Connect with Us

Dritë në fund të tunelit/ Asnjë humbje jete nga Covid dhe dy raste të reja

Shëndeti

Dritë në fund të tunelit/ Asnjë humbje jete nga Covid dhe dy raste të reja

Publikuar

-

Sërish asnjë viktimë nga Covid-19/ Ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1693 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

LEXO EDHE:  Kur vjen vaksina kundër Covid-19 në Ballkan?/ Flet kryezëdhënësi i KE-së

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Terapia e rërës kundër reumatizmës/ Çfarë duhet të dini

Publikuar

-

Nga

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë.

Në Greqinë dhe Romën e lashtë, njerëzit thonin se rëra kishte aftësi kuruese kundër reumatizmës dhe artritit.

Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e vetë trupit.

Terapia e Rërës Kundër Reumatizmës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rëra e pastër ka aftësi të jashtëzakonshme terapeutike për shkak të mineraleve që përmban.

Në të gjenden silikoni sodium, magnezi, kaliumi, jodi, klori dhe kalçiumi që përthithen nga deti.

Magnezi është shumë i domosdoshëm për kockat, dhëmbët, zemrën, sistemin nervor dhe çdo qelizë në trup.

Kur trupi futet në rërë, këto minerale arrjnë të penetrojnë në trup duke sjellë shumë përfitime.

Përfitimet janë shumë të mëdha sepse përthithja ndodh direkt në lëkurë.

Në rastin e magnezit, ai nuk përthithet mirë nga sistemi tretës dhe përthithja në lëkurë gjatë terapisë së rërës është më e madhe.

Terapia e rërës kombinon efektet mirëbërëse të nxehtësisë dhe këtyre mineraleve.

LEXO EDHE:  Transporti publik vatër e nxehtë e Covid/ Policia kontrolle intensive në urbane

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Manastirliu jep lajmin e mirë, tregon sa doza do vijnë në shkurt

Rëra duhet të jetë e nxehtë por jo përvëluese.

Në temperaturën e duhur (pra jo shumë e nxehtë sa nuk durohet), rëra çliron nxehtësinë në mënyrë graduale duke mundësuar hapjen e poreve dhe përthithjen e mineraleve.

Një terapi normale e rërës kundër reumatizmës duhet të zgjasë nga 20 në 40 minuta.

Ekspertët që mbështesin këtë lloj terapie, thonë se rëra përmirëson ndjeshëm simptomat e reumatizmës.

Ajo ndihmon kundër frakturave, përshpejton shërimin e kockave, zbut infeksionet e lëkurës dhe alergjitë dhe lehtëson simptomat e osteoporozës.

Ka të tjerë që mendojnë se terapia e rërës mund të ketë efekt edhe kundër stresit dhe ndihmon në pastrimin e gjakut.

Terapitë e rërës duhen ndjekur nëpërmjet këshillës së mjekut.

Ato nuk duhen bërë në pikun e diellit kur vapa është shumë e madhe dhe e padurueshme.

Këto terapi nuk janë të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo tensionet e gjakut.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

I nxehti mund shkaktojë aksidente cerebrovaskulare/ Mjekja apel qytetarëve: Shkoni në urgjencë

Publikuar

-

Nga

I nxehti afrikan përfshin vendin/ Sinoptikanët parashikojnë temperature “përvëluese”

I nxehti mund të shkaktojë deri aksidente cerebrovaskulare.

Neurologia Vojsava Leka në spitalin “Hygeia” në Tiranë shpjegon se ekspozimi i organizmit për një kohë të gjatë në temperatura të larta e vendos atë në kushte stresi dhe mbingarkese.

Ato mund të çojnë në dëmtim të enëve të gjakut.

Në situata të tilla mund të alternohet i gjithë metabolizmi qelizor dhe të shkaktojë një gjendje inflamacioni të rritur në organizëm me krijimin e të ashtuquajtur mediator të inflamacionit. Të gjithë këto mediatorë së bashku me alternimin e balancave hidrike dhe elektolitike mund të shkaktojnë pasoja të rënda endema cerebrale, alternime të fluksit të gjakut deri në  dëmtime të parikthyeshme neuronale. Këto mund të manifestohen me simptoma nga më të ndryshmet deri në alternimin e koshiencës apo krizat epileptike. Në situata të tilla mund të ndodhin edhe dëmtime të enëve të gjakut që mund të çojë në aksidente cerebrovaskulare”, është shprehur ajo, për abc news.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Manastirliu jep lajmin e mirë, tregon sa doza do vijnë në shkurt

Aksidentet cerebrovaskulare mund të shfaqen me çrregullime në të folur, rënie të këndit të buzës, humbje të ekuilibrit apo dhimbje të menjëhershme koke. Në raste të tilla mjekja sugjeron ti drejtoheni urgjencave.

LEXO EDHE:  Covid-19 merr 236 jetë njerëzish/ Shkon 213,013 numri të infektuarve në Itali

“Për vetë evidentimit qëndrimit në temperatura shumë të larta dhe hidratimit vëmendje i duhet kushtuar edhe eksplorimit dhe trajtimit të faktorëve të rrezikut. Në momentin që evidentohen simptomat e paratë aksidenteve cerebrovaskulare si çrregullim i të folurit, rënie e këndit të buzës, alternim i shikimit, probleme të ekuilibrit, apo probleme dhe dhimbje të forta koke duhet që të drejtohet mjekut”, është shprehur ndër të tjera mjekja.

Më të predispozuar për të pësuar aksidente cerebrovaskulare sipas neurologes janë personat të cilët vuajnë nga zemra, veshkat apo kanë probleme metabolike.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu mesazh nga Saranda/ “Shfrytëzojeni këtë muaj për t’u vaksinuar dhe për të mbrojtur veten”

Publikuar

-

Nga

Manastirliu mesazh nga Saranda/ "Shfrytëzojeni këtë muaj për t’u vaksinuar dhe për të mbrojtur veten"

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar një nga qendrat e reja të vaksinimit në Sarandë nga ku ka përcjellë mesazhin për të gjithë qytetarët.

Ajo edhe një herë bën thirrje që të gjithë personat mbi 18 vjeç të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.

Gjithashtu ka dhënë lajmin e mirë se në Shqipëri do të mbërrijnë sot edhe 50 mijë doza të tjera Pfizer

“🌼50.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë sot në vend, për të vijuar pa u ndalur vaksinimi në çdo komunitet me njësitë levizëse, në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore.

LEXO EDHE:  Kosova nuk gjen qetësi me Covid-19/ Bilanc tragjik gjatë 24 orëve

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Manastirliu jep lajmin e mirë, tregon sa doza do vijnë në shkurt

🟢 Nëse je mbi 18 vjeç, shfytëzoje këtë muaj mundësinë për t’u vaksinuar për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, shprehet Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE