Connect with Us

Mbyllet raundi i dytë i grupeve në Europian, ja ekipet që siguruan kualifikimin

Sport

Mbyllet raundi i dytë i grupeve në Europian, ja ekipet që siguruan kualifikimin

Publikuar

-

Ka përfunduar raundi i dytë i fazës së grupeve në Kampionatin Evropian. Italia, Belgjika dhe Holanda janë tri skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Teksa kanë mbetur edhe 13 vende të lira në fazën tjetër të “Euro 2020”, këto skuadra pritet të mësohen pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të tretë që fillon sot.

Kujtojmë se në fazën e tjetër kualifikohen dy skuadrat e para të secilit grup, dhe katër skuadrat e vendit të tretë që kanë më së shumti pikë. Ndeshjet që zhvillohen sot janë: Itali – Uells dhe Zvicër – Turqi, teksa të dyja përballjet zhvillohen ne 18:00.

Renditja tabelare e Kombëtareve pas dy raundeve të para:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

6 sulmues drejt largimit, Interi “peshkon” te Genoa

Publikuar

-

Nga

Interi po mendon të afrojë një sulmues të ri gjatë kësaj merkato. Duke parë se Lukaku-Lautaro janë të paprekshëm në formacion, drejtuesit po kërkojnë që të gjejnë zëvendësuesit e tyre.

Sanchez a Pinamonti, dhe të rinjtë Salcedo, Colidio, Mulattieri e Satriano janë vendosur në merkato nga zikaltërit dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Duke parë largimin e 6 sulmueseve, Interi ka kthyer sytë nga Genoa për të marrë sulmuesin Gianluca Scamacca.  Drejtori Marotta ka nisur kontaktet me Genoa për huazimin e sulmuesit dhe në ditët në vijim pritet të ketë lajme të reja rreth kësaj tratative.

LEXO TE PLOTE

Sport

Befason PSG, i zgjat kontratën trajnerit dhe stafit të tij

Publikuar

-

Nga

Mauricio Pochettino dhe stafi i tij tani “shpërblehen” me kontratë të re nga PSG. Klubi parizien ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e marrëveshjen me argjentinasin dhe bashkëpunëtorët e tij deri më 30 qershor 2023.

Pochetino mbërriti në fillim të janarit në vend të Thomas Tuchel. Trajneri argjentinas (49 vjeç) firmosi deri në qershor 2022, me një mundësi pothuajse automatike deri në vitin 2023. Fitues i Kupës së Francës do të përpiqet këtë sezon të arrijë një rezultat më të mirë se gjysmëfinalet në Champions League, kurse titulli kampion në Francë është një objektiv që nuk duhet të diskutohet.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mbyllet miqësorja e veteranëve Kosovë-Shqipëri, ja rezultati përfundimtar

Publikuar

-

Nga

Stadiumi “Fadil Vokrri” i qytetit të Prishtinës ka qenë sot arena e një ndeshje shumë të veçantë. Në fushën e lojës kanë zbritur ekipet e veteranëve të përfaqësueseve të Kosovës e Shqipërisë, për një ndeshje e cila kishte si qëllim kujtimin e figurës legjendare të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili u nda në mënyrë të papritur nga jeta në vitin 2018.

Në fushën e lojës kanë zbritur emra shumë të njohur të futbollit shqiptar si Kushta, Ballgjini, Zmijani, Beqiri, Jupi, Duro e Fakaj apo edhe “djemtë e shtëpisë” si Dallku e Curri, për një ndeshje që është luajtur në një atmosferë shumë miqësore duke kthyer pas vitet për shumë nga këta emra. Kjo vëllazërore e veçantë u mbyll me shifrat 1-1 e më pas me penallti ka fituar përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës.

Para fillimit të ndeshjes, të dy delegacionet kanë qenë të pranishme në ceremoninë e prezantimit të shtatores të Fadil Vokrrit që u vendos para stadiumit në fjalë, për të përkujtuar gjithmonë këtë legjendë të futbollit kosovar.

LEXO TE PLOTE