LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biznesmeni i plagosur pronar i lokalit të njohur në Sarandë/ Të ftuar specialë Noizy, Ledri dhe Gena

20 Qershor 2021, 12:44, Aktualitet CNA
Biznesmeni i plagosur pronar i lokalit të njohur në Sarandë/

Në orët e para të mëngjesit të sotëm biznesmeni Spiro Iljadhi është qëlluar me breshëri plumbash.

Si pasojë ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me helikopter në spital. Mësohet se Iljadhi është pronar i një prej lokaleve më të frekuentuara në Sarandë, “Bar Orange.”

Përmes një kërkimi në rrjetet sociale shihet se në këtë lokal është i madh numri i personave që e frekuentojnë. Shumë prej emrave më të njohur të muzikës si Noizy, Ledri Vula, Majk dhe Gena kanë qenë të ftuar special në këtë lokal.

Së fundi Policia ka zbuluar dhe identitetin e tre autorëve të atentatit ndaj biznesmenit. Sipas të dhënave të Policisë bën me dije se plagosja e tij me 20 plumba ka ardhur si pasojë e një konflitkit të çastit me Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadër. Nuk dihet nëse kjo ngjarje mund të ketë ardhur si pasojë e konkurencës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga