Connect with Us

Vila dhe të ardhura mijëra euro/ Nga Balanca, tek Sejko dhe Shahu, ja pasuria e drejtuesve të institucioneve

Aktualitet

Vila dhe të ardhura mijëra euro/ Nga Balanca, tek Sejko dhe Shahu, ja pasuria e drejtuesve të institucioneve

Publikuar

-

Pas krerëve të politikës dhe institucioneve të drejtësisë, Report Tv sjell edhe ndryshime në pasurinë e drejtuesve të institucioneve të pavarura gjatë vitit 2020. Kryetari i KLSH, Arben Shehu, deklaron vetëm 1 milionë lekë pagë si të ardhura për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020, ndërsa ka kursyer 200 mijë lekë.

Ndërkaq, Erinda Ballanca deklaron 2.4 milionë lekë pagë si Avokate e Popullit, 300 euro dieta, 8.7 mijë euro të ardhura nga qiraja e apartamentit dhe 15 mijë euro nga shitje kuotash të kompanisë  E 4 Legal.

Gjatë vitit 2020, Ballanca ka shlyer përfundimisht detyrimin për blerjen e një rezidence në fshatin e pasanikëve në Mullet me vlerë 451 mijë euro. Bëhet fjalë për një vilë 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, ku gjatë vitit 2020, ka shlyer këstin e fundit me vlerë 120 mijë euro.

Gjithashtu, Ballanca, ka shlyer këstin e fundit prej 5 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 125 m2 dhe të një garazhi, me vlerë 150 mijë euro. Ballanca është pronare edhe një apartamenti në Vlorë 92.69 m2, pronare e pjesshme e një shtëpie në Tiranë, një tjetër apartamenti etj.

Ndërkaq, të ardhurat nga pagat për vitin 2020 të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko janë rreth 136 mijë USD. Konkretisht, Sjeko deklaron 5.9 milionë lekë ose rreth 59 mijë USD pagën si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, 2.4 milionë honorare për mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH si dhe 5.1 milionë lekë ose rreth 50 mijë USD paga e bashkëshortes në një bankë.

Gjatë vitit 2020, bashkëshortja e Gent Sejkos, Elona Sejko, ka blerë një rezidencë në Himarë me vlerë 281 mijë euro, ku 270 mijë euro i ka marrë kredi, ndërsa pjesën tjetër nga të ardhurat nga paga. Zonja Sejko ka shitur edhe një makinë Audi A4 me vlerë 6.8 mijë euro, ndërsa deklaron 2 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti si dhe 164 mijë lekë të ardhura nga dy obligacione me vlerë 1.8 milionë lekë dhe 2 milionë lekë. Llogaritë e çiftit Sejko gjatë vitit 2020 janë shtuar me mbi 70 mijë USD.

LEXO EDHE:   Grupi i parë  muzikor që thyen rekordin e pasurisë së Beatles

Kryetarja e Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, Evgjeni Bashari, ka deklaron vetëm pagën 1.5 milionë lekë si dhe 234 mijë lekë honorare nga “Fundatia Kondrad Adenauer Stiftung”. Edhe kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri deklaron vetëm pagë rreth 1 milionë lekë. Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula deklaron 73 mijë USD shtesë në llogarinë bankare, 1.2 milionë lekë paga, 719 milionë lekë nga qiratë dhe 150 mijë lekë nga bono thesari dhe investime në obligacione.

Ndërkaq, kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Meta deklaron të ardhura nga 8 burime të ndryshme. Mete deklaron 2.7 milionë si kryetar i AMF, 565 mijë lekë si kryetar i bordit të AMF, 112 mijë lekë si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 625 mijë lejë si konsulent i Bankës Botërore, 141 mijë lekë si anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, 50 mijë lekë si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, 851 mijë lekë të ardhura nga konsulenca dhe 115 mijë lekë të ardhura nga obligacionet./Shqiptarja.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Berat- Poshnjë.

Mësohet se dy automjete, një tip “Benz”  me targa AA 180 TK si dhe tjetri  me targa AB 707 CY janë përplasur njëri me tjetrin.

Mjeti me targa AB 707 CY ishte marrë me qira dhe në të ishte një çift i huaj.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, 70 milionë paund pasuri në Angli

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i makinës së turistëve të huaj ku më pas është përplasur me makinën që i vinte përball.

LEXO EDHE:  Aksioni Anti KÇK/ Zbardhet pasuria e Lulzim Berishës

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Zjarri pushton Sardenjën/ Digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, mbi 1500 banorë të evakuar

Publikuar

-

Nga

Zjarri pushton Sardenjën/ Digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, mbi 1500 banorë të evakuar

Vijojnë të përhapen me shpejtësi flakët në ishullin Italian të Sardenjas

Sipas autoriteteve, pjesa perëndimore e ishullit, në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga situatat më të vështira në vitet e fundit.

Pothuajse 1500 persona janë evakuar dhe mbi 20 mijë hektarë tokë, pyje, ullishte dhe fusha të kultivuara, janë shkrumbuar nga flakët ndërsa vazhdon të rrezikojë shtëpitë dhe bizneset.

LEXO EDHE:  Pandemia ua vë “drynin” mbi 750 bizneseve

LEXO EDHE:  Ekonomia tkurret, guvernatori bymehet

Në terren për të shuar flakët kanë dalë rreth 7500 persona, përfshirë këtu zjarrfikës, nga mbrojtja Civile, mbrojtja e pyjeve, si dhe vullnetarë.

Temperaturat e larta dhe era nxitën zjarrin që u përhap shpejt, fillimisht rrethoi Santu Lussurgiu dhe më pas u zhvendos në Cuglieri.

Qyteti i vogël u rrethua nga flakët natën e kaluar dhe rreth 200 njerëz u zhvendosën.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri i Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve.

Kurti ka arritur të dielën në mbrëmje në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci me helikopterin e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

LEXO EDHE:  OFL e pandalshme/ Kërkon justifikimin e pasurisë të dy trafikantëve të dënuar në Angli

Ai është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

LEXO EDHE:  Skandali i tokave në bregdet/ Gjyqtarja “shfryu” Operacionin “Forca e Ligjit”

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Plenkoviq ndërkohë ka publikuar në video të shkurtër në rrjetin social Twitter, ku është parë Kurti afër spitalit në Sllavonski Brod për të vizituar të plagosurit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE