LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

20 Qershor 2021, 13:50, Politikë CNA
Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan

Prej 31 vitesh pjesë e strukturave të Partisë Demokratike Enkeleda Çela, përfaqësuese e Agron Shehajt në një prej komisioneve zgjedhore në garën për kryetar të selise blu vendos të tregojë për shantazhin që provoi në zgjedhjet brenda partisë.

Ajo tha se është kërcënuar nga ish deputetet demokrat Ndriçim Babasi dhe Albana Vokshi.

Në një intervistë për MCN, Çela u shpreh se ata e kanë mbajtur peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre që kishin nisur.

?Në kohën që vjen kryetari i degës Babasi donte të ndërhynte në komision për të marrë vendime që njerëzit të votonin pa e patur kartën, duke detyruar komisionin që të bënte një kërkesë për përjashtimin tim. Po është ushtruar edhe dhunë fizike nga zoti Babasi. Kjo është një ccështje tjetër që ka të bëjë me dhunën dhe personin në fjalë. Aty u implikua edhe Albana Vokshi që gjja erdhi për të zgjidhur situatën. Ata po më mbanin peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre?, u shpreh ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga