Connect with Us

Degradon sherri mes vëllezërve/ Heqin rripat e pantallonave për të rrahur njëri-tjetrin

Aktualitet

Degradon sherri mes vëllezërve/ Heqin rripat e pantallonave për të rrahur njëri-tjetrin

Publikuar

-

Degradon sherri mes vëllezërve/ Heqin rripat e pantallonave për të rrahur njëri-tjetrin

Ka degraduar sherri mes dy vëllezërve që ishin në konflikt për një kredi të marrë.

Eduardi ka kërkuar me ngulm nga vëllai të paguajë kredinë që ka marrë në emër të tij për të dhe që nga 15 milionë lekë të vjetra, tashmë ka shkuar 30 milionë lekë.

Pas debateve të ashpra, vëllezërit kanë hequr rripat e pantallonave për të rrahur njëri-tjetrin, ndërkohë që kanë degjeneruar edhe fjalorin.

Ka qenë stafi i rubrikës “Shihemi në gjyq” që ka ndërhyrë dhe ka shmangur dhunën fizike, ndërsa juristja Eni Çobani ka tentuar të qetësojë situatën.

Pjesë nga debati:

Eni Çobani: Ja të tilla janë debatet të cilat degjenerojnë më pas në të tilla reagime që nuk janë normale, as etike, kërkoj ndjesë për këtë situatë të përkeqësuar.

LEXO EDHE:  Ka ndjekur pandeminë e Covid-19/ Alimehmetit i besohet posti i rëndësishëm në Akademinë e Shkencave

Eduardi: Ma shkatërrove familjen, ma shkatërrove…

Eni Çobani: Nuk është forma e duhur me të cilën ju duhet të komunikoni, jeni vëllezër, ju lutem.

Eduardi: Ik se nuk është vëlla ky palaço.

Eni Çobani: Zoti Gramoz, ju jeni njeriu i cili në një formë apo në një tjetër e keni sjellë këtë shqetësim. E kuptoj që dhe juve iu janë bërë shumë probleme gjatë jetës, por ky borxh duhet larë dhe do ju lutesha shumë që të na jepnit zgjidhjen./ CNA.al

Sherr mes dy vëllezërve të Eni Çobani/ Eduardi nuk përmbahet ndaj Gramozit: Je monstër

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Zjarr në bodrumin e ministrisë së Financave/ Policia jep informacionin

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, bodrumi i ministrisë së Financave është përfshirë nga zjarri. Lajmi është konfirmuar për ‘Balkan Web’ nga gazetarja Dorjana Bezat.

Burime për Bezat thanë se fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur sende apo materiale të djegura me vlerë.

“Në bodrumin e një institucioni ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur disa sende pa vlerë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhej në njoftimin e shkurtër të policisë së Tiranës.

LEXO EDHE:  Tentativat për shitblerje votash/ Rrëfehet Bilbil Dervishi, mesazh qytetarëve

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Dy gra të famshme kthehen në tmerrin e Tiranës

Deri më tani nuk dihen arsyet e zjarrit në fjalë, i cili fatmirësisht u arrit që të shuhej në kohë, pa shkaktuar dëme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vithkuqi i Korçës përfshihet nga flakët/ Rrezikohet Manastiri i Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Në Vithkuq të Korçës ka rënë zjarr. Sipas të dhënave një sipërfaqe toke me pisha po digjet prej 20 minutash.

Drejt vendit po niset një zjarrfikëse nga qyteti i Korçës, ndërkohë që po ndërhyhet momentalisht nga punonjës së ndërrmarjes së shërbimeve publike.

Rrezikon Manastiri i Shën Pjetrit pasi ndodhet në afërsi të zonës që po digjet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Zjarri rrezikon banesat në Selenicë/ Peleshi thirrje banorëve për evakuuim

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Gjorm i Selenicës u ka bërë thirrje banorëve që të evakuoohen, për shkak se flakët rrezikojnë banesat.

Sipas tij 40 forca ushtarake,  po punojnë bashkë me një helikopter nga ajri për më shumë se një orë.

Kryesisht në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë kemi shtrirje, kemi shmangur në Fushë-Arrëz prekjen e banesave. Sot jemi shumë të angazhuar dhe të shqetësuar. Me pak mundësi për të ndërhyrë në Karaburun, kufi me Llogaranë. Beteja jonë e këtyre ditëve më e nxehtë ka qenë aty për ët shmangur prekjen e Parkut. Këtu i kemi të angazhuara për të shmangur zjarrin në zonat e baruara këtu në Selenicë, në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë. ka deklaruar Peleshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE