LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rezart Veleshnja zbulon planet për dasmë/ “Gruan s’e kam për botën, do martohem shumë shpejt”

20 Qershor 2021, 19:55, Lifestyle CNA
Rezart Veleshnja zbulon planet për dasmë/ “Gruan s’e kam

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka zbuluar sot planet për dasmë.

Ai pranoi publikisht se është në një lidhje dhe tha se shumë shpejt do të bëjë një dasmë, por tregoi se preferon që damsa të mos jetë shumë e madhe.

“Po, shumë shpejt madje. Ja po ta them këtu mes domateve, meqë je shoqja e mamit tim, do martohem shumë shpejt dhe po ta them ty të parës. Nuk ta them kush është nga inati. Gruan s?e kam për botën unë. Ditën e dasmës nuk e kemi caktuar akoma, por dasma është që t?i bësh qefin të tjerëve dhe në fund të ditës prap do shahesh se thotë ai ?Çfarë mishi më sollën në tavolinë?, por unë të mblodha për qejf dhe shqiptari vazhdon të thotë ?Turp nuk ke, po si më solle atë mish mor palaço.? Për këtë arsye kam vendosur që ta bëj të thjeshtë, jo në Pallat Kongresesh apo pallate të tjera, dua një dasmë të thjeshtë. Shoqëria aq janë, 5 veta, të tjerat i ke 10 vjet pa i takuar?, u shpreh ai.

Në rubrikën ?N?fermë? në ?E diell?, aktori rrëfeu se pas martesës do të vazhdojë të jetojë me prindërit dhe me partneren.

?Unë jam 35 vjeç dhe s?i kam lënë prindërit vetëm. Mund të kisha mundësi edhe të shkoja të jetoja vetëm. Mua prindërit më lindën, t?i shijoj. Në shtëpi rri të gjithë pasditen, nuk dal kurrë. Kam një jetë që nuk rri larg familjes. Ajo ma ka mbledhur pak se kam vite që e njoh?, theksoi Rezart Veleshnja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga