Connect with Us

Drita e celularit ju dëmton lëkurën/ Ja si mund të mbroheni

Life Style

Drita e celularit ju dëmton lëkurën/ Ja si mund të mbroheni

Publikuar

-

Drita e celularit ju dëmton lëkurën/ Ja si mund të mbroheni

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zakonet tona të teknologjisë vendosen në “mikroskop” sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e kujtesës sonë të sëmurë, modele jo të shëndetshme të gjumit dhe përkeqësimin e shikimit. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, gjithnjë e më shumë hulumtime po bëhen rreth “dritës blu”, armiku i fshehtë i bukurisë në pajisjet digjitale që paraqet rrezikshmëri për lëkurën tonë. Nëse jeni një nga shumë personat që pyesni se si mund t’ju ndikojë kjo, lexoni më tej.

Çfarë është “drita blu”?

“Drita blu” i referohet gjatësisë së valëve me energji të lartë që janë në skajin blu të spektrit të dritës së dukshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj dritës blu nga dielli, megjithatë ajo emetohet edhe nga dritat LED, siç janë ato që gjenden në telefonat tanë, ekranet e TV-ve, laptopët dhe sipas hulumtimeve të fundit, njerëzit po kalojnë më shumë se nëntë orë në ditë para aparaturave digjitale që i ekspozojnë kësisoj edhe më shumë ndaj dritës blu.

Drita blu nuk është domosdoshmërisht e keqe kur ajo emetohet në gjatësinë e valës së duhur, madje mund të shfrytëzohet për të vrarë puçrrat dhe për të zbutur linjat e rrudhave. Sipas ekspertit të lëkurës, Jocelyn Petroni, drita blu infiltron lëkurën edhe më larg sesa rrezet UVA/ UVB, që ne thuajse i kemi shmanguar gjithë kohës.

Ajo që bën kjo dritë është të depërtojë drejt e në dermën e lëkurës, duke shkaktuar stres oksidativ në lëkurë, duke çuar në plakje të parakohshme. Për më tepër, ajo mund të gjenerojë radikale të lira, gjë që dëmton kolagjenin natyral në lëkurën tonë. Ajo që na mbetet janë rrudhat, pigmentimi i tepërt dhe ulja e elasticitetit të lëkurës. Dhe nëse rregullisht nuk bëni gjumin e bukurisë, atëherë ju jeni edhe më të ndjeshëm dhe më të ekspozuar ndaj këtyre fenomeneve negative.

Si mund të mbrohemi?

Fatmirësisht industria e bukurisë i është përgjigjur thirrjes sonë, me një rritje të produkteve që synojnë mbrojtjen ndaj dritës blu. Zgjidhni produkte me formula të pasura hidratuese, antioksiduese, të cilat mbrojnë dhe minimizojnë dëmet nga radikalët e lirë.

Një SPF me spektër të gjerë që mbron nga rrezet UVA dhe UVB është gjithashtu thelbësor, si dhe acidi hialuronik për të ruajtur nivelet optimale të hidratimit. Ndërsa është vështirë të pranohet që ne të largohemi tërësisht nga teknologjia, ne mund të minimizojmë dëmet deri diku. Disa telefona smart këto ditë kanë një sistem që quhet ‘ndërrimi të natës’ dhe që e kalon dritën blu në dritë të verdhë, e cila është shumë më e mirë për sytë dhe lëkurën.

Mbrojtësit e ekranit të filtrimit të dritës blu janë gjithashtu një mundësi e mirë, ose ju mund të angazhoheni për të zvogëluar përdorimin e pajisjeve elektronike, kështu që ndoshta një detox dixhital nuk do të ishte humbje kohe

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Qëndro larg tyre/ Këto janë shenjat më acaruese të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i dashurisë/ Si do të jetë java e ardhshme për të gjitha shenjat?

Kur bëhet fjalë për të thyer rregullat pak njerëz e kanë këtë guxim.

Sipas ekspertëve, njerëzit të cilët u perkasin këtyre 3 shenjave te horoskopit, nuk e kanë fare problem t’i thyejne rregullat. Lexoni nese e gjeni veten…

1. Dashi

Njerëzit e kësaj shenje duan të realizojnë gjithçka që kanë në mendjen e tyre. Ata nuk e durojnë dot që dikush t’iu thotë se nuk mund të bëjnë diçka. Ata i shtyjnë edhe miqtë e tyre të thyejnë rregullat. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje nuk kanë kohë të presin gjatë për të bërë diçka.-shkruan Revistawho.

2. Gaforrja

Gaforret nuk kanë dëshirë të bëjnë çdo gjë që të tjerët duan. Nëse janë të bindur për gjërat që duan të realizojnë nuk pyesin fare. Një gaforre e fut veten më shumë në probleme edhe për të ndihmuar të tjerët. Mundohet të duket “vajza, ose djali i mirë”, por në fund e kupton se pak thyerje rregulli duhet në këtë jetë.

3. Shigjetari

Një shigjetar pëlqen të thyejë rregullat, më shumë sepse dëshiron të tregojë se askush nuk mund ta komandojë. Sipas intv.al e urren faktin që dikush të kontrollë gjërat që bën. Të gjithë e dinë që njerëzit e shenjës së shigjetarit janë shpirtra të lirë dhe rregullin nuk e durojnë dot.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“J.Lo s’ishte gjë në shtrat”/ Alex Rodriguez nuk i del inati me këngëtaren

Publikuar

-

Nga

Alex Rodriguez duket se ende nuk e ka kaluar dot ndarjen nga këngëtarja Jennifer Lopez. Sidomos tani që e sheh të lumtur me Ben Affleck, mediat e huaja raportojnë se ai nuk po flet mirë për të.

Sipas “National Enquirer”, Rodriguez po u thotë miqve të tij se këngëtarja nuk është gjë në shtrat.

“National Enquirer”, duke iu referuar burimeve të saj, shkruan se Alex dhe Jennifer e kishin humbur shkëndijën e tyre dhe rrallë kanë kaluar momente intime përpara se të vendoseshin të ndaheshin dhe çifti hiqej si i dashuruar para kamerave, së në shtëpi flinin në dhoma të ndara.

“Rodriguez thotë se Jenn i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del”-raporton “National Enquirer”, duke shtuar se ata kishin humbur dhe besimin tek njëri-tjetri.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“E shpifur”/ Plas keq mes Sarës dhe Sindit: Atdheun ta hoqa nga harta, s’të lash të shijoje Gelianin

Publikuar

-

Nga

Sindi Loci, edhe pse tashmë Përputhen ka mbaruar prej muajsh, duket se ka ende debate për të nxitur me ish konkurrentët.

E ftuar në emisionin “Në pranga”, teksa pyetej për mendimin e saj për secilin prej konkurrentëve të Përputhen, Sindi nuk është kursyer aspak për të dhënë mendimin e saj pa asnjë dorashkë.

Teksa shfaqet fotoja e Sara Malaj, një tjetër ish konkurrente e Përputhen ajo shprehet: “Përse na përmendni emra të tillë në mes të ditës, na e shpifët.”

Ndërkaq nuk ka munguar edhe reagimi i Sarës , e cila shkruan se arsyeja e urrejtjes së Sindit ndaj saj është sepse ajo i mori të dy djemtë dhe Atdheun dhe Gelianin.

Zonjush Sind minioni, normal që do ta shpifi Sara se mirë Atdheun ta hoqa nga harta por edhe Gelin që mendove se kishe çerek shansi, s’të lash ta shijoje takimin deri në fund. S’ke faj edhe unë po të isha në vendin tënd do e urreja veten time”, i kthehet Sara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE