Connect with Us

Ndikimi i pandemisë në gjendjen e stresit/ Arjana Rreli: Shumë të sëmurë, pak psikiatër

Sociale

Ndikimi i pandemisë në gjendjen e stresit/ Arjana Rreli: Shumë të sëmurë, pak psikiatër

Publikuar

-

Ndikimi i pandemisë në gjendjen e stresit/ Arjana Rreli: Shumë të sëmurë, pak psikiatër

Periudha pandemike në vendin tonë ka rritur numrin e qytetarëve që përjetojnë gjendje stresi.

Psikiatrja Arjana Rreli tregon se kjo e pengon individin në aktivitetet e përditshme, ndërsa ka theksuar se ata individë që e kanë kaluar këtë gjendje dhe nuk kanë kërkuar ndihmë kanë shanse që tu përsëritet.

Në situatën që ne jemi një vit pas pandemisë kemi në terren tashmë edhe shfaqjen e stresit kronik, pra persona të cilët nuk e kanë përjetuar, nuk kanë kërkuar ndihmën, nuk e kanë tretur dot stresin që u instalua direkt pas sulmit të mendjes që ju bë nga ky virus, kanë filluar të shfaqin shenjat e para të stresit që i ngjajnë shumë stresit akut por që ndërhyn më shumë në mënyrën e funksionimit të individit duke e penguar atë në mbarvatjen normale dhe në një ditë aktivitetesh që ai i zhvillon me të gjitha kompetencat e veta”, tha psikiatrja Arjana Rreli ën Report Tv.

Grupmosha më e prekur është 20-40 vjec. Psikiatrja tregon dhe faktorët që çojnë rinin drejt stresit.

Aktualisht ne shohim që grupmosha më e prekur është ajo e rinisë, sidomos moshat 20-40 vjeç. Është pikërisht kjo moshë dhe sidomos rinia ajo që shfaq më së shumti për fatin e mirë shenjat e ankthit pa ndryshime të mëdha të humorit, për faktin që kjo moshë u përball më egër me pasojat e këtij virusi duke ndërhyrë si në funksionimin e tyre okupacional, një pjesë e mirë u detyruan që të zhvillojnë aktivitetin e tyre ndryshe nga çfarë ishin mësuar më përpara por rinia është edhe me kohën më tepër për të bërë aktivitet së bashku, për të qëndruar deri vonë kështu që u kufizua.

Distancimi social ishte gjithashtu vuajtja tjetër sepse dikush nuk shihte dot prindin e sëmurë dhe kështu instalohej dhe gjendje ankthi plus dhe shpeshherë është po kjo rini që përballet me modele të cilat në mendjen e tyre janë të paarritshme. Në tentativa për ta kapur këtë model futet në një ngërç psikologjik që refektohet në ankth“, tregoi psikiatrja.

LEXO EDHE:  Shifrat e të infektuarve me tendencë rritjeje/ Konfirmohen mbi 100 raste të reja

Teksa rastet janë në rritje, Rreli thotë se numri i psikiatërve është shumë pak për të përballuar nevojat e shoqërisë.

“Në një ditë të zakonshme mund të jenë mesatarisht 20-25 raste që vijnë për herë të parë. Dhe unë këtu flas mesatarisht dhe jap eksperiencën time ndërkohë që jam pothuajse e sigurt që ndaj të njëjtin opinion dhe me të gjithë kolegët e mi psikiatër. Ne jemi akoma shumë pak për të përballuar gjithë këtë fluks që erdhi papritur”, tha ndër të tjera psikiatrja Rreli.

Psikiatrja këshillon për një jetë sa më të shëndetshme, duke u fokusuar në aktivitete sportive, jetën sociale dhe shmangien e substancave abuzive./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Publikuar

-

Nga

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj të Tepelenës mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe linja e energjisë elektrike.

OSHEE ka ndërprerë energjinë, ndërsa burime bëjnë me dije se energjia do të vijojë të mungojë derisa të konstatohen dëmet e shkaktuara në rrjet nga grupet e terrenit në fiderat Miniera 1 dhe Miniera 2.

LEXO EDHE:  Situata në spitalet Covid/ Ministria thirrje të fortë qytetarëve

Nga flakët është djegur edhe një hapësirë e konsiderueshme me pemë e shkurre.

LEXO EDHE:  Situata në spitalet Covid/ Ministria thirrje të fortë qytetarëve

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 25 korrik

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 25 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Situata në spitalet Covid/ Ministria thirrje të fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid-19/ Maqedonia e Veriut lehtëson masat

Rruga e vjetër Vorë-Rinas, Dogana dhe disa biznese në këtë zonë

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Duke nisur nga e hëna pritet të ketë një rrijte të ndjeshme të temperaturave.

Shërbimi Meteorologjik grek nuk përjashton që termometri të arrijë deri në 42 gradë Celsius.

“Nga e hëna vjen një valë e re e të nxehtit nga Afrika e Veriut e cila fillimisht do të prekë Greqinë perëndimore.

Por nga e marta deri në fund të javës nxehtësia do të mbizotërojë në të gjithë vendin, që pritet që të arrijë 40-42 gradë. Këto temperatura do të vazhdojë deri në ditët e para të gushtit” njofton shërbimi grek i Meteorologjisë.

LEXO TE PLOTE