LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi topin kujtim pas fitores, në Gjermani spekulojnë me tërheqjen e Toni Kros

20 Qershor 2021, 09:16, Sport CNA
Kërkoi topin kujtim pas fitores, në Gjermani spekulojnë me

Ndeshja ndaj Portugalisë me shumë mundësi do të ketë një kuptim të veçnatë për Toni Kros, ose përndryshe, ai po mundohet që të mbledhë sa më shumë kujtime nga Euro 2020, që pritet të jetë turneu i tij i fundit ndërkombëtar me fanellën e Gjermanisë. Kjo është ajo që spekulohet aktualisht në Gjermani, si pasojë e veprimeve të mesfushorit gjerman në fund të ndeshjes të fituar dje 4-2 ndaj Portugalisë.

Në fund të sfidës, gjëja e parë që bëri lojtari ishte të shkonte të kërkonte që t?i dhuronin topin e ndeshjes. Një kujtim që shumëkush e lidh me lajmin që ka qarkulluar gjatë këtij viti se Kros ka vendosur të mos vazhdojë më te Gjermania, edhe pse luan në nivelet më të larta me Realin. Me më shumë se 100 ndeshje të luajtura për Gjermaninë, mesfushori 31-vjeçar e sheh këtë si momentin e duhur për t?u tërhequr nga përfaqësuesja, edhe pse ai mbetet një element thelbësor për ekipin e drejtuar nga Joakim Lëv.

Për të njëjtën gjë mendohet se ai shkoi të takonte ish-shokët e skuadrës te Reali, portugezët Ronaldo e Pepe, me të cilët diskutoi për pak sekonda në fushën e lojës. Tani mbetet të shihet nëse Kros do t?i shkojë deri në fund këtij vendimi, apo nëse Flik do ta bindë që të mbetet pjesë e përfaqësueses edhe për Botërorin e viti të ardhshëm.

Lajmet e fundit nga