Connect with Us

Euro 2020/ Sot luhen vetëm dy sfida, ja ekipet që zbresin në fushë

Sport

Euro 2020/ Sot luhen vetëm dy sfida, ja ekipet që zbresin në fushë

Publikuar

-

Starton sot raundi i tretë i fazës së grupeve në Europian.

Ndeshjet që zhvillohen sot janë: Itali – Uells dhe Zvicër – Turqi, teksa të dyja përballjet zhvillohen ne 18:00.

Itali – Uells 18:00
Zvicër – Turqi 18:00

Italia e ka siguruar kualifikimin, ndërsa Zvicra dhe Uellsi do përpiqen gjithashtu të presin biletën e kualifikimit.

Pak shanse ka Turqia e cila ka zero pikë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Chelsea nuk heq dorë nga Lukaku, ofron 100 mln euro dhe një futbollist

Publikuar

-

Nga

Pasi fitoi Ligën e Kampioneve, Çelsit i është hapur oreksit për të tjerë trofe. Kampionati dhe suksesi europian janë në objektivat e londinezëve, por për t’ia dalë mbanë, trajneri Tuhel ka kërkesa specifike. Një prej tyre ka të bëjë me rolin e sulmuesit dhe thuhet se Roman Abramoviçi është gati t’i plotësojë dëshirën. Synimet janë njëri mes Eling Halandit dhe Romelu Lukakut. Për norvegjezin e Borusias ishin gati 175 milionë euro, por vetë 21-vjeçari e ka konsideruar si të tepruar shifrën për një lojtar të vetëm. Ndoshta nuk e mendon kështu drejtori i Borusias, Vacke, i cili sidoqoftë e cilësoi si të pashitshëm yllin e skuadrës. Në këto kushte e me mbi 100 milionë euro për të investuar, Çelsi ka drejtuar radarët nga Milanoja zikaltër.

Tashmë në shënjestër është Romelu Lukaku, për të cilin mund të investohen deri në 130 milionë euro. Shifra ekziston në arkat e bluve, por mediat angleze bëjnë të ditur se në bisedën me Interin do të tentohet përfshirja e Timo Vernerit. I blerë një vit më parë për thuajse 70 milionë euro, gjermani nuk e ka justifikuar besimin duke e shpërblyer me vetëm 12 gola në 52 prezenca. Ai ka rënë në sy më tepër për asistent, duke shërbyer 15 të tillë në të gjitha kompeticionet me ekipin që fillimisht u drejtuar nga Frenk Lampard përpara se të kalonte në duart e Tomas Tuhelit. As me patriotin e tij Verner nuk arriti të përsëriste bëmat që e bënë të njohur në kohët e Lajpcigut. Tashmë 25-vjeçari nuk konsiderohet i paprekshëm dhe drejtuesit anglezë janë gati ta sakrifikojnë për të siguruar Lukakun.

Duke parë problemet ekonomike, drejtori Marota edhe mund të pranojë ofertën e Çelsit, sepse sidoqoftë disa milionë dhe Verneri plus nuk janë një propozim i keq. Aktualisht përgjigjja është negative. Për hir të së vërtetës, Lukaku ka qenë i qartë në fjalët e tij teksa vetëm pak javë më parë i betohej për dashuri Interit. Ai ndihet mbret në Milano dhe komod në realitetin zikaltër. Për momentin pozicioni i tij duket po aq i palëvizshëm sa vetë sulmuesi kur është në fushë, megjithatë, në vitet e fundit kemi mësuar se milionat e eurove lëvizin këdo. Madje edhe një mal si “Big Rom”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Latifi titullar, ja si pritet të luajë Vllaznia sot ndaj AEL Limsolit

Publikuar

-

Nga

Vllaznia pritet që të ketë lëvizje në formacionin e parë nisur nga takimi i fundit. Mungesa e Da Silvës së dëmtuar dhe Gjurgjeviçit për arsye kartonësh e kanë detyruar trajnerin Tomas Brdariç të bëjë lëvizjen kokë më kokë për ndeshjen e sotme.

Nga sa mësohet, për të parën herë në formacionin e parë do të jetë gjysmësulmuesi Liridon Latifi. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë Brdariçi në konferencën e djeshme. Ai pritet që të jetë zëvendësimi kokë më kokë me sulmuesin Gjurgjeviç.

Një nga dyshimet ngelet nëse do të jetë sërish Çoba titullar apo mund të ketë një riaktivizim nga minuta e parë të boshnjakut Dilaver.

Mirëpo, për qendrën e sulmit ka edhe një balotazh mes Dilaverit dhe Hoxhajt, ndonëse Brdariçit i pëlqen shumë edhe Çoba.

Eksperienca e vlerat e boshnjakut mund të kërkohen që të shfrytëzohen në këtë takim, ndaj edhe ka pak më shumë shanse, por deri në momentin e fundit mund të ndodhë gjithçka.

Ndërsa pjesa tjetër pritet të jetë e përbërë nga Zogoviç në portë, Gurishta, Adili, Imami e Bulatoviç në mbrojtje.

Në mesin e fushës, Krymi, Kaleziç dhe Jonuzi, ndërsa në mesfushë në ndihmë të sulmit përkrah Latifit e Çobës apo Dilaver pritet të jetë sërish Kruja.

LEXO TE PLOTE

Sport

Inzagi mahnitet nga Calhanoglu: Ishte fantastik!

Publikuar

-

Nga

Simone Inzagi ka dhënë një deklaratë të shkurtër pas fitores së thellë të Interit në miqësoren e djeshme ndaj Krotones, ku ka shprehur kënaqësinë që mori pas fitores dhe vlerësimin e tij për punën që po bëjnë lojtarët që ka në dispozicion.

Krahasuar me ndeshjen ndaj Luganos, keni ndryshuar disa prej titullarëve, por ideja e lojës ka mbetur e njëjtë…

Përpos grupit që kisha në dispozicion, mbërritën Vesino dhe Perisiç, të cilët menjëherë filluan punën me ne. Të hënën do të vijnë Barela, Bastoni dhe Lautaro, atëherë do të plotësohet organika dhe do të mund të punojmë të qetë, duke aplikuar idetë tona. Më gëzon puna që kemi bërë këto tri javë, po shkon çdo gjë shumë mirë edhe pse më vjen keq për lëndimet e D’Ambrozios dhe Galjardinit.

Calhanoglunë e pamë në rolin e regjisorit, do të jetë ky roli i tij në vazhdim?

Ky ishte edhe qëllimi i këmbënguljes sonë për të firmosur me të. Hakan luajti një ndeshje të shkëlqyer, është ambientuar mirë me shokët e skuadrës. Po luanim kundër një ekipi që sapo ka zbritur në Serinë B dhe që na vuri në vështirësi duke na sulmuar lart. Më pëlqeu shumë sjellja e ekipit në fushë.

Satriano po bën mirë…

Ai është një djalë interesant, i angazhuar, na e konfirmon çdo ditë në stërvitje ku i shohim cilësitë e tij dhe me golin ia shtoi edhe më shumë vlerat vetes. Ai ishte pak i lodhur, doja ta zëvendësoja në fund të pjesës së parë, por është duke shfrytëzuar çdo mundësi që i jepet dhe çdo minutë që po stërvitet me ne, po e paguan në fushë me intensitet dhe grintë.

LEXO TE PLOTE