Connect with Us

REPORTAZH-“Sherlock Irish Pub” në stilin rrok/ Një tjetër destinacion argëtues e çlodhës, gjallëron Pogradecin

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-“Sherlock Irish Pub” në stilin rrok/ Një tjetër destinacion argëtues e çlodhës, gjallëron Pogradecin

Publikuar

-

Qyteti i Pogradecit mbetet një nga qytetet e preferuara që çdo vizitor zgjedh gjatë ditëve të javës, por më së shumti gjatë fundjavave.

Qetësia, peisazhi fantastik dhe kulinaria e bëjnë më të veçantë qëndrimin në qytetin liqenor, i cili po kthehet në preferencën e turistëve krahas Korçës.

Qytetit të Pogradecit këtë vit iu shtua një tjetër lokal, i vetmi në llojin e tij, me një përmbajtje ndryshe nga baret dhe restorantet e ndërtuara deri më sot.

“Sherlock Irish Pub” u inagurua një muaj më parë, dhe thjesht duke parë pamjen e tij nga larg të tërheq vëmendjen për shkak të stilit të veçantë të arredimit.

Zgjedhja e emrit Sherlock nuk ka qënë një rastësi për administratoren e lokalit dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti.

Arsyeja e vendosjes së këtij emri lidhet me dedektivin anglez Sherlock Holms, dhe pikërisht ky lokal emrin e ka marrë në nder të tij, përshtatur edhe me stilin e një Irish Pub që në Angli mund t’i gjejmë të shumtë në numër.

Ndërtesa dy katëshe është ndërtuar që prej vitit 1921, një vlerë e rrallë për sa i përket trashëgimisë ndër breza, që e ka mbajtur gjallë Koli Gusho, i cili ka qenë kryetari i parë i bashkisë së Pogradecit.

Këto detaje na i tregon me shumë kënaqësi administratorja Gentisa Furxhi.

Stili i arredimit që kemi zgjedhur për lokalin është stili i arredimit klasik të pubeve angleze me ngjyrën jeshile tourquese nga jashtë, me konture të zeza mat dhe ndriçimin e verdhë me abazhure të stilit të kishave katolike në formë katrore.

Kurse brenda arredimi do të jetë i përbërë me dru ngjyrë mat i ndërthurur me tullat e zhveshura dhe të fugatuara me të bardhë.

Ky është stili klasik i pubeve në Angli që na ka bërë ta sjellim edhe në Pogradec.

Ndërtesa është e veçantë, pasi i ndjeri Gusho është kujdesur që me finesë të konturojë stilin vienez të dritareve, dyerve, të hollit kur hyn në shtëpi.

Më të veçantë e bëjnë muret me tulla të formatuar me kujdes dhe të përbëra nga dru gështenje që i ka rezistuar kohës pa më të voglin erozion. Është ndërtesë që i përket kohës së lulëzimit të Pogradecit si qytet” – tregon administratorja.

Si një Irish Pub i ri për qytetin liqenor, edhe punimet e këtij lokali nuk kanë përfunduar, pasi projekti është ende duke u zhvilluar dhe do të marrë edhe pak kohë deri në përfundimin total të tij.

Aktualisht kemi punuar vetëm në pjesën e jashtme duke rikonstruktuar pjesën murale të banesës me fugaturë në katin e dytë dhe duke e veshur me dru në katin e parë, jemi marrë me rregullimin e objektit në tërësi pasi ka pasur lagështurë në muret rrethues.

Objekti është rikonstruktuar totalisht duke u zëvëndësuar sistemi i ujit të pijshëm. Jemi munduar që të nxjerrim në pah pjesët më karakteristike të ndërtesës që tregon shumë edhe për trashëgiminë tonë.

Në rrethimin e tij janë vendosur kangjellat origjinale, është nxjerrë muri rrethues prej guri, po ashtu edhe themeli prej guri i ndërtesës, dhe po punohet në brendësi të banesës për të bërë rikonstruksionin e tavanit, mureve dhe shkallëve të brendshme.

Besoj se shumë shpejt do të përfundojë i gjithë projekti i hartuar” – thotë ajo.

LEXO EDHE:  Vidhet me dhunë marketi në Pogradec/ Kamerat kapin gjithçka, identifikohet autori

Ky lokal konsiderohet me plot gojë një risi për qytetin e Pogradecit por jo vetëm.

