Ledjana i vë flakën rrjetit me format “bombë”

Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba edhe pse të ndarë, nuk e mohojnë se ndjenjat e tyre kanë qenë të vërteta dhe se të gjitha ato që kanë ndodhur mes tyre i ka lënduar shumë.

Këtë e ka pranuar dhe vetë Ledjana, e cila përmes një thënie nga Albatros Rexhaj, pranon se ndihet e plagosur në shpirt nga njeriu që e ka ndjerë me afër vetes.

“Zhgënjehemi në ata që i duam, që u besojmë dhe ata që i kemi ndihmuar. Vetëm ai të cilin e ndjeje si njeri tëndin e ka fuqinë të të plagosë në shpirt”, thuhet në thënie./ CNA.al

LEXO TE PLOTE