LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët drejt Malit të Zi për fundjavë/ Mbi 1 km radhë makinash në Muriqan

19 Qershor 2021, 12:49, Sociale CNA
Shqiptarët drejt Malit të Zi për fundjavë/ Mbi 1 km

Në pikën kufitare të Muriqanit, ku lejohet kalimi i qytetarëve shqiptarë, nuk mungojnë radhët e gjata të makinave.

Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në këtë pikë kufitare ka një prani të shtuar të automjeteve, të cilët duan të dalin nga territori shqiptar. Kjo radhë automjetesh i kalon 1 km.

Nga ana e policëve doganorë po punohet me dy sportele dhe një të tretë që shërben vetëm për autobusët.

Ndërsa, në pikën tjetër kufitare me Malin e Zi, atë të Hanit të Hotit, situata është më e normalizuar, pasi kjo pikë kufitare përdoret kryesisht për mjetet që kryejnë transportin e mallrave./euronews

Lajmet e fundit nga