Momentalisht ai është i vetmi lokal në stilin anglez, gjë që nuk e gjejmë as në qytetin e Korçës, dhe me siguri do të sjellë një zhvillim ndryshe në afrimin e turistëve.

Krahas vlerave të vetë ndërtesës, edhe organizimi çdo fundjavë krijon një atmosferë ndryshe që i kishte munguar qytetit.

Me netët live, të ftuar të ndryshëm dhe me këngë të stilit Rock, ky sezon turistik do të jetë më i këndshëm për të gjithë banorët dhe vizitorët.

Gjatë fundjavave kemi organizuar netët live duke ftuar grupe muzikore dhe solistë live.

Është një risi për qytetin e Pogradecit që të ketë muzikë live të stilit Rock dhe këngë shqiptare Rock pasi më shumë është i orientuar në muzikë të qetë dhe serenata korccare.

 Ka patur sukses qasja jonë për sa i përket muzikës dhe një falenderim i takon dhe ortakut Adriatik Blacëri i cili merret personalisht me këtë pjesë.

Jemi të organizuar që çdo fundjavë të kemi një grup muzikor deri në fund të sezonit turistik.

Kjo i bën mirë dhe biznesit, por më kryesorja është se bulevardi mbushet plot kur ka muzikë live në lokalin tonë. ” – shprehet Gentisa Furxhi.

Krahas këtij organizimi, ajo çka mund të gjejmë gjatë qëndrimit për disa orë të këndshme në lokal, janë edhe pijet e ndryshme, të cilat preferohen së tepërmi nga qytetarët dhe turistët që çdo ditë e më shumë vizitojnë Pogradecin dhe në veçanti Sherlock Irish Pub.

E ndërsa e pyesim Gentisën për klientët ajo shprehet mjaft e kënaqur për pjesëmarrjen e tyre.

Lokali jonë është një pikë në oqean për sa i përket ndikimit të tij në zhvillimin e turizmit, por ne kemi zgjedhur të jemi pionier në këtë drejtim.

E këtë e tregojmë më së miri, pasi kemi një gamë prej rreth 45 lloje birrash që mund t’i provojnë të gjithë qytetarët, krahas pijeve të ndryshme si llojet e verave shumëvjeçare dhe kokteilet.

Lidhur me vizitorët, kemi patur prurje nga vende të ndryshme si USA, Italia, Gjermania, Korea e Jugut, dhe Rusia. Këta kanë qënë klientë në netët live dhe kanë bërë rezervimet tek faqja jonë në Instagram.

Duke qenë se ne e hapëm lokalin këtë vit, nuk mund të bëj një krahasim për sa i përket zhvillimit të turizmit gjatë viteve të kaluara, por tashmë, pandemia ka kaluar dhe çdo gjë është drejt normalizimit, dhe kjo mbetet shumë pozitive në të gjitha aspektet“, tregon më tej administratorja.

Sherlock Irish Pub ka një vendndodhje mjaft favorizuese dhe lehtësisht të dallueshme edhe për ata që vizitojnë qytetin për herë të parë.

Panorama që ofrohet gjatë qëndrimit atje është fantastike, me pamjen drejt liqenit dhe me gjelbërimin përreth.

Adresa : Rruga Dëshmorët e Pojskës, tek kryqëzimi me rrugën e teatrit të kukullave./CNA.al

Kontakt : https://sherlock-irish-pub.business.site/

+355694409129

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

PERSONAZH/ Njihuni me mjeshtren Ardiana Handraj, “Artizania e Shqipes”!

Publikuar

-

Nga

Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gjithmonë një çentro apo pjesë të kostumeve popullore që i punon deri në detajet më të vogla. Ardiana Handraj është një artizane nga Shkodra e cila bën punime me dorë. Pasioni i saj është punimi që i bën Shqiponjës duke e cilësuar atë si “Artizania e Shqipes”, emër me të cilin e njohin të gjithë.

Ardiana Handraj, artizane

Ardiana thotë se pasionin e saj e ka zbuluar që në moshën 7 vjeçare ndërsa shton se ka mbi 35 vite që merret me këtë punë.

Në fakt unë kam që 7 vjeçe që punoj me dorë, ndoshta duket e pabesueshme por atëherë e kam filluar për herë të parë.  E kam patur trashëgimi por nuk është vetëm ajo sepse e kam patur edhe dëshirë e pasion që e vogël.  Këto punimet ku unë jam fokusuar që është Shqija siç i themi ne ka 35 vite që e kam me shumë qejf. Unë ka 20 vite që punoj edhe me kostumet kombëtare dhe kur mërzitem ndonjëherë me to atëherë kaloj tek Shqipja sepse më duket sikur qetësohem. Të dy gjyshet e mia por më pas edhe tezet dhe hallat janë marrë me këtë punë dhe unë them se është pak edhe me gen. Vështiësi nuk mund ta quaj edhe pse ndoshta dikujt i duket ashtu por për mua është kënaqësi që e punoj“.-u shpreh për CNA.al Ardiana Handraj.

Emigrantët, të dashuruar pas simboleve kombëtare mbeten klientët më besnikë. Madje, shumë prej tyre e cilësojnë Ardjanën si “Artizanen e Shqipes”, duke iu referuar Shqiponjës në veshjet e saj.

Klientët e parë që i vlerësoj dhe falenderoj patjetër që janë shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera sepse këtu mua më vjen shumë keq që nuk e vlerësojnë Shqipen që është simboli ynë kombëtar. Unë e dua shumë Shqiponjën dhe e punoj me shumë dashuri dhe kudo ku kam shkuar në aktivitete më kanë quajtur artizania e Shqipes. Deri edhe tek maskat tani për pandemi kam arritur që ta punoj Shqipen.  Në Mal të Zi kanë publikuar gazetat Shqipen time dhe unë jam surprizuar sepse atje është vend i huaj sido që të jetë. Para dy vitesh u bë Sofra e Dukagjinit në Neë York. Organizatorit të atij aktivitet i kam punuar 18 xhubleta  dhe 13 kostume burrash për 20 ditë. Një ditë përpara aktivitetit i ka patur gati. Xhubleta merr shumë kohë por unë nuk e di ku e gjeta atë kohë dhe as mua nuk më besohet sot që i shoh se si i kam punuar vetë“.-thotë Ardiana Handraj.

Xhubleta, kostum femrash 

Vlera në treg nuk është edhe shumë e madhe e këtyre punimeve që unë bëj thotë Ardiana sepse nuk është materiali i dikurshëm sepse po të jetë ai shkon edhe 1500 euro apo 2000 euro kurse me këtë material që është nuk mund të marrë më shumë se 350 mijë lekë të vjetër. Normalisht që pëlqehen dhe ka porosi por edhe në ato raste kur sheh se ka pak heiztim përveç porosisë që kanë artizania shkodrane thotë se i jep edhe ndonjë gjë tjetër dhuratë vetëm për t’i nxitur dhe për t’i bërë që klientët të ndjehen mirë. Kam dëshirë që t’i ushqehet fëmijës xhubleta, Shqipja apo të tjera dhe ato ta dinë që i kanë patur gjyshet e tyre, nënat dhe t’i kenë sot edhe vetë fëmijët apo të rinjtë, ta kenë pra si ushqim traditën, thotë Ardiana.

LEXO EDHE:  REPORTAZH-Kisha 900 vjeçare e Shën Gjonit në Shkodër/ Manastiri që u mbijetoi të gjitha dallgëve

LEXO EDHE:  Pogradec/ AKU bllokon 1 ton mish

Ardiana bën edhe një mbulesë që më shumë dikur e kanë preferuar korçarët. Në Shkodër kanë qenë dy tri gra zonja tipike që e kanë punuar kurse në Malësi të Madhe absolutisht që jo. Për artizanen tonë është i 36-ti vit që e punon dhe e mban mend dhe nuk kam nevojë as ta shohë fare dhe ndoshta dikush mund të çuditet.

Çentroja e Korçës

“Unë që punoj pak shpejt për një ditë e mbaroj një çentro të madhe ndërsa një komplet çentro i do tri ditë dhe nuk ka vlerë monetare sepse nuk e vlerësojnë, por unë e bëj për pasion. Unë përdor edhe rrjetet sociale”.-u shpreh artizanja shkodrane. 

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme. Ardiana ka një llogari në Instagram por më shumë punon me facebook. Ka shumë këngëtarë shqiptar që jetojnë në SHBA, Australi, Angli, Gjermani dhe shumë shtete të tjera. U është përkushtuar shumë atyre dhe ka kryer detyra që ndoshta nuk i kanë takuar sepse përveçse ia ka punuar porositë e tyre, ka shkuar më tej edhe duke i postuar.

