LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK “bastis” zyrën e prokurorit/ Si ra në “grackë” Sali Hasa

19 Qershor 2021, 09:35, Aktualitet CNA
SPAK “bastis” zyrën e prokurorit/ Si ra në

Të tjera detaje vijonë të dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Sipas report tv, SPAK ka nisur hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.

Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se motra e një të arrestuarit kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit.

Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.

Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani.

Ndërkohë, mësohet se pas arrestimit të prokurorit të Sarandës Sali Hasa, me urdhër të SPAK është kryer edhet kontrolli i zyrës së prokurorit. SPAK ka sekuestruar kompjuterin e prokurorit, ndërkohë që ky i fundit është shoqëruar nga policia drejt Tiranës, ku do të merret në pyetje.

Lajmet e fundit nga