Connect with Us

Andi Lila: Për mua dhe kombëtaren e brezit tim do shkruajë historia

Kombëtare

Andi Lila: Për mua dhe kombëtaren e brezit tim do shkruajë historia

Publikuar

-

Krahasimi ndër vite mes dy ekipesh është gjithmonë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi ndikojnë talenti, forma e momentit e sidomos rezultatet. Por Andi Lila është i bindur se përfaqësuesja aktuale, ka më shumë talent në gjirin e saj sesa ajo që arriti objektivin historik të kualifikimit në Euro 2016.

Në “Euromania”, Lila veçoi cilësitë e lojtarëve aktualë dhe bindjen që ka se Shqipëria do të kthehet përsëri në skena kaq të rëndësishme. Por njëkohësisht, ai vlerësoi se si të parët e kualifikuar, ai dhe të gjithë ata që çuan Shqipërinë në Euro 2016, do të kujtoheshin gjatë.

“Skuadra e tanishme me skuadrën që ishim ne, mendoj se kjo skuadër që është sot ka shumë talent. Jam plotësisht i bindur që Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përfaqësohet në vitet e ardhshme në evenimente kaq të mëdha. Jam me fat unë dhe brezi im se jemi të parët që shkuam në një eveniment kaq të madh dhe mendoj se të gjithë shqiptarët e historia do të shkruajë për ne sepse hera e parë mbahet mend gjatë”, tha Lila.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Mbyllet miqësorja e veteranëve Kosovë-Shqipëri, ja rezultati përfundimtar

Publikuar

-

Nga

Stadiumi “Fadil Vokrri” i qytetit të Prishtinës ka qenë sot arena e një ndeshje shumë të veçantë. Në fushën e lojës kanë zbritur ekipet e veteranëve të përfaqësueseve të Kosovës e Shqipërisë, për një ndeshje e cila kishte si qëllim kujtimin e figurës legjendare të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili u nda në mënyrë të papritur nga jeta në vitin 2018.

Në fushën e lojës kanë zbritur emra shumë të njohur të futbollit shqiptar si Kushta, Ballgjini, Zmijani, Beqiri, Jupi, Duro e Fakaj apo edhe “djemtë e shtëpisë” si Dallku e Curri, për një ndeshje që është luajtur në një atmosferë shumë miqësore duke kthyer pas vitet për shumë nga këta emra. Kjo vëllazërore e veçantë u mbyll me shifrat 1-1 e më pas me penallti ka fituar përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës.

Para fillimit të ndeshjes, të dy delegacionet kanë qenë të pranishme në ceremoninë e prezantimit të shtatores të Fadil Vokrrit që u vendos para stadiumit në fjalë, për të përkujtuar gjithmonë këtë legjendë të futbollit kosovar.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Momenti emocionues kur Shqipëria parakalon me flamurin kuqezi në ceremoninë e “Tokyo 2020”

Publikuar

-

Nga

Ka nisur në Tokio ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike. Më shumë se 11,238 atletë nga 204 shtete do të garojnë në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme në “Tokio 2020”. Olimpiada do të presë 339 evente, ndërsa gjithçka do të mbyllet më datë 8 gusht.

Ceremonia e hapjes po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID. Përsa i përket Shqipërisë ajo do përfaqësohet me 9 sportistë, ndërsa për herë të parë në histori, shpreson te një medalje. Luiza Gega mban flamurin, ndërsa Briken Calja emrin.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Realizoi tripletë me Barcelonën, dy skuadrat europiane i vihen pas Rei Manajt

Publikuar

-

Nga

Pas tripletës së tij me Barcelonën e madhe ndaj skuadrës së Gimnastik, Rei Manaj është vendosur në qendër të vëmendjes nga mediat spanjolle pas paraqitjes së tij fenomenale me një tri-golësh spektakolar.

Sipas asaj që raporton iberikja,  “El Mundo Deportivo”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është vendosur në shënjestrën e skuadrës spanjolle Kadiz dhe asaj portugezes Famalikaos.

Paraqitjet e fundit të sulmuesit lushnjar kanë bërë që skuadrat të vihen menjëherë në lëvizje për të. Manaj aktivizohet tek skuadra e dytë e Barcelonës, por menjëherë sapo iu dha mundësia tek skuadra e madhe e katalanasve ai u tregua i zoti duke realizuar një tripletë, diçka historike për një lojtar shqiptar.

LEXO TE PLOTE