Ajo që mbetet problem është se për momentin nuk ka asnjë person që mund ta trashëgojë. Kishte nusen por ajo iku jashtë Shqipërisë. Ajo filloi dhe arriti të mësonte dhe nisi të ndihmonte vjehrrën e saj por u detyrua të lërë Shqipërinë. Duke mos patur dikënd që t’ia trashëgojë Ardiana ka marrë një nisëm dhe shpreson ta realizojë në shtator. Ka dëshirë që të marrë një grup të rinjsh vajza dhe djem dhe një orë në ditë dua t’ia kushtojë atyre. Ky kurs për qendistarinë do të jetë falas vetëm e vetëm që t’ia injektoj si ushqim punën e dorës dhe traditën dhe ta njohin se si bëhet dhe ta mësojnë që kjo traditë të mos humbasë.

Gjatë pandemisë kur shumë kush nuk ka punuar falë Zotit unë kam patur punë dhe nuk mund ta mohoj. Është shitur shumë maska me Shqipen që kam bërë. Unë e bëra thjeshtë për promovim fillimisht se nuk kisha çfarë të bëja por u pëlqeu dhe kisha kërkesa shumë. Ka qenë një detyrë e vështirë sepse u dontë gjithë ditën të qepja , në dark i laja dhe në mëngjes pastaj i hekurosja dhe dizinfektoja dhe më pas bëja shpërndarjen e tyre. Kam bërë vetëm nga dy-tri orë gjumë gjatë kulmit të pandemisë. Deri tani kam shpërndarë 8700 maska të bëra me dorë. Disa prej tyre edhe i kam falur sidomos për pensionistët apo ata në nevojë sepse një maskë një mijë lekë ishte shtrenjtë. Sa blen një maskë pensionisti mund të blejë një bukë“, shprehet artizania Handraj.

Në fund ka një mesazh për të gjithë artizanët:

Mesazhi që kam është që të punojmë gjithë bashkë dhe të kemi harmoni me njëri-tjetrin dhe kam një thirrje të vogël“, përfundon artizania Ardian Handraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH/ Shkodra, atraksion për turistët këtë sezon

Publikuar

-

Nga

Këtë vit Shkodra po pret një bum turistësh. Jo vetëm të ardhur nga vende të Bashkimit Europian, por risi janë vizitorët nga Egjipti dhe Pakistani. Në qendër të qytetit Bashkia Shkodër ka vendosur Qendrën e Informimit, e cila jep shërbim prej vitit 2016. Rina Xhuxha thotë se gjatë muajit korrik çdo ditë pranë kësaj qendre kanë kërkuar informacion të paktën 30-50 turistë.

Qendra e informimit jep shërbim që prej vitit 2016. Dy vitet e fundit kemi patur një rënie drastike te turistëve, siç dihet për shkak të pandemisë. Por këtë vit sezoni ka nisur mbarë. Shkodra po përballet me dy risi. Së pari është atraksioni në qytet. Nëse përpara dy vitesh turistët e shfrytëzonin më shumë si vend tranzit për të shkuar në Mal të Zi, këtë vit ata duan të qëndrojnë në qytet të paktën 2-3 ditë. Tek ne kërkojnë informacion mbi hotelet apo hostelet që ofron qyteti si dhe pikat turistike. Vijnë me qëllime te qarta, pra kanë informacione të shumta. Tek ne më shumë kërkojnë detaje, për shembull mbi rrugën sa orë bën për të shkuar në Theth, apo shtegun që mund të përshkruajnë. Risia e dytë është origjina e vizitorëve. Përveç vendeve të Bashkimit Europian, këtë vit kemi shumë turistë nga Egjipti dhe Pakistani. Mendoj që qyteti i Shkodrës së bashku me pikat turistike që ofron këtë vit ka një përmirësim të dukshëm në aspektin financiar nga turizmi.”-tha Rina Xhuxha.

Rina Xhuxha, Qendra e Informimit në Shkodër

Kjo është Hanna Wiktor, së bashku me djalin e saj Liann kanë ardhur nga Polonia. Së pari kanë vizituar jugun e Shqipërisë e tashmë turin e tyre po e mbyllin me veriun. Ata janë të kënaqur me njerëzit, shërbimin dhe panoramën që ofron vendi ynë. Hanna thotë se në Shkodër i ka bërë përshtypje arkitektura e banesave dhe pedonalës.

