Connect with Us

Zyrtare/ Vjen një tulipan në sulm, Barcelona prezanton afrimin e radhës

La Liga

Zyrtare/ Vjen një tulipan në sulm, Barcelona prezanton afrimin e radhës

Publikuar

-

Tani është zyrtare, Memphis Depay është lojtari më i ri i Barcelonës. Sulmuesi holandez ishte një kërkesë e trajnerit Roland Koeman, i cili e donte me çdo kusht në skuadër bashkatdhetarin e tij.

27-vjeçari vjen me parametra zero nga Lyon, klub në të cilin u aktivizua në 4 vitet e fundit. Depay ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me katalanasit.

 

Lojtari ofensiv ka kryer vizitat mjekësore te kombëtarja e Holandës, që po garon në Euro 2020. Të pranishëm kanë qenë pjesëtarë të stafit mjekësorë të Barcelonës.

Një përforcim me vlera për klubin e njohur iberik, që pas Sergio Agueros siguron një tjetër lojtar sulmues plot cilësi, aq më tepër pa shpenzuar asnjë cent.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Spanja hap dyert për tifozët, ja sa do lejohen në startin e La Ligas

Publikuar

-

Nga

Sezoni i ri i La Ligas do të nisë me tifozë. Spanja ka vendosur të hapë stadiumet dhe vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetsisë, megjithatë impiantet nuk do të jenë të mbushura në kapacitetin e plotë të tyre.

Ministria e Shëndetsisë në Spanjë ka vendosur që impiantet e hapura të mbushen në 40% të kapacitetit në javët e para të kampionatit, ndërkohë që impiantet e mbyllura të mbushen në masën 30%.

Masat kundër COVID-19 nuk do të mungojnë gjithsesi pasi tifozëve të Realit, Barcelonës, Atleticos së Madridit, Sevillas, Valencias etj do t’u duhet të mbajnë maska në stadium, ndërkohë që klubet do të jenë të detyruara të mos shërbejnë ushqim gjatë ndeshjeve.

Edicioni 2020-2021 i La Ligas do të nisë me sfidën e 13 gushtit mes Valencias dhe Getafes që do të luhet të Mestalla aty ku do të jenë të pranishëm për herë të parë që pas rënies së pandemisë rreth 20 mijë tifozë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një stadium të hapur me një kapacitet prej 48 mijë e 600 vendesh.

Nga pretendentet për titull e para që do të zbresë në fushë do të jetë Reali i Madridit, të shtunën e 14 gushtit teksa do të sfidojë në transfertën baske skuadrën e Deportivo Alaves.

Kampionët në fuqi të Atleticos së Madridit do ta nisin kampionatin në transfertën galiciane ndaj Celta Vigos të dielës, ditë në të cilën Barcelona do të presë në Katalunjë Real Sociedadin.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zgjerohet lista, një tjetër klub i bën ofertë Barcelonës për Rei Manajn

Publikuar

-

Nga

Në skenë për Rey Manajn del një klub i ri. Mediat katalanase dhe më konkretisht Sport.es bën me dije se në drejtim të Barcelonës ka mbrritur një ofertë nga Maccabi Tel Aviv me izraelitët që kanë ofruar 1,5 milionë euro për gjysmën e kartonit të sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Një ofertë që gjithsesi nuk ka tunduar Barcelonën e cila është e pavendosur se çfarë do të bëjë me Manaj, ndërkohë që ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Përveç Sassuolos dhe Venezias nga Serie A dhe Real Betis e Granadas në La Liga, për Rey Manaj ka shfaqur interes edhe klubi kazak i Aktobes që është gati të bindë Barcelonën me një ofertë të majme ekonomike.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Benzema shërohet nga COVID-19, Ançeloti e pret me përqafime

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është rikthyer në stërvitje. Francezi prej disa ditësh ishte në karantinë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Por, Benzema është shëruar nga COVID-19 dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Përmes një postimi në rrjetin social, “Twitter”, trajneri Carlo Ancelotti ka pritur ngrohshëm duke i dhënë përqafime. Ndërkohë, sulmuesi do nënshkruajë kontratë të re me Realin për se paku deri në vitin 2023.

LEXO TE PLOTE