Connect with Us

Tre duele të forta, ja sfidat e sotme në “Euro 2020”

Sport

Tre duele të forta, ja sfidat e sotme në “Euro 2020”

Publikuar

-

Sot do të zhvillohen tre sfida të tjera të fazës së grupeve të EURO 2020. Në orën 15:00 në stadiumin “Puskas Arena”, do të luhet takimi i Grupit F, Hungari-Francë. Favorit janë francezët të cilët synojnë suksesin për tu kualifikuar për raundin tjetër.

Në orën 18:00 në stadiumin “Allianz Arena” do të luhet finalja e parakohshme, Portugali-Gjermani. Kombëtarja luzitane vjen pas fitores ndaj Hungarisë dhe kërkon kualifikimin për më tej ndaj një Gjermanie që ende nuk e ka arritur suksesin e parë në këtë kompeticion, por do ta tentojë sot për t’i mbajtur ende gjallë shpresat dhe për të evituar një dështim të madh.

Në orën 21:00 do të zhvillohet në stadiumin “Estadio de La Cartuja” të Sevijas, sfida Spanjë-Poloni, e vlefshme për Grupin E. Spanja në ndeshjen e parë barazoi pa gola ndaj Suedisë dhe kërkon triumfin e parë në këtë turne, kjo vlen edhe për kombëtaren polake e cila synon fitoren e parë me një kundërshtar jo të lehtë siç janë iberikët.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË EURO 2020 

HUNGARI-FRANCË | 15:00

PORTUGALI-GJERMANI | 18:00

SPANJË-POLONI | 21:00

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zhvilloi një super Europian, Juventusi rinovon me Kielinin

Publikuar

-

Nga

Xhiorxhio Kielini do të vazhdojë të luajë me Juventusin. Telenovela ka marrë fund sot zyrtarisht, teksa klubi bardhezi ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën e mbrojtësit i cili ishte kapiteni i Italisë në Euro 2020. Kontrata e futbollistit kishte përfunduar në qershor dhe palët nuk ishin ulur në tavolinën e bisedimeve, duke hapur skenarë të ndryshëm e spekulime në media. Por me sa duket gjithçka është shtyrë vetëm për të mos shqetësuar Kielinin gjatë pushimeve, pasi me përfundimin e tyre, mbrojtësi ka hedhur shpejt firmën në kontratë.

Ajo që pakkush priste ishte në fakt kohëzgjatja e kontratës. Për rinovimet e “veteranëve”, Juventusi ka përdorur zakonisht strategjinë e firmës për vetëm një sezon. Por klubi bëri të ditur se Kielini ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 me Juventusin, për dy sezonet e ardhshme. Një mesazh i qartë për ata që dyshuan në vazhdimin e bashkëpunimit, por edhe i vetë mbrojtësit 36-vjeçar i cili me sa duket kërkon që të jetë protagonist edhe në Botërorin 2022 me fanellën e Italisë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barçën, pritet vetëm zyrtarizimi

Publikuar

-

Nga

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

Sport.es raporton se akordi mes 6-herë fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të Barçës Joan Laporta është arritur.

Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme.

Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta godet në merkato, merr një sulmues holandez dhe Pano Qirkon!

Publikuar

-

Nga

Teuta godet sërish në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me sulmuesin holandez Arsenio Valpoort kalimi i të cilit te durrsakët është vetëm çështje ditësh pasi marrëveshja është mbyllur. 28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermis në elitën e futbollit të shtetit ishullor me të cilët u aktivizua në 15 takime duke realizuar dhe 2 gola. Valpoort nga 1 korriku ishte një lojtar i lirë në treg ndërkohë që karrierën e tij e ka nisur te Herenveen me të cilët ka debutuar edhe në Eredivisie ndërkohë që në Holandë ka spikatur më shumë me skuadrat e RKC Waalwijk dhe Almere City në Eerste Divisie.

Në karrierën e tij Valpoort ka shëtitur shumë teksa është aktivizuar edhe me Ferencvaros në Hungari, Beitar Jerusalem në Izrael, Busan IPark në Korenë e Jugut dhe Roeselare në Belgjikë. Te Teuta Valpoort do të zëvendësojë Taulant Seferin i cili pas ndeshjeve të Europës do të rikthehet te Tirana por edhe Blerim Krasniqin që ka gjetur pak hapësira dhe me shumë gjasa do të transferohet te Gjilani në Superligën e Kosovës. Ndërkohë drejtuesit e klubit bregdetar kanë arritur akordin me Bylisin edhe për afrimin e Pano Qirkos. Gardiani i cili spikati me ballshiotët sezonin e shkuar do të transferohet te Teuta për një vlerë financiare që nuk bëhet e ditur ndërkohë që ballshiotët do të ruajnë edhe një përqindje të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen. Te djemtë e detit Pano Qirko do të marrë vendin e Stivi Frashërit i cili pas ndeshjeve të Europës do të transferohet te Ballkani në Kosovë.

LEXO TE PLOTE