Ne sot pas jugut po nisim një turin e dytë të Shqipërisë. Kam ardhur sëbashku me djalin tim. Në Shkodër jam mahnitur nga arkitektura, pedonalja ishte e veçantë. Duam që sonte të qëndrojmë në Shkodër e më pas të nisemi drejt Thethit. Kemi dëshirë që të përshkojmë në këmbë shtegun Theth-Valbonë. Mendoj që keni vende të mahnitshme për të bërë turizëm. Kam dëgjuar shumë edhe për Shirokën, ndaj u ndalëm tek qendra e informimit për të pyetur nëse është larg pasi nuk u orientuam me sinjalsitikën në qytet”.-tha Hanna Wiktor, për CNA.al.

Hanna Wiktor, turiste nga Polonia

Edhe djali i saj Liann ka mbetur i mahnitur nga Shqipëria. Sapo e pyet mbi përshtypjet ai thotë fjalinë “Shqipëria është e mahnitshme”.

Shqipëria është e mahnitshme. Unë mora informacion në internet dhe pashë që vendi juaj kishte sezon turistik covid free. U informova mbi vendet turistike, nuk mundëm t’i ndajmë veriun me jugun, ndaj menduam që t’i eksplorojmë të dy. Kemi qëndruar një javë në jug, e tashmë tri ditët e fundit të qëndrimit tonë duam t’i përmbyllim me veriun. Shkodra na pëlqen shumë. Sot duam të vizitojmë Shirokën, muzeun e diktaturës, pasdite kalanë Rozafa dhe mbrëmjen ta kalojmë në pedonalen e qytetit tuaj. Nesër po nisemi drejt Thethit. Do të bëjmë në këmbë shtegun Theth-Valbonë. Keni vende të mrekullueshme dhe Shqipëria meriton të jetë internacionale”.-tha Liann.

LEXO EDHE:  Fotot/ Pemët e prera në Pogradec, dërgohen në pallatin e Kryebashkiakut Kapri

LEXO EDHE:  Fotot/ Pemët e prera në Pogradec, dërgohen në pallatin e Kryebashkiakut Kapri

Liann Wiktor, turist nga Polonia

Johan Buttler vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të është hera e parë që viziton Shkodrën. Ai kishte punuar me një emigrant nga Malësia e Madhe dhe vendosi që të vinte katër ditë në Shkodër. Pjesë e vizitave të tij ishte Kelmendi, qyteti i Shkodrës dhe do të përmbyllte vizitën e shkurtër me kryeqytetin.

Johan Buttler tha për CNA.al se “Kam ardhur prej katër ditësh në Shkodër. Së pari vizitova Kelmendin, një vend që m’u sugjerua nga një koleg i imi atje, ishte vend i mahnitshëm. Ushqimi bio, kishte një shije që vështirë ta gjesh kund. Në Shkodër erdha mbrëmë. Kam vizituar muzeun e dëshmisë dhe kujtesës. Më ka rrenqethur historia e së kaluarës tuaj. Mendoj që keni shumë për të treguar. Qyteti është një tjetër mrekulli. Unë tani po nisëm drejt Tiranës, edhe atje dua të vizitoj disa vende që i kam të shënuara. Pastaj do kthehem në USA. Po kthehem vërtetë me përshtypjet më të mira për ju si popull dhe si vend”.

Johan Buttler, turist nga USA

Shkodra ofron disa lloje të veçanta atraksionesh turistike të cilat janë unike për vendin dhe më gjërë. Hotelet në qytetin e Shkodrës ofrojnë mundësi akomodimi mjaft të diversifikuara. Hotelet që ofrojnë kushte të mira dhe çmime nga 30-60 euro. Përgjithësisht, të tjerët që ofrojnë kushte minimale për akomodim kanë çmim nga 10-20 euro. Kohët e fundit hotelet kryesore të qytetit janë renditur edhe në websitet e rezervimit dhe të agjencive turistike. Hotelet kryesore ofrojnë të gjitha facilitetet moderne të tilla si restorante me kuzhinë tradicionale dhe italiane, bare, salla konferencash, fitness, sauna, pishinë verore, internet, etj. Gjithashtu në qytet funksionon edhe akomodimi në hotele të vogla dhe akomodimi familjar. Kapaciteti i hoteleve të regjistruara është gjithsesi ende i vogël, rreth 300 shtretër.

Pamje Shkodra

Brenda qytetit ka disa vende historike për t’u vizituar që nga: Kalaja e lashtë Rozafa, muze te ndryshëm, shtëpi historike, monumente kulti, institucione të kulturës. Ndërsa në natyrë mund të shkoni në: liqeni i Shkodrës, Shirokë-Zogaj-Koplik, bregdeti Adriatik Velipojë, Ishulli Franc Jozef, Razëm, Tamarë, Theth, Bogë, Vermosh, Bjeshkët e Tërbunit etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Vithkuqi, thesari i paeksploruar i Korçës/ Qyteti i lashtë, legjenda, kultura dhe traditat

Publikuar

-

Nga

Destinacioni i rradhës për stafin tonë dhe për ju si lexues do të jetë Vithkuqi, pjesë e rrethit të Korçës, me vlera të mëdha kulturore e historike, dhe me njerëz mikpritës që do t’iu presin si të ishit në qytetin tuaj.

Vithkuqi është qyteti i hershëm i mbi 100 krojeve, 3 kalave, 24 kishave dhe 3 manastireve, duke u konsiferuar kështu si një nga vendbanimet më të veçanta që ka qarku juglindor. Dikur një “qytet”, e sot një fshat që sapo shkel në të, të jep ndjesinë e qetësisë shpirtërore, të një thesari natyror të paeksploruar më parë. I ndodhur vetëm 25 km nga qyteti i Korçës, në këtë zonë shohim ende stilin e veçantë arkitekturor me kalldrëme e banesat e ndërtuara prej guri. Dikur në këtë vend numëroheshin 331 shtëpi, ndërsa në atë kohë Korça kishte vetëm 31 shtëpi, pra në bazë të dokumentave historike, flitet për një vendbanim tepër të hershëm që prej vitit 1448.

Banorët e Vithkuqit janë fanatikë për sa i përket historisë, kulturës e traditave të zonës, duke u mësuar edhe të rinjve historinë e saj, me legjendat e gojëdhënat, me burrat e dijes dhe patriotët. Pas viteve 1500 Vithkuqi ka qenë një qytet i lulëzuar, me rreth 15 mijë banorë, me 24 lagje, 24 kisha e 3 manastire. Por sot kanë mundur të mbijetojnë vetëm 14 kisha, e ajo që e bën akoma më interesante historinë e kësaj zone është pikërisht besimi te Zoti. Ekziston një gojëdhënë e viteve më parë, për Vangjelin, një fëmijë për hir të të cilit u ngrit edhe “Kisha Vangjelizmo”.

Prinderit e Vangjelit duhet të shkonin në Kishë dhe të kryenin ritet për ngjalljen e Krishtit. Vangjeli sëmuret dhe bie pa ndjenja, dhe prindërit pavarësisht gjendjes së tij shkojnë në kishë dhe pranë të voglit në krevatin e tij lidhën një shqerrë. Shkojnë në kishë por nuk mund të qëndronin shumë, sapo trokitën vezët dhe thanë shprehjen “Krishti u ngjall ” prindërit e të voglit largohen. Kjo tërhoqi vëmendjen e besimtarëve ku një pjesë e tyre i ndjekin pas për të kuptuar çfarë i shqetësonte. Prindërit shkojnë në shtëpi dhe e gjejnë përsëri të voglin në gjendjen që e lanë. Me vezën e kuqe të Pashkës prindërit e rrotullojnë tre herë rreth fytyrës së fëmijës duke thënë e fjalët e ritualit:” Krishti u ngjall” , herën e tretë fëmja u zgjua e tha : ” Vërtet u ngjall”! Kjo besohet se është fuqia e mbinatyrshme e Krishtit.” – na tregon një banor i Vithkuqit.

Kisha me famë në Vithkuq është ajo e Shën Mëhillit të cilët banorët e quajnë “Kisha e Mikaelit” apo  “Kisha e Kryeëngjëjve”, një monument kulture i cili daton në vitin 1682, por sipas gojëdhënave të fshatit është e vitit “900”. Një objekt kulti tepër i veçantë pranë kishës së Shën Mëhillit është “Varri i Pagëzimit”.  Sipas një gojëdhëne, në këtë vend janë varrosur të gjithë pjesëtarët e familjes Thana nga lagjja Dukat.

Varri përmban 5 pjesëtarët e familjes Thana. Thanas Thana dhe Afërdita u dashuruan kur vajza mbushte ujë në burim. Dashuria e tyre  kurorëzohet në martesë dhe çifti i ri sjellin në jetë një djalë. Vithkuqarët  gjatë kësaj kohe kishin vendosur që cdo ortodoks duhej të pagëzohej brenda 3 ditësh ose të largoheshin pasi në të kundërt do u pritej koka. Data ishte 27 dhjetor dhe kumbarja e çon fëmijën drejt Kishës së Shën Pjetrit të Vithkuqit, atje e pagëzuan dhe gjatë rrugës fëmija ndrron jetë nga i ftohti. Afërdita kur e pa fëmijën të vdekur nga dhimbja qau, bërtiti dhe vdiq. Dhimbja kaploi edhe gjyshërit e të voglit të cilët gjithashtu ndërruan jetë. Thana, babai i djalit të vogël luajti mendsh dhe u largua duke përfunduar në “Manastirin e Maqedonisë”. Atje ka qëndruar shumë vjet. Pasi i kthehet memorja dhe kujton pjesëtarët e familjes, vjen drejt fshatit, viziton varrin dhe largohet në pyllin e Sherës , pranë Vithkuqit. Atje ngre një kasolle dhe qëndron për vite të tëra si një “oshënar”. Në kohën e pleqërisë djemtë e Vithkuqit që dilnin për gjah e gjejnë Thanën dhe qëndruan një natë në kasollen e tij. Plaku Thanë i tregon historinë dhe më pas vdes . Djemtë e Vithkuqit e marrin dhe e varrosin në eshtrat e familjarëve të tjerë.Në Vithkuq nuk mund të ktheheshe dot në fenë muslimane.” – tregon një tjetër banor i zonës.

LEXO EDHE:  REPORTAZH-Kisha 900 vjeçare e Shën Gjonit në Shkodër/ Manastiri që u mbijetoi të gjitha dallgëve

LEXO EDHE:  Pogradec/ AKU bllokon 1 ton mish

Secila kishë në këtë fshat është një muze arti më vete, duke u bërë pjesë e njësishme e peisazhit të Vithkuqit. Këto kisha veç arkitekturës së ndërtimit janë të pasura ne ikona, ikonostase dhe afreske të punuara nga mjeshtra të pikturës e druskalitjes, nga vëllezërit Zografi e shumë të tjerë.

“Kisha e Kozma Damjanit”  është ndër kishat e veçanta , pasi në katin e poshtëm në të ndodhen eshtra dhe kafka njerëzish të cilat vendoseshin në qeska dhe arka. Por cila është historia e saj? Banorët shprehen se kjo është e vetmja kishë e tillë në Shqipëri, duke treguar së për shkak të numrit të lartë të banorëve, eshtrat e të vdekurve do të zhvarroseshin pasi të kalonin 3 vjet për të krijuar vende. Eshtrat e banorëve mbështilleshin në qese, i lyenin me Miro (dezinfektant) , i murosnin sipas ortodoksëve dhe në të vendoseshin emrat, datat e lindjes e të vdekjes. Eshtrat e të vdekurve merreshin dhe vendoseshin brenda kishës. Janë të shumta këto objekte kulti të rëndësisë së veçantë në këtë fshat.

Banorët e këtij fshati në periudha të ndryshme, kur vendi ynë ra pre e pushtimeve barbare, qëndruan të palëkundur ndaj besimit ortodoks, pa e tjetërsuar besimin e Zotit që ata i luteshin e i besonin.  Midis dy luftrave botërore, Vithkuqi është djegur tre herë. Përpjekjet greke në luftën e parë botërore për ta joshur popullsinë ortodokse të rrethuar nga një tjetër popullsi e besimit mysliman, dështuan. Si pasojë, prej grekërve fshati u dogj e rrafshua krejt me masakra të papara. Vithkuqi promovon vlera të pamatshme, kulturë e histori të patjetërsueshme , peisazhe mbresëlënëse, njerëz mikëpritës, të dashur, dhe një kulinari mjaft të pasur./CNA.al

LEXO TE PLOTE